Falenderimi i përket vetëm Allahut të Madhëruar. Salavatet (përshëndetjet) dhe urimet më të ngrohta ia përcjellim Pejgamberit tonë, Muhamedit (salall-llahu alejhi ue selem), familjes së tij e shokëve të tij të ndershëm, e kujtdo që ndjek udhën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Dënim kapital për princin saudit
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Një princ saudit, i cili akuzohet për vrasjen e një bashkëkombësi mund të dënohet me vdekje nga autoritetet e Arabisë Saudite.

Edhe pse ai është pjesëtar i familjes mbretërore që udhëheq vendin, rrezikon seriozisht dënimin kapital. Mediat saudite nuk e bëjnë publik emrin e princit, por thonë se vetë familja mbretërore ka kërkuar që ligji të zbatohet, pavarësisht prejardhjes së të akuzuarit.

Mediat saudite thonë se princi regjent, Salman u ka kërkuar gjykatave që të mos hezitojnë për të dhënë dënimin kapital për pjesëtarin e familjes mbretërore, nëse ai shpallet fajtor.

Princi regjent i dërgoi edhe një letër ministrit të Brendshëm për çështjen në fjalë. “Ligjet e Sheriatit (Ligjet Islamike) duhet të aplikohen pa asnjë përjashtim”, shkruhet ne letrën e princit regjent, drejtuar ministrit.

Kërkesa e princit Salman u përshëndet nga familja e viktimës, së cilës i është ofruar edhe një shumë e majme parash si dëmshpërblim.

Megjithatë, familja e viktimës i refuzoi paratë e ofruara. Në një intervistë për një gazetë lokale, princi regjent, Salman shprehu vendosmëri për veprimin e ligjit mbi këdo që kryen krime.

“Nuk ka asnjë ndryshim mes të madhit dhe të voglit, të pasurit apo të varfrit. Kush shkel ligjin duhet të dënohet, dhe askush nuk duhet të ndërhyjë apo ndikojë në vendimet e gjykatave. Drejtësia është traditë e shtetit tonë. Ne jemi të vendosur që të zbatojmë Ligjet e Sheriatit”, tha princi. 

30.12.2013
Dënim kapital për princin saudit
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Një princ saudit, i cili akuzohet për vrasjen e një bashkëkombësi mund të dënohet me vdekje nga autoritetet e Arabisë Saudite.

Edhe pse ai është pjesëtar i familjes mbretërore që udhëheq vendin, rrezikon seriozisht dënimin kapital. Mediat saudite nuk e bëjnë publik emrin e princit, por thonë se vetë familja mbretërore ka kërkuar që ligji të zbatohet, pavarësisht prejardhjes së të akuzuarit.

Mediat saudite thonë se princi regjent, Salman u ka kërkuar gjykatave që të mos hezitojnë për të dhënë dënimin kapital për pjesëtarin e familjes mbretërore, nëse ai shpallet fajtor.

Princi regjent i dërgoi edhe një letër ministrit të Brendshëm për çështjen në fjalë. “Ligjet e Sheriatit (Ligjet Islamike) duhet të aplikohen pa asnjë përjashtim”, shkruhet ne letrën e princit regjent, drejtuar ministrit.

Kërkesa e princit Salman u përshëndet nga familja e viktimës, së cilës i është ofruar edhe një shumë e majme parash si dëmshpërblim.

Megjithatë, familja e viktimës i refuzoi paratë e ofruara. Në një intervistë për një gazetë lokale, princi regjent, Salman shprehu vendosmëri për veprimin e ligjit mbi këdo që kryen krime.

“Nuk ka asnjë ndryshim mes të madhit dhe të voglit, të pasurit apo të varfrit. Kush shkel ligjin duhet të dënohet, dhe askush nuk duhet të ndërhyjë apo ndikojë në vendimet e gjykatave. Drejtësia është traditë e shtetit tonë. Ne jemi të vendosur që të zbatojmë Ligjet e Sheriatit”, tha princi. 

30.12.2013  18:30

 

Mos u përngjasoni atyre (qafirave)!

Nuk i lejohet muslimanëve, qofshin burra apo gra t'u përngjasojnë qafirave në adhurim, festa dhe veshje speciale që kanë të bëjnë apo janë të qafirave.

Dhe, kjo rregullë është madhêshtore nê sheriatin islam.
Për fat të keq shohim se në ditët e sodit shumë prej muslimanëve me iman të dobët , por edhe disa nga ata që pretendojnë që dinë rregulla të islamit dhe thërrasin në to(praktikimin e islamit) kanê rënë në këtë sprovë(urimin e festave të qafirave).

Gjithashtu, shumë prej muslimanë janë ndikuar dhe mashtruar në adetet dhe zakonet e evropianêve kufar si dhe i pasojnë ata qorrazi në festat, veshjet dhe adetet e tyre.
Saqë, shihet qartë se këto gabime janë shkaqe kryesore të dobësimit të muslimanêve kudo qofshin ata( sepse po ndjekin qorrazi me injorancë adetet festat e qafirave).

Nuk do ketë përmisim gjendja e muslimanëve përderisa nuk marrim hapa konkret drejt vetëdijsimit të motrave dhe vëllezërve tanë muslimanë.

Allahu,- xhele veala!,- thotë në Kur'an: " Me të vêrtetë Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç'kanê në vetvete." ( Err Rra'd: 11).

Ah, sikur ta dinin dhe praktikonin këtë fjalë(ajet) të Allahut, gjendja e muslimanëve do ishte mê ndryshe seç është në kohën tonë.

Autor: Shejh Muhamed Nasirudin el Albani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

"Njeri! Nuk je në besimin e vërtetë përderisa ua zbulon të metat të tjerëve, ndërsa vetë nuk je pa to. Andaj së pari largoi të metat tua, e lëri të tjerët dhe të metat e tyre. Por, dije se kurrë nuk do të mund t’i largosh të gjitha të metat tua, andaj është më me rëndësi t’u përkushtohesh dhe të merresh me to. Nëse dëshiron të jeshë i drejtë, atëherë mos i hulumto të metat e të tjerëve, kështu që edhe për All-llahun xhel-leshanuhu do të jeshë i dashur dhe i këndshëm.."

| Hasan el-Basri, Allahu e mëshiroft |

LAJME NGA LUFTIMET NË SIRI:

SIRI: I VRARI NË SIRI ËSHTË SHQIPTARI ABU AMAR
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Në Siri ka humbur jetën një shqiptar, i njohur me emrin Abu Amar. Sipas mediave të huaja bëhet e ditur se nga te dhenat e para eshte banor nga periferia e Tiranes ne lagjen Laprake te Shqipërisë.

Në muajin gusht është raportuar se dhjetëra shqiptarë janë bashkuar me kryengritësit në Siri, duke dhënë jetën kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Thuhet se edhe tre luftetar te tjere mund te jene me origjine nga Kosova.

Ndërkohë, ditën e djeshme pas një sulmi në Alepo të Sirisë kanë humbur jetën 25 persona, ku sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut janë vrarë edhe dy gra dhe katër fëmijë.

Aktivistët sirianë thonë se janë forcat qeveriare ato që kanë sulmuar sërish Alepon duke hedhur “bomba fuçi” me eksplozive TNT në një treg perimesh.

29.12.2013 18:22
LAJME NGA LUFTIMET NË SIRI:

SIRI: I VRARI NË SIRI ËSHTË SHQIPTARI ABU AMAR
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Në Siri ka humbur jetën një shqiptar, i njohur me emrin Abu Amar. Sipas mediave të huaja bëhet e ditur se nga te dhenat e para eshte banor nga periferia e Tiranes ne lagjen Laprake te Shqipërisë.

Në muajin gusht është raportuar se dhjetëra shqiptarë janë bashkuar me kryengritësit në Siri, duke dhënë jetën kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Thuhet se edhe tre luftetar te tjere mund te jene me origjine nga Kosova.

Ndërkohë, ditën e djeshme pas një sulmi në Alepo të Sirisë kanë humbur jetën 25 persona, ku sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut janë vrarë edhe dy gra dhe katër fëmijë.

Aktivistët sirianë thonë se janë forcat qeveriare ato që kanë sulmuar sërish Alepon duke hedhur “bomba fuçi” me eksplozive TNT në një treg perimesh.

29.12.2013  18:22
 

 

''BABA'' OSMANLI U KTHY...

Erdogani i dashur ne popullin e tij, Trondit botën me pritjen qe ja beri Populli i tij, E Alma Lames i urojm Pranim sa me te shpejt te Islamit perndryshe karriera e saj Politike ka falimentuar

Me posht lexo qfar kan than media boterore per kete rast:

PRITJE MADHËSHTORE PËR KRYEMINISTRIN ERDOGAN NË STAMBOLL (ORA 2 E NATËS)

Ja si e përshkruan mediat botërore ngjarjen.

Die Welt (GJERMANI)
Baba u kthy .....

Le Soir (Belgjika)
Populli i vërtet deri nxituan në mesnatë për Kryetarin e tyre...

China Online (Kina)
Kryeministri nuk deshti qe njerezit ta presin, por ata askush nuk mundi t'i ndaloj...

Lemonde (Franca)
Sikurse te kish ardh kryetari i gjith botes e jo i turqis...

Dernieres Nouv.
Nuk mbahet ne mend ne historine e botes ket lloj pritje ne oren 2 te mesnates

d'Alsace(Franca)
Njeri tha 50%, sipas neve 70 miljon ishin...

The Sun (Britania e Madhe)
Eshte e panevojshme me dal ne votime, % 60 te votave i more, ulu dhe udheheq, asnjerit zeri nuk i ndegjohet...

Guardian (Britania e Madhe)
Ose GEZIPARKXHINJTE jane dyftyrsha, ose ky njeri fjaldrejt...

Giornale (Itali)
Istanbuli sonte u trondit, secili u ngrit nga krevati dhe morri rrugen per te prit liderin e madh
Japan Times (Japoni)
Iperatorit per 2 or 200 mi luftetar i erdhen...

Pravda(Rusi)
Oh Zot, duhet të ketë qenë diçka si osmane

Ahram (Egjipt)
Nuk eshte dita e gjykimit, por pritja e ardhjes se Erdoganit...

İnterfax (Rusi)
Babes se madh pritje te madhe...
''BABA'' OSMANLI U KTHY...

Erdogani i dashur ne popullin e tij, Trondit botën me pritjen qe ja beri Populli i tij, E Alma Lames i urojm Pranim sa me te shpejt te Islamit perndryshe karriera e saj Politike ka falimentuar

Me posht lexo qfar kan than media boterore per kete rast:

PRITJE MADHËSHTORE PËR KRYEMINISTRIN ERDOGAN NË STAMBOLL (ORA 2 E NATËS)

Ja si e përshkruan mediat botërore ngjarjen.

Die Welt (GJERMANI)
Baba u kthy .....

Le Soir (Belgjika)
Populli i vërtet deri nxituan në mesnatë për Kryetarin e tyre...

China Online (Kina)
Kryeministri nuk deshti qe njerezit ta presin, por ata askush nuk mundi t'i ndaloj...

Lemonde (Franca)
Sikurse te kish ardh kryetari i gjith botes e jo i turqis...

Dernieres Nouv.
Nuk mbahet ne mend ne historine e botes ket lloj pritje ne oren 2 te mesnates

d'Alsace(Franca)
Njeri tha 50%, sipas neve 70 miljon ishin...

The Sun (Britania e Madhe)
Eshte e panevojshme me dal ne votime, % 60 te votave i more, ulu dhe udheheq, asnjerit zeri nuk i ndegjohet...

Guardian (Britania e Madhe)
Ose GEZIPARKXHINJTE jane dyftyrsha, ose ky njeri fjaldrejt...

Giornale (Itali)
Istanbuli sonte u trondit, secili u ngrit nga krevati dhe morri rrugen per te prit liderin e madh
Japan Times (Japoni)
Iperatorit per 2 or 200 mi luftetar i erdhen...

Pravda(Rusi)
Oh Zot, duhet të ketë qenë diçka si osmane

Ahram (Egjipt)
Nuk eshte dita e gjykimit, por pritja e ardhjes se Erdoganit...

İnterfax (Rusi)
Babes se madh pritje te madhe...
 

 

 Aafia Siddikui. UN JAM E VDEKUR. ISHA E VDEKUR QE NGA HERA PARE QE ME DHUNUAN . ME KAN KONTRULLUAR LAKURIQ

 

altNëna e Aafia Siddikui kishte folur me Aafin në telefon në ramazanin e kaluar, duke thënë: "Unë e gjej situatën në të cilën ju jeni shtypëse dhe të padurueshme."

Aafia u përgjigj, "Unë e shoh të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selam) në ëndrrat e mia çdo natë. Në një çast, ai më tha mua, "tregoj nënës tuaj të mos pikëllohet, se ajo që Allahu e ka të ruajtur për atë në Ahiret, është më e mirë..."

Në një ëndërr tjetër i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) e mori Aafian që ta takoj gruan e tij të bekuar Aishen '(radiallahu anha) dhe tha,"takoje bijën tonë, Aafin."

SubhanAllaah!: (Të jetë vajza e profetit salallahu alejhi ue selem!!!

Sa prej nesh e kanë parë profetin e bekuar një herë në ëndrrat tona, e lëre më çdo natë???

"Pushtetin që ju ia keni dhënë atyre që të më torturojnë, të më dhunojnë dhe çdo herë që tua lejoni atyre që ata të më kontrollojnë mua lakuriq. Unë jam e vdekur. Isha e vdekur që nga hera e parë kur më dhunuan, më kanë kontrolluar lakuriq, çdo herë që ju më paraqitni para gjygjit jam e kontrolluar lakuriq... Më lini rehat ose më ktheni mbrapa në vendin tim në Pakistan." [Aafia Siddiqui]

Si mund të rrish duarkryq dhe të mos bësh asgjë, kur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem merr hapin për ta ngushëlluar atë? Si mund të rrish mbrapa dhe të mos bësh asgjë? /freeaafia.org/

https://www.youtube.com/watch?v=5vvZ-QKHdHU

 

NE MASAKREN E RE ALEPPO U VRAN ME FUQI BOMBE 25 VETE NE TREG

 

altSipas të dhënave të fundit të ofruara për Reuters në një sulm që i vrau 25 vetë, duke përfshirë 4 fëmijë, dhe se sulmi kishte shkatërruar pjesë të spitalit dhe supozohet se numri i të vdekurve do të rritet më tej për shkak të numrit të madh të viktimave.

Në dy javët e fundit forcat e regjimit kriminel të Asadit kryen sulme të vazhdueshme me fuçi- bomba mbi civilët e lagjestë Aleppos dhe rrethinat e tij në të cilat deri më tani janë vrarë më shumë se 1 000 persona, duke përfshirë edhe disa qindra fëmijë.

Observatorët sirian për të drejtat e njeriut thonë se sulmi i së shtunës e goditi tregun e kaltër në lagjen në Tarik el- Bab, duke shtuar se të paktën 25 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

AFP njofton se helikopterët e regjimit sirian hodhën fuqi-bomba në tregun e gjelbër, i cili ndodhet pranë spitalit dhe në mesin e viktimave, ndër të tjera, gjenden 4 fëmijë, një adoleshent dhe një grua.

I ashtuquajturi Komisioni i përgjithshëm i revolucionit sirian, një rrjet i aktivistëve në terren i përshkroi bombardimet si një masakër. "Në sulm u vu në shënjestër pazari i mbushur, ku njerëzit blejnë perime dhe mallra shtëpiake," u tha aty.

