Kuran

 
SURETU EL FATIHA
 

Arabisht

Bismilahir-rrahmanir-rrahim

  1. El-hamdu lil-lahi rab-bil alemin

  2. Err-rrahmanirr-rrahim

  3. Maliki jeumid-din

  4. Ij-jake nabudu ue ij-jake nestein

  5. Ihdinas-siratal mustekim

  6. Siratel-ledhine en'amte alejhimgajril magdubi alejhim ue led-dalin.

AMIN!

Kuptimi ne shqip:

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

  1. Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve!

  2. Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirëbërësit!

  3. Sunduesit në ditën e gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!

  4. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti kërkojmë ndihmë!

  5. Udhëzona (përforcona) për në rrugën e drejtë?

  6. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!

 

SURETU EL MAUN

Bismilahir-rrahmanir-rrahim

  1. Er-raejte ledhi ju kadhibu bi din.

  2. Fedhalike ledhi jedu-ul jetim.

  3. U la jehudu ala ta'amil miskin.

  4. Fe ue -jlun lil musalin.

  5. Eledhine hum an salati him sahun.

  6. Eledhine hum juraun

  7. Ue jemne unel maun.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

  1. A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër? 

  2. Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun. 

  3. Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfërin. 

  4. Pra shkatërrim është për ata që falen, 

  5. të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. 

  6. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe). 

  7. Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).

 

SURETU EL IHLAS

Bismilahir-rrahmanir-rrahim

  1. Kul huwa 'Allaahu 'ehad

  2. Allahu s-samed

  3. Lem jelid ue- lem juled

  4. Ue- lem jekun la-hu kufu'uan 'ahad

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

  1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një! 

  2. All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). 

  3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. 

  4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. 

 

SURETU EL FELEK

Bismilahir-rrahmanir-rrahim

  1. Kul e'udhu bi Rabbil felek

  2. Min sherri ma halek

  3. Ue min sherri ghasikin idha uekab

  4. Ue min sherrin-nef-fathati fil ukad

  5. Ue min sherri hasidin idha hased.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

  1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, 

  2. Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi. 

  3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. 

  4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. 

  5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron. 

 

SURETU EN NAS

Bismilahir-rrahmanir-rrahim

  1. Kul e 'udhu bi Rabbi-nas

  2. Meliki-nas

  3. Ilahin-nas

  4. Minsherr-rril ues-uasil-han-nas

  5. Eledhi ju-uesvisu fi sudurinas

  6. Minel xhin-neti uen-nas.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

  1. Thuaj: “Mbështetem në Zotin e njerëzve! 

  2. Sunduesin e njerëzve, 

  3. Të adhuruarin e njerëzve, 

  4. Prej të keqes së cytësit që fshihet. 

  5. I cili hedh dyshime në zemrat e njerëzve, 

  6. Qoftë ai nga xhinët ose nga njerëzit”.