Martesa Ne Islam

 
 

Martesa në Islam

Në Islam martesa konsiderohet si një institucion i shenjtë. I Derguari i Allahut - Muhamedi as. - ka thene: "Martesa eshte Sunet(veprim i rekomanduar nga Profeti) dhe ai qe nuk e ndjek Sunetin tim nuk eshte pasues i vertete i imi."

Allahu i Madheruar ne Kuran i urdheron Muslimanet te martohen: "Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit)…." (Kur'an, 24:32)

Që martesa te jete e vlefshme duhet te plotesohen keto kushte:

  1. Duhet te behet propozimi i qarte.

  2. Duhet te behet pranimi i qarte.

  3. Duhet te jene te pakten dy deshmimtare. Dhe rekomandohet qe martesa te behet e njohur ne publik (dmth te mos mbahet e fshehte).

  4. Duhet t'i jepet nje dhurate, sado e vogel, nuses nga burri (Mehri).

Dhurata e marteses nga ana e burrit per nusen e tij eshte nje shprehje simbolike e pranimit nga ana e burrit e pergjegjesive te tij ekonomike ne martese, dhe e gatishmerise se tij per te marre persiper keto pergjegjesi. Ndaj nuk duhet te kuptohet si nje çmim per nusen apo familjen e nuses.

Eshte e DREJTA E VAJZES te marre vendimin per martesen e saj dhe babai ose kujdestari i saj nuk kane asnje te drejte te injorojne apo mos marrin parasysh deshiren e saj.

 

Vendimi për Martesë

 

Vendimi për partnerin tënd në martesë është një nga vendimet më të rëndësishme që njeriu bën në jetën e vet. Ndaj nuk duhet të merret lehtë kjo çështje, e as t'i lihet vetëm shanseve, momenteve apo hormoneve. Ky është një vendim që duhet të merret me shumë seriozitet duke bërë vazhdimisht Dua (lutje Allahut), hetim të kujdeshëm të të gjithë faktorëve dhe rrethanave, si dhe me mbështetjen dhe përfshirjen e familjes.

Atëherë pyetja është: Si ia bëjnë të rinjtë Muslimanë? Së pari, në Islam të rinjtë rriten duke ndërtuar lidhje të forta shoqërie me shokë të të njëjtës gjini. 'Motërzimi' ose 'Vllazërimi' që zhvillohet tek të rinjtë zgjat gjithë jetën.

Kështu në përgjithësi kur një i ri ose e re vendos të martohet, zakonisht ai/ajo ndjek këto hapa:

  • I riu/e reja bën Dua që Allahu ta ndihmojë të gjejë njeriun e duhur.

  • Familja/shoqëria interesohet, diskuton dhe sugjeron disa kandidatë. Pastaj konsultohen me njëri-tjetrin duke reduktuar numrin e kandidatëve. Zakonisht familjet sugjerojnë njëri-tjetrit që palët të takohen.

  • Çifti dakordohet të takohet në një ambient me njerëz.

  • Familja vazhdon të pyesë edhe më për kandidatin - duke folur me shokë, familje, kolege, etj me qëllim që të mësojë për karakterin e tij.

  • Çifti fal Namazin Istihares duke kërkuar ndihmën e Allahut në marrjen e vendimit. 

  • Në fund, palët vendosin nëse do vazhdojnë me martesë ose jo. Islami i ka dhënë liri njeriut në zgjedhjen e partnerit - ata nuk mund të martohen me forcë nëse nuk kanë dëshirë.

Kjo lloj proçedure ndihmon që të sigurohet një martesë e fortë, duke marrë parasysh zgjuarsinë dhe udhëzimin e më të rriturve në familje sidomos kur është fjala për një vendim kaq të rëndësishëm në jetë. Përfshirja e familjes në zgjedhjen e partnerit në martesë bën të mundur që zgjidhja të mos bazohet vetëm në nocione romantike, por në vlerësimin objektiv dhe të kujdësshëm me qëllim që çifti të jetë sa më i përshtatshëm për njëri-tjetrin.

Disa Pyetje që Mund t'ia Bëni një Kandidati për Martesë

 

Pyetjet  që vijojnë kanë për qëllim t'ju ndihmojnë juve të mendoni për disa çështje të rëndësishmë në lidhje më martesën. Eshtë në dëshirën tuaj t'i merrni ato në konsideratë kur të bisedoni me dikë me qëllim lidhje në martesë. Disa nga këto pyetje mund t'i bëhen edhe një ndërmjetësuesi, i cili është në gjendje t''ju përgjigjet nga një perspektivë e paanshme.

Pyetje të Përgjithsme:

  • Pse jeni i interesuar të martoheni pikërisht në këtë kohë?

  • Si do ta përshkruanit veten?

  • Cila është një nga arritjet e tua më të mëdha?

  • A mund të më tregosh diçka nga eksperienca jote nga e cila ke përfituar apo ke mësuar?