Para disa ditësh, Irani Daily Brief shfaqi se garda revolucionare iraniane nëpërmjet llogarive Twitter e ka përshëndetur përdorimin e " bombave -fuqi vdekjeprurëse" nga forcat e Asadit në Aleppo.

"Mënyra më e lehtë për ti dërguar 'tekfircat' në xhehenem janë bombat fuqi vdekjeprurëse", qëndron në mesazhin të cilin garda revolucionare e shfaqi në llogarinë e saj në Twitter..www.youtube.com/watch?v=FNsuf3Zw5c8

Përse i Dërguari i Allahut nuk ishte engjëll?

Shkroj: Hakimul Umme Eshref Ali Tehanevi (Thanevi)

 

 

Përktheu: Emrulla Kamberi

 

Përse i Dërguari i Allahut nuk ishte engjëll?

Shkruan: Shejhu, Edukatori i madh, dijetari i famshëm, Eshref Ali Ettehanevij, i njohur si “I urti i Ummetit”,  i vdekur në vitin 1362 hixhri/ 1943

 

لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَنْ كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًا (٢١)

21. Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun. (El-Ahzab, 21). Ky ajet thekson se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem, është shëmbëlltyrë e mirë, por, ku ishte qëllimi i Allahut të Madhëruar që e dërgoi të Dërguarin e Tij shëmbëlltyrë?

Qëllimi ishte që të ketë persona të formuar në formën e “shëmbëlltyrës”. Kisha lexuar në lidhje me këtë, një tekst të një hoxhe studiues, që thoshte se shembulli i të Dërguarit – Salallahu alejhi ve selem dhe shembulli ynë, është sikurse shembulli i një njeriu që i ka dhënë rrobaqepësit një beze të bëjë një xhybe “Achkan”.(Achkan: veshje indo-pakistaneze). Bashkë me bezen i ka dhënë edhe një xhybe te gatshme për ta pasur model të qepjes, për ta bërë edhe madhësinë të njëjtë. Rrobaqepësi e qepi të tërën njëjtë me modelin që i ishte dhënë, gjatësia e njëjtë, gjerësia po ashtu, pa asnjë mangësi nga modeli i dhënë, vetëm njërën nga dy mëngët e krahëve e bëri më të shkurtër se tjetri për një pëllëmbë. Ç’duhet të bëjë i zoti i rrobës, vallë?! Të pranoj xhyben apo t’ia hedhë duke i mëshuar rrobaqepësit kokës ? Apo të pranoj thënien e rrobaqepësit se “xhybja” në të gjitha detajet është e njëjtë sikurse “xhybja” model, përveç dallimit në njërën nga dy mëngët?     Kurrsesi. Do ta marr vlerën e plotë të bezes.

Dije se ligjet e dispozitat të cilat i ka zbritur i Madhëruari janë të plota e të përsosura, i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, është shëmbëlltyra e tyre praktike. Sikur veprat e një njeriu të jenë sipas shëmbëlltyrës, janë të pranueshme, nëse jo atëherë nuk janë të pranueshme. Nëse namazi yt është i njëjtë si namazi i tij, salallahu alejhi ve selem, është në rregull, nëse jo, atëherë nuk është gjë. Nëse dhikri yt është sikur dhikri i tij, është dhikr, nëse jo, atëherë është një gjë që të çon në mëkat. Duheni të vëreni se p.sh. nëse dikush në vend se t’i bëjë dy sexhde e bënë vetëm një, nuk ka falur namaz; ai duhet ta përsëris namazin. Nëse ndonjëri lexon Kur’an duke qenë xhunub, nuk do të bëjë sevap, por do të bëjë mëkat që do të meritoj dënim për të. Të këtij lloji janë emrat hyjnorë. Nuk i lejohet askujt të emëroj Allahun me ndonjë emër nga vetja e tij. Nëse agjëron, nuk është në rregull agjërimi yt, vetëm nëse përputhet me agjërimin e të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem. Poashtu nuk është në rregull haxhi yt vetëm nëse kryhet në përputhje me haxhillëkun e të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem. Ai i cili nuk vesh hiramin e haxhit, p.sh. nuk është haxhi, pa marrë parasysh se sa veprime tjera të haxhillëkut i kryen. Po ashtu zeqati nuk është në rregull vetëm nëse kryhet sipas mësimeve të tij, salallahu alejhi ve selem, edhe sikur të jap tërë pasurinë e tij në të kundërtën e asaj që urdhëron sheriati, nuk do të ishte dhënësi i zeqatit. Këto shembuj ishin rreth shtyllave të jashtme të Islamit, mat me këto veprat e brendshme, i njëjti rregull vlen për të gjitha çështjet shoqërore e jo shoqërore.

Përse i Dërguari i Allahut nuk ishte engjëll?

Allahu nuk na ka dërguar neve të dërguar engjëll, urtësia në atë është se engjëlli nuk do të ishte shëmbëlltyrë për neve njerëzit. Engjëlli nuk ka ha, nuk pi, nuk martohet nuk jeton jetë shoqërore. Sikur të ishte i dërguar nuk do të bënte tjetër pos të na i lexonte ligjet, e ky mision do të mundej të kryhej duke zbrit Librin e shkruar, me rregullat dhe dispozitat, që do ta lexonim të gjithë ne, e do të punonim me atë që është e shkruar në atë libër; Pra me dërgimin e engjëllit nuk do të arrihej diç më tepër sesa vetëm me zbritjen e Librit pa dërguar pejgamber. Allahu nuk e deshi këtë. Ai e bëri të Dërguarin nga rasa jonë njerëzore, ha nga ajo që ne hamë, pi nga ajo që ne pimë, martohet, mban marrëdhënie shoqërore me njerëzit e kryen veprimet shoqërore e qytetare, i dha Librin i cili përmban ligjet të cilat vetë i Dërguari punoi me to, për të na e lehtësuar neve të punojmë me ato ligje; për këtë, Allahu i Madhëruar tha:

وَمَا أَرْسَلْنَا قَبْلَكَ مِنَ الْمُرْسَلِينَ إِلا إِنَّهُمْ لَيَأْكُلُونَ الطَّعَامَ وَيَمْشُونَ فِي الأسْوَاقِ وَجَعَلْنَا بَعْضَكُمْ لِبَعْضٍ فِتْنَةً أَتَصْبِرُونَ وَكَانَ رَبُّكَ بَصِيرًا (٢٠)

20. Ne para teje dërguam pejgamber të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shëtitur nëpër tregje. Ne bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë. )ِEl Furkan, 20)

Në një vend tjetër thotë:”

وَلَوْ جَعَلْنَاهُ مَلَكًا لَجَعَلْنَاهُ رَجُلا وَلَلَبَسْنَا عَلَيْهِمْ مَا يَلْبِسُونَ (٩)

9. Sikur ta bënim Ne atë (të dërguarin) engjëll, atë do ta bënim (në formë) njeriu e do t'ua përzienim (ngatërronim) atyre atë që i përzien ata vetes së tyre. (El En’am,9)

Përzgjedhja e zotërisë së të Dërguarve

Virtytet e të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem, janë më të shumta se virtytet e engjëjve; por urtësia hyjnore deshi që i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, të jetë nga raca njerëzore, që të jetë shëmbëlltyrë në të gjitha sjelljet njerëzore, a nuk e sheh se ai, salallahu alejhi ve selem, kaloi gjithë atë që e kalon njeriu, kishte bashkëshorte, i martoi fëmijët e tij, përjetoi pikëllime, e i vdiqën disa vajza, kaloi nëpër pozita të ndryshme në jetë, e gjithë kjo për të formuar për ne metodë pune. Por vallë, a shohim se sa përputhet ndonjë veprim prej veprimeve tona me shëmbëlltyrën pejgamberike, nëse hasin në ndonjë rast gëzimi apo pikëllimi, nuk vërejmë se jemi në nivel të njëjtë me atë që është shëmbëlltyrë për ne dhe metodë veprimi. Të rikujtojmë shembullin e rrobaqepësit, të cilin i zoti i bezes ja dha xhyben  fytyrës, sepse ja kish bërë njërën nga mëngët më të shkurtër se tjetra. Ajo ishte vetëm për një pëllëmbë me e shkurtër se tjetra. Sikur të mos kishte qep hiç xhybe, por nga bezja të kish bërë vetëm disa copa të prera e ato copa të ja kish dhënë zotërisë, çdo të kish bërë me të? Çfarë lloji dënimi do të kish marrë, veçanërisht nëse do të kishte mundësi ta dënonte?.

Pasha Allahun e Madhëruar, veprat tona janë njëjtë si shembulli i xhybes, ne i bëjmë copa copë, e i gjuajt te Allahu. Janë shumë larg të jenë të njëjta si modeli i bërë për ne dhe metoda me të cilën jemi të obliguar.

Nuk e tepruam, kur përdorëm fjalët mësipërm. A nuk e sheh se qepja e rrobës njëjtë sipas modelit (xhybes), ishte kusht themelor, kurse ai që i bëri copa copë e ndryshoi tërësisht prej origjinalit që duhej të bëjë, pasi nuk mund të përdoren copëzat për asnjë qëllim, e lere më të përdoren si xhybe, po ashtu njëjtë, flefshmëria e veprave tona varet prej besimit. Nëse dikush vepron ndonjë vepër në mungesë të besimit, do të ishte sikur ai që bënë rrobën copa copë, në vend se të qep xhybe.

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, nuk ishte si të gjithë njerëzit

Gabim fatal është krahasimi që e bëjnë disa njerëz, kur krahasojnë të Dërguarin, salallahu alejhi ve selem, me veten e tyre, aftësitë e tij me aftësitë e tyre, pasi Ai ishte “njeri jo sikur njerëzit, por, ishte si Safiri në mes të gurëve”, pasi Safiri është “gurë” por, dallimi mes gurit të rëndomtë dhe safirit është si dallimi mes qiellit dhe tokës. Sikur dikush ta krahasoj safirin me gurin për shkak se është prej llojit të gurit, do t’i thuhej: mendja jote le të gjuhet me gurë. Për këtë nuk lejohet të krahasojmë të dërguarin me veten tonë, duke menduar se ai ishte nga ne njerëzit. Po a janë të gjithë njerëzit të njëjtë? Prej tyre ka që janë të zi si korb, edhe ky është një qenie njerëzore, por, ka njeri tjetër që është si Jusufi alejhiselam në hijeshi, a janë këta të dy të njëjtë? A lejohet të krahasohet njëri me tjetrin? Jo. Kurrsesi. Sepse dallimi mes tyre është i madh, saqë sikur dikush të mos ketë parë vetëm Jusufin e dytë, pastaj e sheh edhe të ziun, nuk do të bindej se është nga lloji njerëzorë. Ndoshta do të kish menduar se është xhinë apo dreq, sepse njerëz sipas bindjes së tij, janë ata të cilët janë në bukurinë e “Jusufit”. Kështu pra, i Dërguari, salallahu ajehi ve selem, ishte njeri, ai që e ka parë atë, ndoshta nuk na konsideron njerëz fare, ndoshta do të kish menduar se jemi gomarë e qe. Nga këtu lindën tre grupe: një grup nuk e sheh të Dërguarin njeri, atij i përshkruan atribute hyjnore. Grupi tjetër e sheh njeri, si të tjerët. Të dytë janë në gabim të rëndë. Grupi i tretë është i mesëm, e sheh të Dërguarin njeri, por Atë e sheh si më të lartësuar e më të ngritur se të gjithë njerëzit, duke thënë:” Ai ishte njeri jo si njerëzit, por, ishte si Safiri në mes të gurëve”.

Disave të kulturuar me kulturë perëndimore, iu është keqësuar gjendja fetare aq shumë, saqë nuk lejohet  të martohen me vajza myslimane

Është për keqardhje, se disa djem të cilët martohen me vajza myslimane, janë aq liberal, si rezultat i arsimimit modern, saqë nuk ju mbet asnjë lidhje me fenë e besimin. Shqiptojnë fjalë kufri (fjalë që i largojnë nga Islami), pa mos u brengosur. Familjarët e vajzave gëzon pa masë që i kanë martuar vajzat e tyre dhe kanë zbatuar një synet prej syneteve të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem, e që në realitet zbatimi i këtij syneti kushtëzohet me imanin. Allahu më së miri e dinë se sa e sa herë dhëndëri ka dal prej Islamit. A nuk përputhet plotësisht, shembulli i më parë, se rrobaqepësi ka bërë prej bezes së tërë, copëza, pastaj donë të qep nga ato copëza një xhybe. Më parë, ankoheshim se xhybja nuk ishte qepur njëjtë si modeli i saj, ti cilin ja kishim dhënë rrobaqepësit, i cili e kish bërë njërën mëngë më të shkurtër për një pëllëmbë. Kurse këtu, në këtë rast nuk ka mbetur as mëngë e as krah. Përkundër kësaj, mendohet se “xhybja” është gati. Kishte një rast ku një vajzë, besimtare e mirë, ishte martuar me një “të kulturuar me kulturë moderne”, i cili predikonte para masës se i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ishte vërtetë një reformator i madh, për këtë ky modernist edhe e donte shumë. Por, qenësia e Tij i Dërguar nga Allahu është besim fetar! Allahu na ruajt nga këto lajthitje. Këto janë fjalë kufri, me to prishet lidhja martesore. Nëse familjarëve u thuhet kjo, ata në vend që t’i kushtojnë vëmendje të vërtetës, grinden e thonë se ky dijetar e nënçmon familjen tonë dhe e fyen.

Ka ardhur koha kur duhet të kushtohet vëmendje, e të shihet nëse dhëndri është mysliman apo ç’është? Në të kaluarën hulumtohej për të parë se a është dhëndëri i devotshëm apo jo? Tregimi i mësipërm, vërteton thënien se veprat tona nuk janë më vetëm të prishura, por edhe të pavlefshme. Është për t’u çuditur se ne presim nga Allahu shpërblim për ato vepra, duke menduar se janë vepra të mira.

Do të dish kur të ulet pluhuri

A kalë ke nën këmbët e tua apo gomarë

 

EBU HANIFE SELEFITE FIKHU-EL-EKBER DHE E VERTETA

 

EBU HANIFE SELEFITE FIKHU-EL-EKBER DHE E VERTETA

Abdullah bin Hamid Ali

 

Ebu Hanife,ne librin Fikhu-l-Ekber,shprehet mbi atributet e Zotit duke thene:

"Ai ka dore,fytyre dhe un... Keshtu qe ate cfare Ai vete,i Lartesuar qofte,permend ne Kur'an mbi fytyren,doren dhe unin,te tera keto jane atribute te Tij,pa modalitet (apo pershkrim)"

Ketu nuk thuhet qe dora e Tij nenkupton fuqine apo miresine e Tij sepse kjo do te shpinte ne mohimin e cilesive te Allahut,gje te cilen e bejne me qendrime te tilla Kaderinjte dhe Mu'tezilet.(8)

Pra,dora eshte nje nga atributet e Zotit pa modalitet (apo pershkrim). Ne te njejten kohe hidherimi dhe kenaqesia jane dy atribute te Allahut,pa modalitet (apo pershkrim)..."

Eshte e domosdoshme te kuptohet fakti qe,Fikhu-l-Ekber konsiderohet si libri i pare i shkruar mbi Tevhidin ne kohen e Tabi'ineve.Libri i pare i realizuar ne menyre te organizuar e metodike,ne nje periudhe kontroversiteti te theksuar kur Sunitet po perpiqeshin te hidhnin bazat e drejta te Islamit e ky mund te jete shkaku i prezences se ndonje qendimi te diskutueshem.

 

Padyshim qe Selefite,kenaqen pamase kur gjejne qendrime te tilla si ai me siper pasi ne dukje sikur forcon kredibilitetin e argumenteve te tyre mbi ate qe ata vete i quajne quajne "Atribute te  Allahut",si dora,fytyra,syte,kemba,ana,kerciu,uni etj.

Ata lehtesisht mund te pretendojne se akideja e tyre eshte e sakte dhe ne pajtim me ate te Selefit,perderisa Imam Ebu Hanife i cili eshte nje nga Selefet, thote ne Fikhu-el-Ekber qe Allahu ka dore dhe dora e Tij eshte cilesi e Zotit, ngjashem me ate qe vete ata besojne.

Keshtu,ne pamje te pare duket se me kaq diskutimi perfundon dhe Selefite kane provuar tashme se kane fituar ne ate qe pretendojne.

Gjithsesi neve themi se ekzistojne nje numer i madh elementesh qe duhet te merren ne konsiderate para se te pranohen argumentet e tyre.

Se pari,nese pranojme qe libri Fikhu-el-Ekber,eshte veper autentike dhe e vertetuar e Ebu Hanifes dhe se ajo perfaqeson akiden e Selefit,atehere Selefite e sotem duhet te pranojne cdo gje qe permban ky liber. Pra,ata duhet te pranojne qendrimin e Ebu Hanifes mbi te folurit e Allahut kur shprehet:

"Dhe Ai flet por jo si te folurit tone. Ne flasim me mjete dhe shkronja,ndersa Allahu nuk flet me to. Shkronjat jane te krijuara kurse Fjala e Allahut xh.sh eshte e pakrijuar"

Ne kete kontekst,Ebu Hanife thote se Allahu i Lartesuar kur flet, flet pa shkronja.Por Selefite besojne  se Allahu flet me shkronja e tinguj.

Ja,ky eshte nje tjeter rast seleksionimi abuziv apo keqperdorimi i fjaleve te Selefit e cfare u atribohet atyre nga ana e Selefive ne perpjekje per te mbushur mendjen se kredoja qe ata ndjekin eshte ne perputhje me ate te Selefit kur ne fakt nuk eshte keshtu.

Duke i shtuar kesaj faktin qe Selefite jane ata qe besojne se versioni aktual i Kitab-el-Ibaneh en Usul-el Dijaneh,atribuar Imam Ebu Hasan El-Esh'ariut,eshte vertet liber i shkruar nga ky i fundit.

Edhe pse ne ate liber thuhet se Imam Ebu Hanife besonte se Kur'ani ishte i krijuar! Por nese Selefite e pranojne Fikhu-el-Ekber si veper reale e Ebu Hanifes,atehere ata duhet te pranojne fjalet e tij qe bien ndesh me kete qendrim kur ai thote:

"Kur'ani eshte Fjala e Allahut(Lartesuar qofte) i shkruar ne leter,i mbrojtur ne zemra,i recituar ne gjuhe,i reveluar Pejgamberit s.a.v.s dhe familjes se tij.Shqiptimi yne i Kur'anit eshte e krijuar,recitimi jone eshte i krijuar gjithashtu ,ndersa Kur'ani vete eshte i pakrijuar"

Si mund te ishte Imami me i qarte se kaq? Ai shprehimisht thote ne Fikhu-el-Ekber qe:"Kur'ani eshte i pakrijuar".Por Selefite pretendojne se pershkrimi ne el-Ibaneh ku Ebu Hanife thuhet se besonte se Kur'ani eshte i krijuar,ne fakt eshte mendim i vete Esh'ariut e nga ana tjeter Fikhu-l-Ekber e konsiderojne si nje veper autentike te Ebu Hanifes.

Nga ana tjeter Imam Esh'ariu nuk e radhit Ebu Hanifen mes atyre qe besonin se Kur'ani eshte i krijuar as ne veprat e tij te mevonshme e me te mireformuluara si 'Mekalat-el-Islamijine' edhe pse sipas Selefive Kitab-el-Ibaneh ishte libri i tij i fundit.

Si e shpjegojne ata faktin qe Imam Esh'ariu, priti deri ne vepren e tij te fundit,te permendte Ebu Hanifen i cili tashme kishte vdekur para me shume se nje shekulli,madje ta pershkruante ate si ithtar te mendimit se Kur'ani eshte i krijuar nderkohe qe nuk e kishte permendur fare ne ato vepra qe vete Selefite besojne se jane veprat e tij te me hershme?!

A nuk e dinte Esh'ariu se Imam Ebu Hanife ishte autori i Fikhu-el-Ekber?!

Ata nuk mund t'i ndjekin si te verteta qe te dy versionet.

Ose Fikhu-el-Ekber eshte vepra e Ebu Hanifes,gje qe perjashton mendimin se Kitab-l-Ibanehne formen e tij aktuale,eshte veper e Esh'ariut.Ose libri aktual Kitab-el-Ibaneh eshte vepra e Ebu Hasan el-Esh'ariut,qe do te thote se Fikhu-l-Ekber nuk i perket Ebu Hanifes.

E nese Fikhu-l-Ekber eshte veper e Ebu Hanifes,liber te cilin Selefite e perdorin si prove se akideja e tyre nuk dallon nga akideja e ketij dijetari,atehere ata duhet ta pranojne kete liber ne teresi,pa bere perjashtime.

Tani,persa i perket qendrimit ne Fikhu-l-Ekber se fytyra,dora apo uni e te tjera jane cilesi te Zotit,ne duhet te marrim ne konsiderate vecanerisht dy gjera:

1 - Imam Tahaviu,nuk e permend as duart,fytyren apo unin ne akiden e tij dhe libri i tij eshte pranuar si nje nga prezantuesit e akides se Imam Ebu hanifes dhe dy shokeve te tij,Ebu Jusufit dhe Muhamed Shejbaniut.

2 – Se dyti,si ne cdo liber tjeter edhe ne Fikhu-l-Ekber,cdo koment duhet ta marrim sipas kontekstit.

Sipas Fikhu-l-Ekber,kemi dy ndarje kryesore te cilesive te Allahut,te njohura si

- 'Atribute  te Qenies' - dhatije

- 'Atribute  te Veprimit' - thubutije

Atributet e Qenies (apo thene ndryshe cilesite thelbesore sh.p) jane veti esenciale thelbesore te qenies se Allahut.

Ndersa atributet e veprimit, jane ato cilesi qe kane te bejne me c'ndodh jashte qenies se Tij e perderisa Ai vete eshte pergjegjes per te tilla veprime,atehere ato i perkasin Atij dhe quhen 'Atribute te Veprimit ose Vepruese'

Imam Ebu Hanife shpjegon ne librin e tij duke thene:

"Ai nuk i perngjan asnje krijese te Tij e asgje e krijuar nuk i perngjan Atij. Ai ka ekzistuar dhe do ekzistoje gjithmone me emrat dhe cilesite e Tij(hyjnore),te  qenies dhe te veprimit.

Atributet e qenies jane: jeta,fuqia,dija,te folurit,degjimi,shikimi,dhe vullneti.

Ndersa atributet e verpimit jane : Krijimi,furnizimi,frytdhenia,burimi si dhe atribute te tjera te veprimit.”

Pra atributet e qenies hyjnore te Allahut jane shtate:

1. Jeta

2. Fuqia

3. Dija

4. Te folurit

5. Degjimi

6. Shikimi

7. Vullneti

Ndersa atributet e veprimit jane:

· Krijimi,

· Furnizimi,

· Frytdhenia,

· Burimi,

· Prodhimtaria,

· Dhe atribute te tjera te veprimit.

Me pas Ebu Hanife vazhdon:

"Ai gjithmone ka ekzistuar dhe do eksistoje me emrat e atributet e Tij. Ai nuk ka pervetesuar ndonje emer apo atribut te ri."

Sipas Ebu Hanifes,Allahu ka shtate cilesi te konfirmuara te qenies apo veti thelbesore (2)ndersa nuk percakton ndonje kufi mbi numrin e cilesive te veprimit perderisa mundesite mbi ate cfare mund te veproje Allahu jane te pafundme.

Edhe pse atributet thelbesore te qenies se Zotit jane cekur si shtate,kjo nuk do te thote se keto jane te vetmet cilesi qe ka Allahu.Por mund te thuhet se ky eshte numri i tipareveteAllahut te konkluduara nga revelata hyjnore dhe arsyeja njerezore. Kurse tek Maturidinjte kemi nje numer te percaktuar te vetive te qenies.Sipas tyre atributet thelbesore te qenies e Zotit jane tete.

Tek Esh'arinjte atributet e qenies ndahen me ne detaje. Disa numerojne trembedhjete e disa te tjere permendin njezet atribute te tilla.

Se fundmi,shumica e cilesive dallojne vetem ne semantike. Ndryshimi real konsiston ne lidhje me ato qe Esh'arinjte i quajne 'Atribute Abstrakte' qe korespondojne me  ato shtate atribute te cilat Ebu Hanife i permend ne Fikhu-el-Ekber,ndersa Maturidinjte i kane shtuar te teten qe quhet 'Tekvin-gjithcka shpike,permban e zhduke'

Vini re,Ebu Hanife nuk e sjell ne fjale as doren as fytyren apo unin tek rendit atributet e qenies.Ne menyre qe lexuesi ta kete me te qarte,ja ku eshte teksti qe i paraprin permendjes se dores,fytyres e unit:

"Ai nuk i perngjan asgjeje nga krijesat e Tij dhe asnje krijese nuk i perngjan Atij.Ai gjithmone ka eksistuar dhe do te ekzistoje gjithnje me emrat e atributet e qenies se Tij (hyjnore) dhe ato te veprimit.

Thame qe atributet thelbesore apo esenciale te qenies jane:jeta,fuqia,dija,te folurit,degjimi,shikimi dhe vullneti.

Ndersa vetite e veprimit jane: krijimi,furnizimi,permbatja.shpikja,ndertimi e atribute te tjera te kesaj natyre.

Ka ekzistuar dhe do ekzistoje me emrat dhe atributet e Tij.Ai nuk ka marre ndonje emer ose atribut te ri."

 

Pra, nese nuk ka marre ndonje atribut te ri pervec atyre qe permendem atehere fytyra,dora dhe uni nuk hyjne ne cilesite e Zotit

Pastaj ai vazhdon:

"Ai gjithmone ka qene i ditur nga dija e Tij, pra dija ka qene atribut i Tij qe nga perjetesia.

(Ai gjithmone ka qene) i Fuqishem nga fuqia e Tij dhe fuqia ka qene atribut i Tij qe nga perjetesia.

(Ai gjithmone ka qene) Foles me te foluren e Tij dhe e folura e Tij ka qene atribut qe nga perjetesia.

(Ai gjithmone ka qene) Krijues nga vullneti i Tij kreativ (6),pra,vullneti i Tij krijues ka qene atribut i Tij qe nga perjetesia.

(Ai gjithmone ka qene) Beres nga vete vullneti i Tij per veprim(7) dhe vullneti per veprim ka qene atribut i Tij qe nga perjetesia. Beresi eshte Allahu,lartesuar qofte!.Vullneti per te vepruar ka qene qe nga perjetesia nje atribut i qenies se Tij hyjnore. Entiteti rezultativ i vullnetit te Tij per te vepruar eshte i krijuar. Kurse vullneti i Allahut xh.sh per te vepruar eshte i pakrijuar. Atributet e Tij jane te pashpikura e te pakrijuara qe ne perjetesi.Prandaj,kushdo qe thote se ato atribute jane te krijuara ose te shpikura,hesht apo bart dyshime mbi to,ai ka mohuar fene e Allahut xh.sh."

Ai gjithashtu thote:

"Allahu xh.sh, ne fakt ka folur edhe para se t'i fliste Musait a.s. Ai ishte Krijues ne perjetesine e Vet edhe pa krijuar dicka.<> (Kur'ani) .Andaj kur Zoti i foli Musait,i foli me te foluren e Tij qe e kishte atribut qe ne perjetesi.Pra,te gjitha cilesite e Tij nuk kane fillim por jane te perjetshme ne dallim nga cilesite e krijesave.

Ai ka dije por jo si dijen tone.Ka fuqi por jo si kjo jona e Ai shikon por jo si shikimi yne.Ai degjon por jo si degjimi jone.Flet por jo me te foluren qe flasin njerezit.

Ne flasim me elemente dhe shkronja,ndersa Allahu xh.sh flet pa to.Shkronjat jane te krijuara ndersa te folurit e Allahut xh.sh eshte i pakrijuar.

Ai eshte nje qenie si askush tjeter e thuhet 'qenie' per te konfirmuar ekzistencen e Tij.Ai nuk ndahet ne pjese,eshte Nje e  i Vetem dhe nuk shte i rastesishem.

Ai nuk ka konstrukt. Nuk ka kundershti.Nuk ka rival dhe nuk ka te barabarte me Te.

E se fundmi thote:

Ai ka dore,fytyre dhe un... Pra,ajo cfare Ai xh.sh ia pershkruan vetes se Tij ne Kur'an qofte dore,fytyre apo un jane atribute te Zotit pa perngjasim (ose pershkrim).

Nuk eshte thene  qe dora e Tij nenkupton forcen apo bekimin e Tij,perderisa kjo do te shpinte ne mohimin e cilesive,gje te cilen e bejne me qendrime te tilla Kaderinjte dhe Mu'tezilet.(8)

Pra,dora e Tij eshte nje nga atributet pa modalitet (apo pershkrim). Ne te njejten kohe hidherimi dhe kenaqesia jane dy cilesi te Allahut pa modalitet (apo pershkrim)..."

Pra,cfare kuptojme neve nga e gjithe kjo? Si mund te pajtojme theniet e meposhtme te Ebu Hanifes pasi permendem shtate atributet e qenies se Allahut ku diku thote:

"Ai gjithmone ka ekzistuar dhe do ekzistoje gjithnje me emrat dhe atributet e Tij.Ai nuk ka marr ndonje emer apo atribut te ri"

Dhe ne nje tjeter thenie potencon:

"Ai ka dore,fytyre e un. Ate cfare Ai xh.sh ia ka pershkruar Vetes se Tij ne Kur'an qofte dore,fytyre apo uni jane te gjitha atribute te Zotit pa perngjasim (apo pershkrim).

Une besoj se menyra me e mire per te pajtuar keto dy thenie eshte te themi se 'dora,fytyra e uni' ose i referohen nje prej atributeve te verteta te qenies se Allahut,sic ceket ne thenien e pare te Ebu Hanifes,ose i referohen nje prej atributeve te Tij te veprimit.(9)

Askush s'mund ta mohoje,se fjale te tilla qe i vihen perkrah emrit te Allahut ose potencohen ne Kur'an,i atribohen Atij drejtpersedrejti edhe pse duke i emertuar si 'atribute' nuk perkon me definicionin origjinal gjuhesor mbi termin atribut apo veti.

Nese keto i quajme atribute atehere do aplikohej forma metaforike e te shprehurit si kundrejt  te shprehurit te drejtperdrejte.E nese aplikohet kjo forme metaforike,atehere duhet te pranohet se ato qe thirren 'atribute', jane 'cilesi' metaforike.Keshtu,dora,fytyra dhe uni duhet te merren si 'dore,fytyre e un' metaforike,vecori keto qe i referohen nje atributi te vertete te Allahut qe askush s'eshte si Ai. 'Dora' ne kuptimin origjinal linguistik perdoret vetem per qeniet e krijuara.