  • Cila ka qenë një nga vështirësitë më të rënda me të cilat je ballafaquar deri tani në jetë? Si ka ndikuar ajo tek ty?

  • A ka ndonjë gjë që do dëshiroje ta ndryshoje tek vetja dhe cila është ajo?

  • Cilat janë qëllimet e tua në këtë jetë? Çfarë ke dëshirë të realizosh para se të vdesësh?

  • Për çfarë je duke kërkuar tek partneri/partnerja jote e ardhshme?

Pyetje për Fenë:

  • Çfarë bën që të ndjehesh sa më afër me Allahun (subhanehu ue teala shkurt sut)?

  • Si mendon se martesa do të të afrojë edhe më tepër me Allahun (sut)?

  • Çfarë do kishit dëshirë të përmirësonit tek vetja nga perspektiva Islame?

  • A i falni të gjitha kohët e namazit? Po kur jeni në punë si ia bëni? A shkoni për namazin e Xhumasë?

  • Sa sure nga Kur'ani keni mësuar përmendësh?

  • Sa shumë je i ingranuar me komunitetin?

  • A e agjëroni Ramazanin?

  • Sa shumë jepni për Sadaka? Si e shpërndani Zekatin?

  • A keni qenë për Haxh ose për Umra? Kur keni dëshirë të shkoni?

  • A ke lidhje me ndonjë xhami të veçantë?

  • Sa të rëndësishme e konsideroni Hixhabin për gruan?

Pyetje për Familjen:

  • Sipas mendimit tuaj, çfarë roli duhet të kenë prindërit dhe familja më gjerë në marrjen e vendimeve të rëndësishme si psh. për martesën, rritjen e fëmijëve, ku do të jetojmë, etj?

  • Çfarë do bëni në rast konflikti midis bashkëshortes/bashkëshortit tuaj dhe familjes tuaj?

  • A do jeni dakort të jetojmë me familjen më gjerë (psh prindërit) sidomos kur ata të plaken?

  • A mund të përshkruash karakterin e anëtareve të familjes tënde?

Për Profesionin:

  • Çfarë karriere keni planifikuar/zgjedhur për të ardhmen?

  • A do punojnë të dy burri dhe gruaja?

  • Sa kohë harxhoni në punë?

  • A do më mbështesje nëse unë vendos të shkoj përsëri në shkollë për të marrë një diplomë më të avancuar?

Interesa personale/Hobe:

  • Si ju pëlqen ta kaloni kohën e lirë?

  • Sa kohë harxhoni dukë parë televizor?

  • Çfarë do kishit dëshirë të bëjmë bashkë?

  • Sa kohë kaloni me shoqërinë?

Fëmijët:

  • Sa fëmijë do dëshironit të kishit?

  • Kur mendon se do jesh gati për të patur fëmijën e parë?

  • Çfarë mendon për përgjegjësitë gjatë viteve të para të fëmijës?

  • Çfarë mendon se është e rëndësishme t'jua mësojmë fëmijëve?

  • Si do të bëni të mundur që fëmijët të marrin një edukim të mirë Islam?

  • Çfarë do të bëni nëse dikush nga ne nuk mund të lindë fëmijë?

  • Çfarë mendoni për adoptimin e fëmijëve?

Mosmarrëveshjet:

  • Si duhet t'i zgjidhim mosmarrëveshjet?

  • Çfarë bëni ju kur jeni i mërzitur?

  • Si do ta bëje bashkëshorten/bahskëshortin tënd të ndjehej më mirë kur ajo/ai është i mërzitur?

 

Duaja për të martuarit: 

 
"Baraka Allahu leke, ue baraka alejke, ue xhemea bejnekuma fi hajrin."
Shqip: Allahu të dhëntë bereqet ty dhe pasardhësve të tu, dhe ju të dy ju bashkoftë në të mirë. 
AMIN!

 

Sekreti për një martesë të gjatë dhe të lumtur:

Respekt, dashuri dhe mirësjellje midis paleve

 

. Ajo e kupton nga fytyra e tij se ai ka nevoje per nje fjale inkurajuese. Ai e di se asaj i pëlqen heshtja ne mengjes. Shpesh ata e perfundojne fjaline me shprehjen "Ti e di se cfare dua te them?!". Gjate viteve ata jane rritur bashke, kane kaluar momente te veshtira dhe tani kur i sheh bashke duket se ndjehen shume rehat me njeri tjetrin.

Ne Kur'an Allahu thote: "Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." (30:21)

Kur nje grua dhe nje burre martohen, arritja e ketij portreti dashurie, shoqerie dhe qetesie behet qellimi i tyre. Por arritja e ketij qellimi nuk eshte dicka e lehte dhe e thjeshte. Me pune dhe vendosshmeri nga ana e te dy partnereve, martesa mund te zgjase dhe te jete e sukseshme.