Abdu-Rrahman ibn Al-Xhevzi duke permendur gabimet e disa mendimtareve Hanbelinj,ne fushen e interpretimit te teksteve mbi versetet e debatueshme te Kur'anit thote:

"Autoret te cilet i kam permendur,kane gabuar ne shtate lemije. Se pari,gabojne kur 'njoftimet' i konsiderojne si atribute kur ato jane thjeshte shtojca/trajta poseduese e jo cdo trajte poseduese eshte atribut apo tipar i Allahut. Edhe pse Allahu xh.sh thote: ((Dhe Une i dhashe atij shpirt nga shpirti Im)) El-Hixhr:29 Ai nuk ka ndonje atribut te njohur si 'shpirt'.Prandaj,ata qe format poseduese apo shtesat (idafe) i quajne 'atribute' jane shkaktare risish,bidatesh."

Linguisti Thaleb ne librin Taxhu-l-Arus thote:

Na'at eshte pershkrim i cili i jepet nje pjese te caktuar te trupit sikurse fjala 'i cale' (araxh) 'Sifa' (atribut) perdoret per mos-specifikim (umum) sikurse eshte termi 'i madherishem' (azim) apo 'bujar' (kerim).Keshtu Allahu xh.sh pershkruhet me cilesi 'sifa' e jo me shtesa-na'at.

Kjo do te thote qe fjala atribut (cilesi) perdoret ne forme metaforike qe te nekuptohet na'at e cila eshte nje tjeter fjale qe tregon tipar apo vecori. Dallimi konsiston se na'at pershkruan vetem nje pjese specifike te trupit si 'i cale' ose 'i verber' e fjala sifa (atribut) eshte me universale ne kuptimin e saj.

Per kete arsye Imam Buhariu perdor termin nu'ut (shumesi i na'at) ne vend te sifat (shumesi i sifa) kur i referohet pershkrimeve mbi hidherimin,te qeshuren,kemben,doren apo fytyren e Allahut, pavaresisht se Ai nuk eshte trup e as nuk ka nje te tille.

Ky do te ishte nje interpretim i pranueshem, perndryshe ne duhet te pranojme qe Ebu Hanife kundershton vetveten ku fillimisht limitizon numrin e atributeve te qenies ne shtate te tilla dhe me vone u shton atyre fytyren,unin apo doren e Allahut.

Nje pyetje tjeter e rendesishme eshte: "Pse Ebu Hanife nuk shton tek ato qe ai i konsideronte  si atribute te Zotit dhe 'kercirin,anen,syte,kemben dhe shpirtin?'

Kjo eshte e rendesishme pasi Allahu ve emrin e Tij apo peremrin pronor pas seciles prej ketyre gjerave ne Kur'an,madje dhe i Derguari s.av.s ben te njejten gje ne Hadith. Por nese une pranoj se Allahu ka fytyre,un e dore thjesht sepse Ai ia shton ketyre gjerave emrin e Tij ose i shoqeron me peremer atehere duhet te pranoj gjithashtu se Ai ka sy,shpirt,kembe,kerci,deve,shtepi,apo cdo gje tjeter pas se ciles eshte vene emri i Tij apo peremri.

Nese Selefite pajtohen me kredon e Ebu Hanifes,ata duhet te pranojne vetem ato atribute qe Ebu Hanife i ka deklaruar si te tille.Kjo do te thote qe Selefite nuk duhet te thone me se Allahu ka kembe,kercinj apo sy.

Por ne e dime qe ata nuk do e bejne kete,sepse Selefite jane shume perzgjedhes mbi cfare duan e nuk duan te pranojne nga Selefet,duke pretenduar gjithnje se akideja e tyre eshte ajo e Selefit.

Nese ata i perdorin fjalet e Ebu hanifes mbi fytyren,doren e unin si prove se ata ndjekin menhexhin dhe arsyetimin e Selefit,atehere le te thone ate qe Selefet kane thene pa u shtuar asgje fjaleve te tyre.

Pra,ne qofte se pajtohemi se keto fjale jane te Ebu Hanifes atehere ose duhet te pranojme interpretimin e pare ose te dytin ose te pranojme qe ai ka qene kontradiktor ne qendrimet e tij.

Po te jete keshtu atehere duhet te pranojme se Ebu Hanife mund te mos kete qene kompetent ne kete ceshtje.

Persa i perket referimit ne versetet e debatueshme dhe haditheve  si 'Versetet e Atributeve' (Ajatu-s-Sifat) apo 'Njoftimet e Atributeve' (Akhbaru-s-Sifat),kjo eshte terminologji specifike, qe dijetaret kane perdorur pa nenkuptuar ne fakt se te tilla atribuime te permendura ne tekste ishin atribute te Allahut. Fjalet e lertpermendura te Imam Ibn El-Xhevziut sqarojne gabimin e ketij lloj emertimi. Kjo,shpresojme qe te zgjidhe cdo konfuzion  mbi kete ceshtje.

 

SHENIME

(8) Me fjale te tjera,te thuash nje gje te tille je njesoj me  mohuesit e kaderit.Psh.Mu'tezilet  thone se sa here qe Allahu i pershkruan doren Vetvetes,nenkupton 'fuqine'
 

 Ne botimin e Dar-l-Kutub-l-‘Ilmijeh te vitit 1998/1418 te Kitab-l-Ibanah, ne faqen 40 thuhet:

“Harun ibn Is'hak el-Hamdani duke permendur rreth Ebu Na’imit  prej Sulaiman ibn ‘Isa El-Karij nga Sufjan Eth-Theuri: “I thashe Hammad ibn Ebu Suleimanit: “Deshmo tek Ebu Hanife idhujtari se une jam i paster nga ai”” Sulejmani thote: “Sufjani vazhdoi: “Sepse ai ka thene se Kur'ani eshte i krijuar.’”

Sufjan bin Vaki thote:"E kam degjuar Umer bin Hamadin,nipin e Ebu Hanifes se babai i tij i kishte treguar se: ,,Ibn Ebu Lejla i kishte kerkuar Ebu Hanifes te terhiqej nga qendrimi i tij se Kur'ani eshte i krijuar, dhe Hamadi(djali i Ebu Hanifes) thote se Ebu Hanife u pendua per ate thenie dhe e shpalli terheqjen nga ky qendrim publikisht. Babai im vazhdon Umeri e ka pyetur te atin(Ebu Hanifen): Si hoqe dore nga qendrimi yt? E Ebu Hanife i pergjigjet: Pasha Allahun,pata frike se mos ndeshkohem,andaj perdora nje shprehje corientuese me marifet per t'i bere rreng atij(hile)"

Harun bin Is'hak thote: "Kam degjuar nga Ismail bin Ebu Hakem qe permend Umer bin Ubejd Tenefusi se Hamadi(bir i Ebu Sufjanit) kishte derguar nje njeri tek Ebu hanife per t'i thene: Realisht,une jam i dlire nga ajo qe ti thua dersa te pendohesh"Ibn Ebu Inabeh ishte me te (Hamadin) dhe i thote: Fqinji juaj me ka treguar se Ebu Hanife i kishte kerkuar te hiqte dore nga mendimi i tij,pasi atij vete i ishte kerkuar ta bente nje gje te tille."

 

Thuhet se Ebu Jusufi tregon: "Kam debatuar me Ebu Hanifen pergjate dy muajve derisa e terhoqi qendrimin e tij mbi krijimin e Kur'anit"

Esh'ariu,Ebu Hasani (ia atribon atij) Kitabu-l-Ibaneh en Usulu-d-Dijaneh: 1998/1418 Dar-l-Kutub el-Ilmije,shenime anesore nga Abdullah Mahmud Muhamed Umeri.

Ne te njejeten faqe,komenttori Abdullah Mahmud Muhamed Umeri shkruan:

“Tahavu potencon ne librin e tij, El-Akide-t-Tahavije, cfare bie ndesh me tregimet se Ebu Hanif thoshte se Kur'ani eshte i krijuar. Gjithsesi Tahaviu eshte me i besueshem ne transmetim dhe me i informuar mbi kredon e shokeve te tij (Ebu Hanifes dhe dy shokeve te tij) sesa Esh'ariu. Imam Tahaviu,Hanefite thone: “Ku’rani eshte Fjala e Allahut,eshte e folura e Allahut,pa qene e mundur te thueht se si eshte realizuar kjo.Ia ka reveluar te Derguarit te Tij.Besimtaret e pranojne vertetesine absolute te ketij libri qiellor. Besimtaret jane te sigurt se Kur'ani eshte Fjala e Allahut.Nuk eshte i krijuar sic jane te krijuara fjalet e qenieve njerezore.

Ketu,komentatori,pavaresisht se ne dukje pranon se libri i atribohet Imam Esh'ariut thote se ky pretendim nuk mund te merret ne konsiderate pasi bie ndesh me theniet e atyre qe e njihnin me mire besimin e Ebu Hanifes dhe qe e kane bartur kete besim per Umetin.

Duke i shtuar kesaj dhe faktin tjeter se Esh'ariu,ne Mekalat-l-Islamijine nuk ve Ebu Hanifen ne listen e atyre qe besonin se Kur'ani eshte je liber i krijuar,pavaresisht tregimeve nga El-Ibaniu i cili te jep pershtypjen se Ebu Hanife nuk ka hequr dore asnjehere nga qendrimi i tij i meparshem se Kur'ani shte i krijuar.

(2) Keto shtate atribute jane renditur nga Esh'arinjte si "Atribute Abstrakte (Sifatu-l-maani)

3 Ne vend te shtate atributeve te lartpermendura,Esh'arinjte rendisin vetem gjashte:

1. Ekzistenca

2. Perjetesia pa fillim

3. Pafundesine pa mbarim

4. Pavaresia absolute

5. Pangjashmeria

6. Njeshmeria

 

Ekzistenca,hyn tek atributet e qenies (sifat-n-nefsije) sepse pa nje veti te tille nuk do te pershkruhej dot nga dikush tjeter.

Ndersa pese atributet e tjera njihen si 'Atribute Mohuese' (Sifatu-s-selbije) sepse duke i radhitur keto cilesi njeriu mohon cdo kundershti ndaj qenies se Allahut.

4. Esh'arinjte perfshijne dhe shtate atribute te tjera te quajtura Atribute kuptimore (sifatu-l-manevije) te cilat jane si vijon:

1. Allahu eshte i Plotfuqishem

2. Allahu eshte i Gjithevullnetshem

3. Allahu eshte i Gjithedijshem

4. Allahu jeton

5. Allahu eshte Gjitheshikues

6. Allahu eshte Gjitheshikues

7. Allahu flet me te foluren e Tij hyjnore.

 

Quhen 'Atribute Kuptimore' (sifatu-l-manevije) sepse secili prej ketyre epiteteve nenkupton psh.fuqine,vullnetin,dijen,jeten,shikimin,degjimin,te foluren.

 

Ebu Hanife sjell vetem shtate atribute por asesi nuk mund te thuhet se ai mohon se ka dhe trembedhjete tipare te tjera te Zotit sikurse thone Esh'arinjte.Pasi 'atributi thelbesor i 'ekzistences' dhe pese atributet e tjera mohuese jane karakteristika te shtate cilesive te permendura edhe pse vetem nenkuptohen.

5 Arsyeja pse Ebu Hanife nuk permend pese 'Atributet Mohuese' (p.sh perjetesine pa fillim,pafundesine pa mbarim,pavaresine absolute,pangjashmerine me krijesat dhe njeshmerine) sepse 'Atributi Thelbesor' (Ekzistenca) dhe shtate atributet e tjera kuptimore te lartpermendura ne fakt jane tipare te cilesive kryesore te Allahut (veti te cilesive apo atributeve kryesore)te cilat jane shtate 'Atribute te Qenies' ose sic i quajne Esh'arinjte 'Atribute Abstrakte'

6 Vullneti per te krijuar eshte ai qe Maturidinjte i referohen si  ‘takhlik.’

7 Vullneti per te vepruar eshte perkthim i fjales arabe 'fi'l' qe me se sumti perkthehet si veprim. Prandaj,ne perkthimin tim e gjeni ne kete kuptim perderisa i pershatatet me mire besimit te Maturidinjve te cilet mese shumti kredon e tyre e mbeshtesin ne doktrinen e Imam Ebu Hanifes. Ta perkthesh kete fjale (fi'l) ne 'veprim' ose 'veproj' nenkuptohet qe krijimi-nje nga veprimet e Allahut- eshte i perjetshem pa fillim perderisa autori shprehet se (fi'l) 'veprimi' eshte i pakrijuar.

8 Me fjale te tjera te pranosh nje gje te tille do te thote te radhitesh me mohuesit e kada e kaderit si Mu'tezilet te cilet sa here i pershkruajne Allahut dore nenkuptojne 'fuqine'

9 Imam Sheukani,ne librin e tij Irashad-l-Fuhul kur diskuton mbi raportet dalluese qe lidhin te shprehurit e drejtperdrejte me ate figurativ thote se nje nga keto raporte eshte "ti jepet dickaje emri i nje prej formave apo manifestimeve te saj,sic eshte te nenkuptosh me fjalen 'dore' fuqine..." (Irshad-l-Fuhul 1/119) E thene ndryshe,dora eshte trajte ose manifestim i fuqise. Ne kete kontekst,kur dikush thote 'dora' eshte nje nga atributet e Allahut,ai me kete nenkupton fuqine e Tij edhe pse shprehja eshte ndryshe.Allahu e di me se miri.

 

4 Arsye perse duhet te martohet muslimani.Shejh Uthejmin.

Para se ta shqyrtojme këtë çështje në hollësi, është e domosdoshme që ta kemi më se të qartë se të gjitha dispozitat e legjistlaturës islame përmbajnë urtësi në vetvete dhe që të gjitha këto dispozita janë me vend dhe se asgjë nuk është përcaktuar më kot apo gabimisht.

E si mund të ndodhë ndryshe, pasi që dihet se ato janë përcaktim i të Urtit, të Mirënjohurit?! Mirëpo, a thua vallë se këto urtësi janë të perceptueshme për të gjitha krijesat?

Njeriu është i kufizuar në dijen, mendjen dhe perceptimin e tij. Është e pamundur për të që të jetë në gjendje t’i kuptojë dhe t’i dijë të gjitha gjërat. Allahu i Madhëruar thotë: “Juve nuk ju është dhënë prej dijes, veçse pak.” [El Isra 85].

Pra, është detyrë për ne që të jemi të kënaqur me dispozitat e sheriatit, pa marrë parasysh faktin nëse e dimë apo jo urtësinë e tyre. Nëse ne nuk e kemi të qartë urtësinë e ndonjërës prej këtyre dispozitave, kjo kurrësesi nuk do të thotë se në të nuk ka urtësi, por e vërteta është se mangësia qëndron në mendjet dhe të kuptuarit tonë në lidhje me perceptimin e asaj urtësie. Prej urtësive të ligjshmërisë së martesës përmendim:

1. Ruajtja e moralit dhe nderit të dy bashkëshortëve.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “O ju të rinj, kush prej jush është në gjendje të martohet le të martohet, sepse martesa ndihmon për shmangien e shikimit (prej harameve) dhe bëhet shkak për ruajtjen e nderit. Ndërsa ai i cili nuk është në gjendje të martohet le të agjerojë, sepse agjërimi e dobëson epshin e tij.”E transmeton Buhariu, kapitulli i martesës, tema: “Ndërsa ai i cili nuk është në gjendje të martohet le të agjeroi” me nr. 5066 dhe Muslimi, kapitulli i martesës, tema: “Kush prej jush është në gjendje të martohet le të martohet” me nr. 1400

2. Ruajtja e shoqërisë prej të këqijave dhe imoralitetit.

Sikur të mos ishte martesa do përhapeshin mes njerëzve ndyrësitë dhe shthurjet.

3. Martesa mundëson të kënaqurit e ndërsjelltë midis dy bashkëshortëve.

Ajo përcakton qartë të drejtat dhe detyrimet e tyre karshi njëri-tjetrit. Është detyrë e burrit që të përkujdeset për bashkëshorten e vet duke shpenzuar prej pasurisë së tij, sipas mundësisë që ka, në plotësimin e nevojave të domosdoshme të saj, siç janë: banesa, ushqimi, veshja etj.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Është e drejtë e tyre (grave) ndaj jush që t’i ushqeni dhe vishni, sipas mundësisë që keni.E ka transmetuar Ahmedi [vell. 5, faq. 73], Ebu daudi, kapitulli El Menesik- Dispozitat e Haxhit, tema: Forma e Haxhit të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!, me nr [1905] dhe Ibën Maxhe, kapitulli El Menesik- Dispozitat e Haxhit, tema: Haxhi i Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!, me nr [3074]

Po ashtu edhe gruaja i vjen burrit në ndihmë duke kryer detyrimet që ka karshi tij, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e shtëpisë dhe kujdesin ndaj familjes.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “… kurse gruaja është bareshë (përgjegjëse) në shtëpinë e bashkëshortit të saj dhe mban përgjegjësi për atë që ka në ngarkim.”E ka transmetuar Buhariu, kapitulli i martesës, tema: “Ruajeni vetveten dhe familjet tuaj prej një zjarri…”, me nr. 5188 dhe Muslimi, kapitulli El Imaratu(Pushteti), tema: “Vlerat e prijësit të drejtë” me nr. 1829

4. Martesa është shkak për lidhjen dhe afrimitetin e njerëzve.

Sa e sa familje të cilat as që njiheshin me njëra-tjetrën, bashkohen për shkak të martesës dhe formojnë lidhje ndërmjet tyre?! Ashtu siç edhe e kemi përmendur më lart, Allahu i Madhëruar e ka vendosur martesën në të njëjtin nivel me lidhjen farefisnore si formues të lidhjeve familjare.

5. Martesa mundëson ekzistencën normale të racës njerëzore.

Pra, është martesa ajo e cila siguron trashëgiminë dhe rigjenerimin e brezave. Allahu i Madhëruar thotë: “O ju njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj i Cili ju krijoi prej një veteje(njeriu) dhe nga ai krijoi palën (shoqen) e tij, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra.” [En Nisa 1].

Po të mos ishte martesa, me siguri që do të ndodhte njëra prej dy gjërave:

a) Zhdukja e njerëzimit.

b) Ekzistenca e disa njerëzve të ardhur në jetë si pasojë e imoralitetit dhe shthurjes. Njerëz të cilëve nuk u dihet origjina dhe që nuk e njohin moralin.

Në mbyllje të kësaj nënteme dëshiroj të bëj të qartë gjykimin e sheriatit në lidhje me të ashtuquajturin kufizim të lindjeve. Kufizimi i lindjeve, pra kufizimi dhe përcaktimi i numrit të fëmijëve bie ndesh me natyrën dhe kërkesat e sheriatit. I Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi besimtarët që të martohen me gratë e dashura, të cilat lindin shumë fëmijë, duke na treguar se ai do lavdërohet me numrin tonë para popujve ose profetëve.

Juristët islamë kanë thënë: “Preferohet për martesë ajo femër për të cilën mendohet se lind shumë. Kjo mund të vihet re nëse ajo ka qenë më parë e martuar dhe njihet për lindje të shpeshta, apo mund të vihet re tek të afërmet e saj si nëna apo motrat, nëse nuk ka qenë e martuar më parë.”

Pastaj, me të drejtë lind pyetja: Cila është arsyeja e cila e bën të nevojshëm kufizimin e lindjeve?!

A është frika se mos po pakësohet rrizku e furnizimi?!

Apo është mendimi se numri i madh i fëmijëve e vështirëson edukimin e tyre?

Nëse është e para, atëherë ky do të ishte një mendimi i keq për Allahun e Madhëruar. I Madhërishmi nuk i ka krijuar krijesat, veçse u ka përcaktuar atyre furnizim. Ai thotë: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ja ketë garantuar furnizimin e saj.” [El Hud 6].

Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. Allahu i furnizon ato edhe juve. Ai është Dëgjuesi i Dijshmi.” [El Ankebut 60].

Ndërsa në lidhje me ata të cilët fëmijët e tyre i vrasin prej frikës së varfërisë thotë: “Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve.” [El Isra 31].

Nëse ekziston mendimi se numri i madh i fëmijëve e vështirëson edukimin e tyre, atëherë themi se ky mendim është i gabuar. Sa e sa fëmijë të pakët në numër i lodhin prindërit e tyre gjatë përpjekjes së tyre për t’i edukuar?! Ndërsa në të kundërt, janë të shumta ato familje me shumë fëmijë të cilat e përsosin edukimin e fëmijëve të tyre. Nuk duhet harruar se vështirësia apo lehtësimi në lidhje me edukimin e fëmijëve është në varësi të suksesit që Allahu i Madhëruar i jep robërve të Tij.

Sa më i devotshëm të jetë njeriu dhe sa më shumë kujdes të tregojë në zbatimin e dispozitave dhe kërkesave të sheriatit, aq më tepër Allahu ia lehtëson çështjet. Allahu thotë: “E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson çështjet.” [Et Talak 4].

Pasi që u bë e qartë se kufizimi i lindjeve bie ndesh me dispozitat e sheriatit, lind pyetja: A është planifikimi familjar, duke e shtyrë shtatzaninë për shkak se gjendja e gruas nuk është e përshtatshme për të, i njëjtë me kufizimin e lindjeve?

Përgjigja është: Jo, nuk është planifikimi familjar në këtë rast aspak i ngjashëm me kufizimin e lindjeve. Ajo që kam për qëllim me planifikimin familjar është që të përdorin bashkëshortët, apo vetëm njëri prej tyre ndonjë mënyrë e cila bëhet pengesë për shtatzaninë në ndonjë periudhë të caktuar kohe (jo përherë).

Pra, ky lloj veprimi është i lejuar nëse bëhet me pëlqimin e të dy bashkëshortëve dhe është e nevojshme, siç është rasti kur gruaja është e dobët e shëndetligë dhe shtatzania do t’ia përkeqësonte edhe më tepër shëndetin. Në këtë rast i lejohet asaj përdorimi i medikamenteve apo tabletave të cilat e pengojnë shtatzaninë, kjo pasi të ketë marrë edhe pëlqimin e burrit.

Pra, përdorimi i këtyre medikamenteve të cilat e pengojnë shtatzaninë për një periudhë kohe, është i lejuar. Është transmetuar se në kohën e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) sahabët ndonjëherë e bënin jashtë mitrës ejakulimin dhe nuk u ndaluan nga ky veprim. Ejakulimi jashtë nga ana e mashkullit është pa dyshim prej shkaqeve që e pengojnë shtatzaninë.

Marrë nga Libri: “Martesa” e Dijetarit të mirënjohur Muhamed ibën Salih el Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

 

Melaiket bej dua per ate qe fal namazin me xhemat ne xhami.

namaz

Ebu Hurejra radijAllahu anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Namazi i njeriut në xhemat është njëzet e disa shkallë më i vlefshëm se namazi i tij në treg apo shtëpinë e tij. Kush merr abdest në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami duke pasur qëllim të vetëm faljen e namazit në xhemat dhe duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami. E kur të hyjë në xhami, ai është në namaz përderisa pret namazin tjetër. Secilin prej jush e bekojnë melaiket. Derisa gjendet në vendin ku ka falur namazin, ata thonë: “O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin!” Melaiket veprojnë kështu derisa njeriu të fillojë t’i mundojë të tjerët ose ta prishë abdestin në xhami. ’ Muttefekun alejhi, Transmetojnë Buhariu (647) dhe Muslimi (649).

Shpjegimi
Nëse njeriu falet në xhami me xhemat, ky namaz do të jetë njëzet e shtatë herë më i vlefshëm sesa namazi i tij në shtëpinë e tij apo në treg sepse namazi me xhemat është kryerje e asaj që ka bërë obligim Allahu. Mendimi më i drejtë i dijetarëve është se namazi me xhemat është farz ajn dhe është obligim për çdo njeri të falet me xhemat në xhami për shkak se ka shumë hadithe që kanë ardhur për këtë dhe fjala e Allahut në Kur’an aludon për këtë: “Kur të jesh ti (Muhamed) bashkë me ta dhe ua fal namazin, një grup prej tyre le të vijëe le tëfalet me ty… ”(En-Nisa: 102) Allahu e ka bërë namazin me xhemat obligim në gjendje lufte, prandaj themi se në gjendje sigurie është edhe më parësore. Pastaj në hadith ka përmendur edhe shkakun: “Nëse njeriu merr abdes në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami duke pasur qëllim të vetëm faljen e namazit në xhemat dhe duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat. ” Pa marrë parasysh a është xhamia afër apo larg, në çdo hap arrihen dy dobi.

Dobia e parë: Allahu me të e ngre një gradë.

Dobia e dytë: Allahu me të i shlyen një mëkat. Kjo është dhunti e madhe. Për aq kohë sa është në xhami, falet sa të dojë, pastaj rri ulur dhe pret namazin, “ai është në namaz përderisa është duke pritur namazin.Kjo është dhunti e madhe. Nëse qëndron ulur për një kohë të gjatë duke pritur namazin, duke mos u falur pasi ke falur tehijetul mesxhidin (përshëndetje për xhami), të llogaritet shpërblimi i namazit.
Këtu kemi edhe një çështje. Melaiket e bekojnë dhe luten për të: “O Allah, fale atë, mëshiroje, pranoja pendimin! Gjithashtu edhe kjo është dhunti e madhe për atë që ka shkuar me këtë qëllim dhe me këto vepra.
Shkaku dhe qëllimi i përmendjes së këtij hadithi është fjala e tij: “.. .pastaj shkon në xhami duke pasur qëllim të vetëm faljen e namazit në xhemat… ”tregon se qëllimi merret parasysh në arritjen e këtij shpërblimi të madh.
Nëse del nga shtëpia dhe nuk ka për qëllim namazin, atij nuk i shkruhet ky shpërblim. Për shembull, del nga shtëpia duke pasur për qëllim të shkojë në dyqanin e tij, por dëgjon ezanin dhe shkon të falet. Ai nuk e ka këtë shpërblim sepse shpërblimi i takon atij që del nga shtëpia e tij duke mos pasur qëllim tjetër përveç faljes së namazit. Mirëpo ka mundësi t’i shkruhet shpërblimi nga dyqani i vet deri në xhami, nëse është me abdest. Allahu është dhurues i sukseseve.

RIJADU SALIHIN
SHEJH UTHEJMIN

 

Cila veper eshte me e dashur per Allahun?

nena
“E pyeta te Derguarin sal-Allahu alejhi ue sel-lem:

-Cila veper eshte me e dashur per Allahun?

Tha: -Namazi ne kohen e tij.

I thashe: -Pastaj cila?

Tha: Pastaj bamiresia ndaj prinderve…”

El Irua 1197
Hadith i sakte.

Trasmetohet nga Abdullah ibn Umeri radijallahu anhuma :

“Kenaqesia Zotit eshte ne kenaqesine e prindit dhe Hidherimi i Zotit eshte ne hidherimin e prindit”

Es-Sahihah 515
Hadith i sakte

 

Si jepte Pejgamberi alejhi selam sadaka vullnetare?

poor_handsPejgamberi alejhi selam jepte lëmoshë prej pronës së vet më shumë se çdo njeri tjetër. Atij nuk i dukej shumë diçka që e jepte për Allahun e Lartësuar, por as pak. Kushdo që i lypte diçka, ai ia jepte, qoftë pak apo shumëAi jepte lëmoshë si dikush që nuk e ka frikë varfërinë. Dhurimi dhe lëmosha ishin dy gjëra që ai i pëlqente shumë. Gëzimi i Pejgamberit alejhi selam kur jepte, ishte më i madh sesa gëzimi i atij që merrte. Pejgamberi alejhi selam ishte njeriu më bujar dhe më mirëbërës. Mirësia që u vinte njerëzve nga dora e Pejgamberit alejhi selam ishte më e shpejtë, më e vazhdueshme dhe më përfshirëse sesa era me shpejtësinë dhe dobinë e saj gjithëpërfshirëse. Kur i dilte përpara ndonjë nevojtar, Pejgamberi alejhi selam i jepte atë që kishte për vete; ndonjëherë i jepte ushqimin e vet e ndonjëherë i jepte rrobën e vet.

Format se si jepte Pejgamberi alejhi selam ishin të larmishme: ndonjëherë jepte në formë ndihme, ndonjëherë në formë sadakaje (lëmoshe), ndonjëherë në formë dhurate, ndonjëherë e blinte diçka dhe më pas i jepte shitësit edhe çmimin, edhe mallin, sikurse bëri me devenë e Xhabirit (r.a.), ndonjëherë merrte diçka hua dhe e shlyente më mirë dhe më shumë sesa kishte marrë.[1] Kur blinte diçka, ai paguante më shumë sesa çmimi i saj. Ai alejhi selam e pranonte dhuratën, dhe e shpërblente dhuruesin me më shumë apo me shumëfishin e asaj që kishte dhuruar.

Kësisoj, Pejgamberi alejhi selam gjente forma dhe mënyra të llojllojshme për të dhënë sadaka e për të bërë mirë me gjithçka të mundshme. Ai bënte mirë me pronën e vet, me gjendjen, karakterin dhe këshillat e tij. Kështu, ai e jepte pasurinë e vet, dhe i urdhëronte e i nxiste njerëzit të jepnin sadaka. Karakteri, gjendja dhe fjala e Pejgamberit alejhi selam i shtynte njerëzit të bënin mirë. Kur kurnaci shikonte jetën, gjendjen dhe karakterin e Pejgamberit alejhi selam, motivohej të jepte lëmoshë dhe të bënte mirë. Kush shoqërohej me Pejgamberin alejhi selam apo shikonte sjelljen e tij, doemos do të bëhej zemërgjerë dhe bujar.

Vetë sjellja e Pejgamberit alejhi selam ishte një shtysë për të bërë mirë e për të dhënë sadaka. Për këtë arsye, Pejgamberi alejhi selam ka qenë krijesa me kraharorin më të hapur, shpirtin më të mirë dhe zemrën më të lumtur, sepse sadakaja dhe mirëbërja kanë një ndikim të çuditshëm në hapjen e kraharorit dhe në qetësinë shpirtërore, por përveç kësaj, Allahu e veçoi atë nga të tjerët duke ia hapur kraharorin me pejgamberinë, me mesazhin hyjnor dhe me të gjitha karakteristikat e pejgamberisë. Allahu e dalloi të Dërguarin e Tij edhe me hapjen fizike që iu bë kraharorit të tij dhe me nxjerrjen e pjesës së shejtanit prej tij.

 


[1] Ebu Hurejra rrëfen se një burrë shkoi te Pejgamberi (s.a.u.s.) për të kërkuar borxhin dhe i foli ashpër. Shokët e Pejgamberit alejhi selam tentuan ta qortonin, ose ta godisnin, por Pejgamberi alejhi selam u tha: “Lëreni, sepse i zoti i borxhit ka të drejtën e kërkesës dhe fuqinë e argumetit!”. Pastaj u tha: “Jepini një deve në moshën e devesë së tij”. Sahabët thanë: “Ajo që mund të gjejmë është më e mirë se mosha e devesë së tij”. Ai u tha: “Jepjani, se më i miri prej jush është më korrekti dhe më bujari në shlyerjen e borxhit.”[1] Ky hadith është përcjellë nga Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.

Shkeputur nga libri “Zad el Mead”.
Autor Ibn Kajim el Xheuzije
Perktheu Ismail Bardhoshi

 

Sunetet e namazit te Sabahut

avluda_namaz_by_blackgerm

-Prej tradites Profetike eshte falja e tyre shpejt pa cenuar rregullsine e tyre.

- Ne rekatin e pare lexohet [Kul ja ejuhel Kafirun] dhe ne te dytin [Kul Hua Allahu ehad].
Ose mund te lexosh ne rekatin e pare ajetin: Kul Amena bilah [Bekare 136] dhe ne rekatin e dyte: Fe lemma Ehase Ijsa [Al Imran 52].

- Ai qe nuk arrin ti fale ne kohe mund ti fale pas lindjes se diellit, kjo eshte me e mira.

Edhe pse lejohet te falen menjehere pas farzit te sabahut. [Ibn Baz].

- Keto sunete jane me te vlefshme se e gjithe dunjaja e cfare ka ne te.

E cfare mund te thuhet per vleren e farzit te sabahut!

Perktheu Fatjon Isufi

 

Tregim i çuditshëm: Gruaja në Naten e par të Marteses

Ky është një tregim i një motre muslimane të cilën e ka sprovuar Allahu, xhele shanuhu,  në ditën e parë të martesës së saj.

      Falënderimi i takon Allahut, Zotit të gjitha botërave, paqja, mëshira dhe shpëtimi i  Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij të fundit (Muhamedin), mbi familjen tij, shokët  e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e fundit.

Si t'ua bësh të tjerëve do të kthehet ty: 

      Ky shtë një tregim i një motre muslimane të cilën e ka sprovuar Allahu, xhele shanuhu,  në ditën e parë të martesës së saj, por për ata që bëjnë durim Allahu ka thënë: "... Për durimtarët ka shpërblim pa masë." (Zumer: 10)  

      Martesa e tyre ishte një martesë e thjeshtë islame. Kur erdhi koha të dy bashkëshortët  hynë në dhomë. Gruaja u ngrit dhe e solli ushqimin pranë burrit të saj dhe ata u bashkuan në sofër pranë ushqimit. Papritmas dikush trokiti në derë, ndërsa burri i hidhëruar tha: kush është që vjen në këtë orë? U ngrit gruaja për ta hapur derën, u ndal pranë derës dhe pyeti: kush është në derë? Një zë pas derës u përgjigj: jam lypës, kërkoj pak ushqim.

 Gruaja u kthye te burri  i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe çfarë donte. Burri u hidhërua edhe më shumë: ky na e trazon qetësinë tonë në natën e parë të dhëndërrisë! Doli te ai dhe e goditi fort duke e larguar atë atë në mënyrë shumë të poshtër. Lypësi u largua nga dera e shtëpisë tij i përulur e uria ia rëndonte shpirtin, trupin dhe nderin e tij.

      Burri pastaj u kthye tek nusja e tij i neveritur nga ky person i cili ia ndërpreu kënaqësinë dhe bisedën me gruan e tij, mirëpo papritmas atë e goditi diç e ngjashme me prekje nga xhinët dhe iu ngushtua toka me gjithë gjerësinë që e ka. Ai doli nga shtëpia duke bërtitur dhe duke e lënë gruan e tij në natën e nusërisë, të cilën e goditi një trishtim kur e pa burrin e saj në atë gjendje, mirëpo kjo ishte dëshira e Allahut të Madhëruar.

      Kjo motër muslimane qëndroi në këtë gjendje pesëmbëdhjetë vite (pa u martuar) duke duruar dhe shpresuar shpërblimin tek Allahu i Madhëruar. Dhe, pas pesëmbëdhjetë  viteve të kësaj ndodhie asaj iu prezentua një musliman për martesë me të cilin pranoi të martohej.

  •  Në natën e parë të martesës së saj, ajo u ul me burrin e saj pranë sofrës së ushqimit që të darkonin por papritmas ata dëgjuan se dikush e trokiti derën. Burri i tha gruas së tij që ta hap derën. U ngrit gruaja për ta hapur derën, u ndal pranë derës dhe pyeti: kush është në derë? Një zë pas derës u përgjigj: jam lypës, kërkoj pak ushqim. Gruaja u kthye te burri  i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe çfarë donte. Burri e ngriti ushqimin me duart e tij dhe i tha: merre këtë dhe ofroja atij le të hajë deri sa të ngopet, e çka të mbetet prej ushqimit e hamë ne.

 


Papritmas burri i saj shpërtheu duke qarë. Ajo e pyeti: pse qan? Ai u përgjigj: a e din se kush ka qenë ai njeri të cilin e ka goditur burri juaj? Kush? – pyeti ajo. Ai u përgjigj duke  qarë: unë jam ai.


I Lartësuar qoftë i Fuqishmi Hakmarrës, i Cili u hakmorr për robin e Tij të varfër e të gjorë i cili erdhi me kokë të përulur për të lypur prej njerëzve, kurse dhembja ia rëndonte zemrën e tij prej urisë, dhe ky njeri ia shtoi dhimbjen edhe më shumë duke e larguar në mënyrë mizore prej derës së tij, kurse zemra ime donte të copëtohej  për shkak të nënçmimit dhe përbuzjes që e kishte goditur, mirëpo Allahu i Madhëruar nuk e don padrejtësinë, dhe e zbriti dënimin e Tij mbi atë që e nënçmoi njeriun dhe i bëri padrejtësi, dhe e shpërbleu robin i cili bëri durim. Kaluan ditë dhe Allahu e furnizoi me të mirat e Tij, dhe e dërgoi dënimin mbi atë njeri i cili bëri padrejtësi, dhe ia mori mendjen e ia humbi pasurinë, e ai u bë një lypës i gjorë.

 Dhe, i Lartësuar qoftë Allahu i Cili e furnizoi robëreshën e ndershme besimtare e cila bëri durim në sprovën e Allahut pesëmbëdhjetë vite dhe ia zëvendësoi burrin e saj me më të mirë.

Ajo e mori ushqimin dhe ia ofroi lypësit por shpejt u kthye duke qarë. Burri i saj e pyeti: ç'ke? pse qan? çka ndodhi? të ofendoi? të injoroi? A të rëndoi diçka? Jo - iu përgjigj ajo kurse lotët i rridhnin nga sytë? E pse qan atëherë? – e pyeti përsëri burri. Ajo u përgjigj: ky njeri pranë derës tënde dhe që han nga ushqimi yt ka qenë burri im para pesëmbëdhjetë viteve. Në natën e parë të martesës, e trokiti derën një njeri dhe kërkoi ushqim por burri im doli dhe e largoi atë nga dera duke e goditur.

Pastaj, u kthye tek unë i neveritur por atij iu ngushtua gjoksi e pastaj më duket se është çmendur apo është sëmurë nga xhinët. Ai doli nga shtëpia dhe nuk dinte se kah shkonte dhe prej atij çasti nuk e kam parë më deri sot. Kurse tani ai kërkon lëmoshë nga njerëzit ...

 

Ajeti i radhes:

"E kur ju thuhet atyre: “Ejani te ajo që zbriti Allahu dhe te (çka thotë) i Dërguari, ata thonë: “Na mjafton ajo që i gjetëm prindërit tanë”; (A mjafton) edhe nëse prindërit e tyre ishin që nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë  
O ju që besuat, ruani veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te Allahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat. 
(Sure El-Maide, 5:104-105)

 

Hadithi i radhes:

Ka thënë i Derguari i Allahut - Muhamedi a.s. - "Allahu thote: Unë jam pranë robit tim ashtu sikur që më mendon: nëse më përmend në vete, do ta permend në veten Time; nëse më përmend në grup, do ta përmend në një grup më të mirë se ata; nëse me afrohet një pëllëmbë, do t'i afrohem një krah; nëse më afrohet një krah, do t'i afrohem një pashë; e nëse më vjen duke ecur, do t'i shkoj duke vrapuar." (Buhari & Muslim)

 

Contacteer ons

To convert to Islam and become a Muslim a person needs to impose the following testimony with conviction and understanding its meaning:

Esh-hedu en La Ilahe il-lAllah we esh-hedu enne Muhamedun Resulullah”




Deklarata e Dëshmisë ( Shehadeti)
Që të konvertohesh në Islam dhe të bëhesh musliman personi duhet që të shqipton dëshminë e mëposhtme me bindje dhe duke e kuptuar domethënien e saj:

Esh-hedu en La Ilahe il-lAllah we esh-hedu enne Muhamedun Resulullah”

Përkthimi i së cilës është:

“Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij.”

Kur dikush e shqipton dëshminë me bindje, atëherë ai/ajo bëhet musliman. Mund të bëhet ose vetëm, por është më mirë që të bëhet me ndonjë këshillues, që të ndihmojë në kuptimin dhe shqiptimin e drejtë.

Pjesa e parë e dëshmisë përbën të vërtetën më të rëndësishme që Allahu i ka shpallur njerëzimit: që nuk ekziston diçka hyjnore ose e drejtë që të adhurohet përveç Allahut të plotfuqishëm. Thotë Zoti në Kur’an:
Foto: To convert to Islam and become a Muslim a person needs to impose the following testimony with conviction and understanding its meaning:

Esh-hedu en La Ilahe il-lAllah we esh-hedu enne Muhamedun Resulullah”




Deklarata e Dëshmisë ( Shehadeti)
Që të konvertohesh në Islam dhe të bëhesh musliman personi duhet që të shqipton dëshminë e mëposhtme me bindje dhe duke e kuptuar domethënien e saj:

Esh-hedu en La Ilahe il-lAllah we esh-hedu enne Muhamedun Resulullah”

Përkthimi i së cilës është:

“Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij.”

Kur dikush e shqipton dëshminë me bindje, atëherë ai/ajo bëhet musliman. Mund të bëhet ose vetëm, por është më mirë që të bëhet me ndonjë këshillues, që të ndihmojë në kuptimin dhe shqiptimin e drejtë.

Pjesa e parë e dëshmisë përbën të vërtetën më të rëndësishme që Allahu i ka shpallur njerëzimit: që nuk ekziston diçka hyjnore ose e drejtë që të adhurohet përveç Allahut të plotfuqishëm. Thotë Zoti në Kur’an:

 

Turqi, nisin procedurat për ekstradimin e Pinar Selek, e akuzuar për terrorizëm
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Qeveria turke ka nisur një procedurë për extradimin e Pinar Selek, një sociologe turke e dënuar në vendin e saj për terrorizëm dhe aktulisht në azil në Francë, njoftuan sot mediat turke.

Por sipas avokatit të tij francez, kjo përpjekje është e destinuar të dështojë duke qenë se vetë Selek ka arritur të marrë azilin politik në Francë.

Kërkesa e autoriteteve turke vjen pas një vendimi, sezonin e kaluar veror, të një gjykate në Stamboll për një mandat arrest të shpërndarë nga Interpoli kundër Pinar Selek, militantja 42 vjeçare e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, njoftonte rrjeti informativ vendas NTV.

30.12.2013 
Turqi, nisin procedurat për ekstradimin e Pinar Selek, e akuzuar për terrorizëm
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Qeveria turke ka nisur një procedurë për extradimin e Pinar Selek, një sociologe turke e dënuar në vendin e saj për terrorizëm dhe aktulisht në azil në Francë, njoftuan sot mediat turke.

Por sipas avokatit të tij francez, kjo përpjekje është e destinuar të dështojë duke qenë se vetë Selek ka arritur të marrë azilin politik në Francë.

Kërkesa e autoriteteve turke vjen pas një vendimi, sezonin e kaluar veror, të një gjykate në Stamboll për një mandat arrest të shpërndarë nga Interpoli kundër Pinar Selek, militantja 42 vjeçare e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, njoftonte rrjeti informativ vendas NTV.

30.12.2013   18:40
 

 

SIRI - TURQIA DËRGON NDIHMA TË REJA
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Nga Çanakalaja është nisur drejt Sirisë një maunë e ngarkuar me ndihma të ndryshme humanitare të grumbulluara nga qytetarë, studentë dhe OJQ të këtij qyteti.

Turqia vazhdon ti zgjasë dorën e ndihmës Sirisë.

Në Çanakkala me qindra qytetarë u takuan në një tubim për të mos heshtur përballë dramës njerëzore në Siri.

Me qindra vetë duke filluar që nga studentët e deri tek organizatat e shoqërisë civile u bashkuan si një grusht i vetëm për Sirinë.

Një maunë TIR e ngarkuar me ndihma u përcoll nën shoqërimin e lutjeve për nevojtarët në Siri.

Mauna me ndihma të ndryshme, si batanije, ushqime, pritet që këtë javë të mbërrijë në Siri. 

30.12.2013 
SIRI - TURQIA DËRGON NDIHMA TË REJA
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Nga Çanakalaja është nisur drejt Sirisë një maunë e ngarkuar me ndihma të ndryshme humanitare të grumbulluara nga qytetarë, studentë dhe OJQ të këtij qyteti.

Turqia vazhdon ti zgjasë dorën e ndihmës Sirisë.

Në Çanakkala me qindra qytetarë u takuan në një tubim për të mos heshtur përballë dramës njerëzore në Siri.

Me qindra vetë duke filluar që nga studentët e deri tek organizatat e shoqërisë civile u bashkuan si një grusht i vetëm për Sirinë.

Një maunë TIR e ngarkuar me ndihma u përcoll nën shoqërimin e lutjeve për nevojtarët në Siri.

Mauna me ndihma të ndryshme, si batanije, ushqime, pritet që këtë javë të mbërrijë në Siri. 

30.12.2013   14:00
 

 

Libani qellon avionet siriane
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Ushtria libaneze ka qëlluar me raketa aeroplanët sirianë, për herë të parë prejse ka nisur lufta civile në Siri, tre vjet më parë.

Mediat libaneze thonë se ushtria ka hedhur së paku tre raketa kundër avionëve sirianë, pasi ata kanë kaluar në territorin e Libanit, për të qëlluar një zonë pranë qytetit libanez Arsal, në kufi me Sirinë.

Arsali strehon rreth 30,000 refugjatë sirianë.

Aeroplanët sirianë kanë goditur disa herë Arsalin në të kaluarën, duke vrarë dhe plagosur njerëz.

Në muajin mars, presidenti i Libanit, Michel Suleiman, ka thënë se sulmet e Sirisë në territoret libaneze janë “shkelje e papranueshme e sovranitetit libanez”.

30.12.2013 
Libani qellon avionet siriane
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Ushtria libaneze ka qëlluar me raketa aeroplanët sirianë, për herë të parë prejse ka nisur lufta civile në Siri, tre vjet më parë.

Mediat libaneze thonë se ushtria ka hedhur së paku tre raketa kundër avionëve sirianë, pasi ata kanë kaluar në territorin e Libanit, për të qëlluar një zonë pranë qytetit libanez Arsal, në kufi me Sirinë.

Arsali strehon rreth 30,000 refugjatë sirianë.

Aeroplanët sirianë kanë goditur disa herë Arsalin në të kaluarën, duke vrarë dhe plagosur njerëz.

Në muajin mars, presidenti i Libanit, Michel Suleiman, ka thënë se sulmet e Sirisë në territoret libaneze janë “shkelje e papranueshme e sovranitetit libanez”.

30.12.2013 15:59
 

 

Libani sulmon Izraelin me raketa
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Jeruzalem - Libani ka lëshuar katër raketa dy nga të cilat shpërthyen në veri të Izraelit, duke i dhënë kundërpërgjigje ushtrisë izraelite. Policia izraelite ka njoftuar se nuk ka viktima apo dëme nga raketat që goditën qytetin Kiryat Shmona.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin, por ushtria izraelite u kundërpërgjigj me zjarr, duke goditur një rajon në jug të Libanit, raporton Associated Press.

“Nuk do të lejojmë që incidente të tilla si këto të mëngjesit të sotëm të kalojnë në heshtje”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes në një deklaratë. “Unë nuk do të rekomandoja të provonit durimin tonë dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur sigurinë e popullit të Izraelit”.

Vendet kufitare kanë ruajtur paqen që prej vitit 2006, kur Izraeli ishte në luftë me guerrilasit e hizbollahut në Liban. Incidenti pason vdekjen e një ushtari izraelit nga një snajper i ushtrisë libaneze më parë gjatë këtij muaji.

30.12.2013 14:30
Libani sulmon Izraelin me raketa
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Jeruzalem - Libani ka lëshuar katër raketa dy nga të cilat shpërthyen në veri të Izraelit, duke i dhënë kundërpërgjigje ushtrisë izraelite. Policia izraelite ka njoftuar se nuk ka viktima apo dëme nga raketat që goditën qytetin Kiryat Shmona.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin, por ushtria izraelite u kundërpërgjigj me zjarr, duke goditur një rajon në jug të Libanit, raporton Associated Press.

“Nuk do të lejojmë që incidente të tilla si këto të mëngjesit të sotëm të kalojnë në heshtje”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes në një deklaratë. “Unë nuk do të rekomandoja të provonit durimin tonë dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur sigurinë e popullit të Izraelit”.

Vendet kufitare kanë ruajtur paqen që prej vitit 2006, kur Izraeli ishte në luftë me guerrilasit e hizbollahut në Liban. Incidenti pason vdekjen e një ushtari izraelit nga një snajper i ushtrisë libaneze më parë gjatë këtij muaji.

30.12.2013 14:30
 

 

Rama: Statusin nuk e morëm se ekstremistët në Europë na konsiderojnë vend mysliman!
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Në një intervistë në Jamais Vu, përballë gazetarit M. Nano, Rama fajësoi për mosmarrjen e statusit në mënyrë të veçantë edhe forcat ekstremiste që po rriten në Europë dhe që në mënyrë të hapur theksojnë se Bashkimi Europian është pjesë vetëm e vendeve kristiane.

Sipas tij, pavarësisht se ky problem nuk u përket forcave kryesore dhe të stabilizuara europiane, përsëri pesha e këtyre partive të vogla ekstremiste kishte ardhur duke u zgjeruar.

“Ka një problematik për myslimanizmin, por lavdi Zotit kjo s’ka të bëjë me forcat e konsoliduara europiane, qoftë të majta apo të djathta, por ka të bëjë me këto forca të reja që janë në ekspansion të brendshëm brenda disa vendeve dhe që haptazi e thonë dhe e nënvizojnë se BE-ja nuk mund të ketë asnjë lidhje me fe tjetër, përveç kristianizmit”, theksoi Rama.

29.12.2013 16:50
Foto: Rama: Statusin nuk e morëm se ekstremistët në Europë na konsiderojnë vend mysliman!
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Në një intervistë në Jamais Vu, përballë gazetarit M. Nano, Rama fajësoi për mosmarrjen e statusit në mënyrë të veçantë edhe forcat ekstremiste që po rriten në Europë dhe që në mënyrë të hapur theksojnë se Bashkimi Europian është pjesë vetëm e vendeve kristiane.

Sipas tij, pavarësisht se ky problem nuk u përket forcave kryesore dhe të stabilizuara europiane, përsëri pesha e këtyre partive të vogla ekstremiste kishte ardhur duke u zgjeruar.

“Ka një problematik për myslimanizmin, por lavdi Zotit kjo s’ka të bëjë me forcat e konsoliduara europiane, qoftë të majta apo të djathta, por ka të bëjë me këto forca të reja që janë në ekspansion të brendshëm brenda disa vendeve dhe që haptazi e thonë dhe e nënvizojnë se BE-ja nuk mund të ketë asnjë lidhje me fe tjetër, përveç kristianizmit”, theksoi Rama.

29.12.2013   16:50

 

Erdogan: Operacioni anti-ryshfet ishte planifikuar qëmoti
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Ankara - Kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan tha të shtunën se operacioni anti-ryshfet që ishte mbajtur i fshehtë për dy vjet, është nisur me një ''planifikim të përcpetuar'' tre muaj përpara zgjedhjeve për kryetarë të komunave për të ndryshuar përceptimin e njerëzve.

Operacioni me bazë në Stamboll që filloi më 17 dhjetor ka çuar në arrestimin e disa burokratëve të profilit të lartë, politikanëve dhe biznismenëve, duke përfshirë edhe dy bijtë e dy ish-ministrave të qeverisë dhe kreun e Halkbank.

Duke folur në krahinën perëndimore të Manisas, Erdogan tha se kohët e fundit ka filluar një sulm i ri kundër qeverisë së tij, demokracisë dhe vullnetit kombëtar.

'' Ata me këtë po përpiqen që qeverisë sime t’i qesin hije të zezë duke e quajtur në media ''skandali më i madh i korrupsionit në histori'' tha ai. '' Armiqtë e Turqisë dhe fuçitë ndërkombëtare janë përfshirë në komplotin e këtij operacioni.''

Erdogan akuzoi gjithashtu edhe partitë e opozitës se qëndrojnë prapa tërë kësaj. Turqia po përballet me një sulm '' shumë dimensional'' dhe ''shumë të njëanshëm'', tha ai, duke shtuar se ''Aleanca e errët si në Turqi ashtu edhe jashtë saj janë duke punuar së bashku për të parandaluar zhvillimin e vendit tonë.''

Ai e përshkroi operacionin anti- ryshfet si ''komplot''.

''Turqia ka paguar borxhin e saj në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe ajo do të jetë në gjendje të kontribuojë me 5 miliardë dollar për FMN, duke u bërë një kreditor,'' tha ai. '' Në qoftë se Turqia është vend i korrupsionit nuk do të ishte në gjendje që të paguajë borxhet e saj'', transmeton Mesazhi.

Rezerva valutore e Turqisë është ngritur në 136 bilion dollar nga 27.5 bilion sa ishte para se qeveria e Erdoganit të vijë në pushtet.

29.12.2013 18:30
Erdogan: Operacioni anti-ryshfet ishte planifikuar qëmoti
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Ankara - Kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan tha të shtunën se operacioni anti-ryshfet që ishte mbajtur i fshehtë për dy vjet, është nisur me një ''planifikim të përcpetuar'' tre muaj përpara zgjedhjeve për kryetarë të komunave për të ndryshuar përceptimin e njerëzve.

Operacioni me bazë në Stamboll që filloi më 17 dhjetor ka çuar në arrestimin  e disa burokratëve të profilit të lartë, politikanëve dhe biznismenëve, duke përfshirë edhe dy bijtë e dy ish-ministrave të qeverisë dhe kreun e Halkbank.

Duke folur në krahinën perëndimore të Manisas, Erdogan tha se kohët e fundit ka filluar një sulm i ri kundër qeverisë së tij, demokracisë dhe vullnetit kombëtar.

'' Ata me këtë po përpiqen që qeverisë sime t’i qesin hije të zezë duke e quajtur në media ''skandali më i madh i korrupsionit në histori'' tha ai. '' Armiqtë e Turqisë dhe fuçitë ndërkombëtare janë përfshirë në komplotin e këtij operacioni.''

Erdogan akuzoi gjithashtu edhe partitë e opozitës se qëndrojnë prapa tërë kësaj. Turqia po përballet me një sulm '' shumë dimensional'' dhe ''shumë të njëanshëm'', tha ai, duke shtuar se ''Aleanca e errët si në Turqi ashtu edhe jashtë saj janë duke punuar së bashku për të parandaluar zhvillimin e  vendit tonë.''

Ai e përshkroi operacionin anti- ryshfet si ''komplot''.

''Turqia ka paguar borxhin e saj në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe ajo do të jetë në gjendje të kontribuojë me 5 miliardë dollar për FMN, duke u bërë një kreditor,'' tha ai. '' Në qoftë se Turqia është vend i korrupsionit nuk do të ishte në gjendje që të paguajë borxhet e saj'', transmeton Mesazhi.

Rezerva valutore e Turqisë është ngritur në 136 bilion dollar nga 27.5 bilion sa ishte para se qeveria e Erdoganit të vijë në pushtet.

29.12.2013 18:30
 

 

Festuan ''Vitin e ri'', iu bashkangjitën myslimanët në këtë festë me arsyetim të ndryshimit të vitit..
Festuan ''Shën Valentinin'', iu bashkangjitën myslimanët në këtë festë duke pretenduar shtimin e dashurisë..
Festuan ''8 Marsin'', iu bashkangjitën myslimanët në këtë festë duke pretenduar respektimin e prindërve.. 

Ndërsa kur dëgjojnë për një sunet të Muhamed Mustafasë sall-Allahu alejhi ue selem, ikin dhe e lënë atë, vetëm pse është sunet dhe jo farz!!!

A nuk është më mirë që të kujdesemi për ngritjen e fesë dhe dinit tonë?!!

Përkthim: S. Fetahi

Fragmente nga jeta e sahabeve.Seid ibnu Amir el Xhumehij


“Seid ibnu Amir El- Xhumehij është njeriu që bleu ahiretin me dynja dhe preferoi Allahun dhe Pejgamberin e Tij mbi këdo tjetër.”
Historianët

I riu Seid ibnu Amir El-Xhumehij ishte njëri prej atyre mijërave që kishin dalur në vendin e quajtur “Ten’im”, jo larg Mekës, me ftesën e parisë kurejshite, që të jenë dëshmitarë të ekzekutimit me vdekje të Hubejd ibnu Adijit, njërit prej sahabëve të Muhammedit alejhi selam., të cilin e kishin zënë tradhtisht kurejshitët.
Fuqia e tij e pafrenueshme rinore i kishte mundësuar të depërtojë në mesin e turmës, derisa arriti te paria e Kurejshit, ku ishte Ebu Sufjan ibnu Harbi, Safvan ibnu Umeje e shumë të tjerë, të cilët shkonin në krye të kolonës.
Kjo i bëri të mundur që ta shohë robin e kurejshitëve të lidhur me pranga, ndërsa turma e grave, fëmijëve dhe e të rinjve e shtynin në drejtim të sheshit të ekzekutimit (trekëmbëshit). Këte e bënin në shenjë hakmarrjeje ndaj Muhammedit alejhi selam për të vrarët e tyre në betejën e Bedrit.
Kur turma e madhe arriti me robin e saj në vendin e caktuar për ekzekutimin e tij, i riu Seid ibnu Amir el-Xhumehij qëndroi me shtatin e tij të hedhur duke e soditur Hubejbin se si e çonin te trekëmbëshi, ku edhe ia zgjidhën prangat. Atëherë u dëgjua zëri i tij i fuqishëm dhe i qetë në mesin e ulurimave të grave dhe të fëmijëve duke thënë:

“Nëse dëshironi, më lejoni t’i fal dy rekate para se të më ekzekutoni!”
Pastaj e pa Hubejbin se si u kthye kah Qabeja dhe i fali dy rekate. Oh, sa bukur i fali dhe sa mirë i kompletoi!
Pastaj e pa se si iu kthye parisë së popullit duke u thënë:
“Betohem në Allahun,se sikur të mos kishit menduar se po e zgjas namazin nga frika prej vdekjes, do të isha falur më gjatë!”
Më vonë e pa me dy sytë e vet se si populli e masakronte Hubejbin për së gjalli, duke ia prerë një nga një gjymtyrët e trupit e duke e pyetur:
- A dëshiron që Muhammedi të jetë në vendin tënd e ti të shpëtosh?!
Derisa gjaku shkonte si rrëke prej trupit të tij, Hubejbi përgjigjej:
- Betohem në Allahun se nuk do të dëshiroja të jem i qetë me gruan dhe fëmijët e mi, nëse Muhammedi alejhi selam theret, qoftë edhe nga një therrë.
Kur i dëgjuan këto përgjigje prej tij, të pranishmit i ngritën duart e tyre dhe brohoritën me zë të lartë: Mbyteni, mbyteni!!!
Pastaj Seid ibnu Amiri e pa Hubejbin se si e qonte shikimin e tij nga qielli, e ai ishte mbi dërrasën e ekzekutimit, dhe lutej duke thënë:
- O Zoti im, mbyti ata, që të gjithë, dhe mos e përjashto asnjë! Pastaj dha shpirt e në trupin e tij nuk mund të numëroheshin të rënat e shpatave dhe të goditurat e shtizave.

Kurejshitët u kthyen në Mekke dhe në rrëmujën e ndodhive të reja harruan trupin e Hubejbit dhe vrasjen e tij.

Mirëpo, djaloshi i ri, Seid ibnu Amir el-Xhumehij, asnjëherë nuk e hoqi nga mendja Hubejbin.
Hija e tij i paraqitej në ëndërr kur ai flinte, e kur ishte zgjuar ai e shihte hijen e tij.Gjithnjë e kishte parasysh pamjen e tij duke i falur ato dy rekate, të cilat i fali në qetësi, ndonëse ishte para dërrasës së varjes dhe gjithnjë i dukej se po e dëgjon zërin e tij kur ai lutej kundër kurejshitëve dhe kishte frikë se mos do ta godasë rrufeja apo diçka tjetër nga qielli.
Rasti i Hubejbit i mësoi Seidin atë që më parë nuk e dinte. Mësoi se jeta e vërtetë është besim dhe luftë dhe se për besimin dhe bindjen tënde vlen të luftosh deri në vdekje.
Mësoi, po ashtu, se besimi i fortë bën çudira dhe mrekullira.
Seidi mësoi se njeriu të cilin aq shumë e donin sahabet e tij patjetër duhet të jetë Pejgamber i përkrahur nga Zoti.
Kur i pa dhe i kuptoi të gjitha këto, Allahu, ia hapi zemrën për Islam.Në një rast, ndërsa ndodhej në një tubim të madh, ai u ngrit dhe e shpalli distancimin e tij nga mëkatet e kurejshitëve, duke i braktisur idhujt dhe bestytnitë e injorancës së tyre dhe e shpalli haptazi se ai e pranoi fenë islame.

Më vonë, Seid ibnu Amiri emigroi në Medinë,e shoqëroi Pejgamberin alejhi selam dhe ishte pjesëmarrës në betejën e Hajberit dhe në betejat e mëvonshme.
Pasi Muhammedi alejhi selam ndërroi jetë dhe kaloi në jetën e amshueshme duke qenë i kënaqur ndaj tij, Seidi edhe pas vdekjes së tij mbeti shpatë e mprehtë në kohën e Ebu Bekrit dhe Omerit r.a. Ai ishte shembull i rrallë i besimtarit,i cili e kishte blerë ahiretin me dynja dhe e kishte preferuar kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut xh. sh. mbi epshet e shpirtit dhe kënaqësitë e trupit.

Të dy halifet e Pejgamberit a.s. e njihnin mirë Seid ibnu Amirin, besnikërinë dhe devotshmërinë e tij, e prandaj edhe i dëgjonin këshillat e tij.
Në ditët e para të sundimit të Omer ibnul Hattabit hyri tek ai dhe iu drejtua me këto fjalë:
- O Omer,të këshilloj të kesh frikë Allahun në marrëdhëniet me njerëzit e jo të kesh frikë prej njerëzve në marrëdhëniet me Allahun.Fjala jote të mos vijë në kundërshtim me veprën tënde,sepse fjala më e mirë është ajo të cilën e vërteton vepra!
- O Omer:Bëhu i njëjtë për të gjithë muslimanët, fatin e të cilëve Allahu ta besoi ty,si ndaj atyre që i ke të afërt dhe atyre që i ke të largët.Dëshiroju atë që dëshiron për vetveten dhe familjen tënde.Mos ia dëshiro të keqen atyre, ashtu si nuk ia dëshiron të keqen vetvetes dhe familjes tënde.Bëhu i qëndrueshëm në vështirësi, në emër të së vërtetës.Në rrugën e Allahut mos u frikëso prej qortimit të askujt!
Omeri pastaj pyeti:
- Kush mund ta bëjë këtë, o Seid?!
Ai u përgjigj:
- Këtë mund ta bëjë një njeri si ti,të cilit Allahu ia besoi fatin e umetit të Muhammedit alejhi selam dhe në mes tij e Allahut nuk është askush tjetër.

Pas kësaj bisede,Omeri r.a. e ftoi Seidin që ta ndihmojë dhe i tha:
- O Seid, unë po të emëroj vali të Himsit.
Seidi iu përgjigj:
- O Omer, pasha Allahun,mos më drejto nga kjo botë e ta harroj ahiretin!
Omeri i hidhëruar ia ktheu:
- Ç’është me ju? Më keni varur në qafë tërë këtë barrë (hilafetin) – udhëheqjen e muslimanëve – e pastaj më lëni vetëm!!
Atëherë Seidi ia ktheu:
- Pasha Allahun,nuk do të lë!
Pastaj Omeri e emëroi vali të Himsit dhe i tha:
- A të caktoj një pagë të rregullt?
Seidi iu përgjigj:
- Ç’të bëj me të, o prijës i muslimanëve?!Ajo që më ndahet nga fondi i pasurisë së muslimanëve i plotëson nevojat e mia dhe më tepron.
Pastaj shkoi në Hims…
Nuk shkoi shumë kohë dhe erdhi tek Omeri një delegacion nga Himsi,në të cilin ai kishte besim të plotë.
Omeri iu drejtua atyre me këto fjalë:
- Shkruani emrat e të varfërve të Himsit që t’u jepet një ndihmë e cila do t’ua plotësojë nevojat më elementare të tyre.
Delegacioni e përpiloi listën e të varfërve dhe ia dorëzoi Omerit r.a., e në mesin e të varfërve gjendej edhe emri i Seid ibnu Amirit.
Kur Omeri e pa emrin e tij pyeti:
- Kush është ky Seid ibnu Amir?!
Ata iu përgjigjën:
- Valiu ynë.
Omeri pyeti përsëri:
- Valiu juaj i varfër?!
Ata u përgjigjën:
- Po, pasha Allahun,kalojnë ditë të tëra e në shtëpinë e tij nuk ndizet zjarri.
Duke i dëgjuar këto fjalë, Omeri qau derisa lotët iu bashkuan në mjekër. Mori një mijë dinarë dhe i vuri në një qese dhe tha:
- Përcillni Seidit të falat e mia dhe i thujini: “Halifeja e muslimanëve t’i ka dërguar këto të holla për disa nevoja personale.”

Delegacioni shkoi te Seidi dhe ia solli qesen.E shikoi atë dhe kur i pa dinarët filloi t’i largojë duke thënë:
- Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi!
Ishte goditur sikur t’i kishte ndodhur ndonjë fatkeqësi.Kur e vërejti këtë gruaja e tij nxitoi tek ai për t’i dalë në ndihmë dhe e pyeti:
- Çka të ka ndodhur, o Seid?!
A mos ka vdekur halifeja i muslimanëve?! Seidi u përgjigj:
- Jo, diçka më e madhe se ajo.
Kur ajo përsëri e pyeti: -A mos kanë pësuar muslimanët disfatë në ndonjëren prej betejave të tyre?!
Seidi përsëri u përgjigj:
- Jo, diçka edhe më e madhe.
Atëherë ajo pyeti:
- Çka mund të jetë më e madhe se kjo?!
Ai u përgjigj:
- Ka hyrë tek unë dynjaja, që të ma prishë ahiretin, dhe hyri e keqja në shtëpinë time.
Gruaja tha:
- Largoje atë! – duke mos ditur asgjë për dinarët.
Ai e pyeti:
- A do të më ndihmosh?
Ajo u përgjigj:
- Po.
Seidi i mori dinarët dhe i ndau në qese të vogla e pastaj ua ndau muslimanëve të varfër.

Pas një kohe të shkurtër Omeri shkoi në vizitë në Sham për të parë për së afërmi gjendjen e popullit.Pastaj arriti në Hims, që quhej “El-Kuvejfe” (Kufa e vogël),për shkak të ankesave të shumta të banorëve të Himsit ndaj valive të tyre,ashtu sikurse vepronin banorët e Kufes në Irak.
Me rastin e ardhjes së Omerit r.a. banorët e Himsit kishin ardhur për ta përshëndetur e ai i pyeti:
- Si sillet valiu juaj!
Ata u ankuan dhe përmendën katër çështje, secilën më të madhe se tjetrën.
Omeri tregon e thotë:I bëra bashkë banorët e Himsit dhe valiun e tyre dhe e luta Allahun që të mos më zhgënjejë në të, sepse kisha besim të madh.
Kur u bënë së bashku tek unë, ata dhe valiu i tyre, u thashë:
- Për çka ankoheni nga valiu juaj?
Ata u përgjigjën:
- Nuk paraqitet në mes nesh vetëm pasi kalon një pjesë e mirë e ditës.
I thashë: Ç’thua për këtë, o Seid?
Heshti pak e pastaj tha:
- Pasha Allahun, nuk kam dashur të flas për këtë.Mirëpo, pasi po më pyetni,po ju tregoj.Familja ime nuk ka shërbëtor,prandaj unë çdo mëngjes e përgatis brumin dhe e lë një kohë derisa të vijë e pastaj i gatuaj bukët. Pas kësaj marr abdes dhe dal në popull.
Omeri pastaj pyeti:
- Cila është ankesa tjetër?
Ata thanë:
- Askujt nuk i përgjigjet në ftesë gjatë natës.
I thashë:Ç’thua për këtë,o Seid?
U përgjigj:
- Pasha Allahun nuk kam dashur ta nxjerr në shesh këtë.Unë ditën ia kam kushtuar nevojave të popullit,kurse natën e kam caktuar t’i bëj ibadet Allahut xh.sh.
Omeri pyeti prapë:
- Cila është ankesa tjetër?
Ata u përgjigjën:
- Nuk paraqitet te ne një herë në muaj.
E pyeta: Ç’thua për këtë, o Seid?
Ai u përgjigj:
- Nuk kam shërbëtor,o udhëheqës i muslimanëve, dhe nuk kam rroba të tjera përveç këtyre që kam në trupin tim.Këto i laj një herë në muaj dhe i lë të thahen, e kur të thahen i vesh dhe dal në popull dikur vonë, nga fundi i ditës.
Pastaj Omeri pyeti përsëri:
- Për çfarë ankoheni tjetër?
Ata u përgjigjën:
- Shumë herë thellohet në mendime, kur rrimë së bashku, saqë nuk di se ku është.
E pyeta: “Ç’thua për këtë, o Seid?
U përgjigj:
- Isha dëshmitar i mbytjes së Hubejb ibnu Adijjit, kur unë isha pabesimtar. E kam parë se si kurejshitët ia prenin gjymtyrët e trupit një nga një dhe i thonin:
“A do të dëshiroje që Muhammedi të jetë në vendin tënd?”
Ndërsa ai përgjigjej:
“Pasha Allahun, nuk do të dëshiroja që unë të jem i qetë me familjen time e me fëmijët e mi e Muhammedi të theret qoftë edhe prej një therre.”Betohem në Allahun se çdoherë që më kujtohet ajo ditë dhe i bëj pyetje vetvetes përse nuk i dola në ndihmë, më kap frika se Allahu nuk do të ma falë këtë dhe për këtë arsye kaloj në atë gjendje.
Pas kësaj Omeri tha:
- Falënderimi i qoftë Allahut, që nuk më zhgënjeu në paragjykimet e mia ndaj Seidit.
Pastaj nxori një mijë dinarë dhe ia dhuroi Seidit për t’i plotësuar disa nga nevojat e tij më elementare.
Kur i pa gruaja e tij tha:
- Falënderimi i qoftë Allahut, i cili na liroi prej shërbimit tënd.Blej gjërat ushqimore dhe merre me pagë një shërbëtor.
Seidi ia ktheu:
- A ke propozim më të mirë se ky?
Gruaja pyeti:
- Cili është ai?!
Ai u përgjigj:
- Ia japim Atij që na i kthen, atëherë kur ne kemi nevojë shumë të madhe për të.
Gruaja pyeti:
- Kujt?!
- Ia japim dikujt për Allahun, si hua më të mirë.
Gruaja ia ktheu:
- Allahu të shpërbleftë me të gjitha të mirat!
Ende pa u larguar nga tubimi, dinarët i shpërndau në disa qese dhe i tha njërit nga familja e vet:
- Dërgoja këta dinarë të vejës së filanit dhe jetimave të filanit, të varfërve të familjes së filanit dhe atyre që kanë nevojë prej familjes së filanit.

Allahu qoftë i kënaqur me Seid ibnu Amir el-Xhumehiun.Ai ishte prej atyre që u jepte përparësi të tjerëve para vetvetes, edhe pse ai kishte nevojë për pasuri.

Shkeputur nga libri “Fragmente nga jeta e sahabeve.”

 

Kuptimi i ëndrrave nga Ibn Kajim el Xheuzije.

Allahu akbar1Disa ëndrra janë nga mendimet e njeriut dhe të dukurive mbështetëse, madje shumica e ëndrrave të njerëzve janë vetëm dukuri të bindjeve të tyre të praktikuara, apo të papraktikuara.
Endrrat janë tri llojesh:
-Ëndrra të vërteta prej Allahut të madhëruar,
-Ëndrra prej Shejtanit dhe
-Ëndrra nga mendimet e njeriut.
Ëndrrat e vërteta ndahen në disa nënlloje:
Ato mund të jenë frymëzim (ilham) të cilin Allahu i Madhëruar e hedh në zemrën e robit, që përbën të folurit e Zotit me robin e Tij në ëndërr, sikurse thanë Ubade ibn Samiti dhe të tjerët.
Ato mund të jenë nga melekët e caktuar për këtë punë.
Gjithashtu mund të jenë takim ndërmjet shpirtit të atij që është në gjumë me shpirtrat e të vdekurve të familjes, të farefisit, të shokëve të tij, apo të dikujt tjetër sikurse përmendëm deri tani.
Ndodhë edhe hyrja e shpirtit të tij në xhenet dhe shikimi i tij, etj. Takimi i shpirtrave të të gjallëve me shpirtrat e të vdekurve është një nënlloj i ëndrrave të sakta, të cilat te njerëzit janë një lloj i gjërave të ndjeshme.

Në këtë çështje njerëzit nuk u pajtuan, e disa thanë: Të gjitha dituritë janë të fshehura në shpirt, kurse angazhimi pas botës së prekshme (konkrete) e mbulon dhe e fsheh vështrimin e tyre. Kur shpirti qetësohet në gjumë dhe zhvishet nga brengat e angazhimi me botën shqisore, i sheh ato sipas përgatitjes së tij; e pasi që zhveshja e tij nga bota shqisore në rastin e vdekjes është më e plotë, atëherë edhe dituritë dhe njohjet e tij atje janë më të plota. Në këtë ka të vërtetë dhe të pavërtetë. Pra, nuk mund të refuzohet tërësisht, por edhe nuk mund të pranohet tërësisht, sepse zhveshja ia mundëson shpirtit vështrimin e diturive dhe të njohjeve, të cilat nuk mund të arrihen përveçse me zhveshje nga angazhimi me botën shqisore, mirëpo sikur ai të zhvishej tërësisht nuk do të mund ta vështronte diturinë e Allahut me të cilën e solli të Dërguarin e Tij. Detajet, të cilat i tregoi për të dërguarit e Tij dhe për popujt e kaluar, detajet e botës së ardhme dhe të shenjave të kiametit, detajet e urdhrave dhe të ndalesave, të emrave e të cilësive dhe të tjerave, të cilat nuk mund të dihen përveçse me shpallje, por, megjithatë, zhveshja e shpirtit i ndihmon t’i kuptojë ato dhe i hedh nga burimi i tij më lehtë, më afër dhe më shumë sesa që i ndodh shpirtit të zhytur në preokupimet e trupit dhe botës së shqisave.

Dikush tjetër thotë: Këto ëndrra janë dituri, të cilat Allahu i Madhëruar i ka lidhur në shpirt që nga fillimi dhe pa shkak. Kjo është thënie e refuzuesve të shkaqeve e të urtësive të Allahut të fuqishëm, e cila është në kundërshtim me sheriatin, mendjen dhe natyrshmërinë.
Dikush tjetër thotë: Endrrat janë shembuj të cilët Allahu ia paraqet robit sipas përgatitjes së tij, të përpiluara në dorën e melekut të ëndrrës, kështu që ndonjëherë shfaqet si një shembull i paraqitur dhe ndonjëherë ndodh mu ashtu si e ka parë ëndërruesi dhe kështu përputhet me realitetin, ashtu si dituria me të diturën.

Kjo thënie mund të jetë më afër sesa ato dyja para saj, edhe pse ëndrrat nuk janë të kufizuara në të, por mund të ketë edhe shkaqe të tjera, sikurse u tha më herët në takimin e shpirtrave dhe bashkinformimin e tyre, në pëshpëritjen e melekut në zemër dhe në shikimin e çështjeve nga shpirti drejtpërdrejt pa ndërmjetësim.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “SHPIRTI”
AUTOR IBN KAJIM EL XHEUZIJE.

 

7 Mekatet e mëdha?

Mëkatet e mëdha janë të shumta. Më të mëdhaja janë shtatë mëkatet e përmendura nga Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem:

“Ruajuni nga shtatë të këqija të mëdha!” (As’habët) kanë thënë:
“O i Dërguari i Allahut, cilat janë ato mëkate?”
Ka thënë:

1 – Të shoqëruarit e Allahut (shirku),
2 – Sihri,
3 – Mbytja e dikujt që Allahu e ka ndaluar, përveç me të drejtë,
4 – Ngrënia e kamatës,
5 – Ngrenja e pasurisë së jetimit,
6 – Ikja nga fushëbeteja,
7 – Shpifja për amoral të besimtarës së devotshme dhe të ndershme.”

[Hadithin e përmend Buhariu dhe Muslimi].

 

Actueel

Nuk je ti i verbër, por unë isha i verbër!

28-12-2013 23:41
Nuk je ti i verbër, por unë isha i verbër! Nuk i kisha kaluar të tridhjetat kur gruaja ime lindi...

Ja Vlen Ta Lexosh

28-12-2013 23:30
-Si ta mbrosh veten nga shejtani i mallkuar-  Me emrin e Allahut Mëshiruesit...