Mburoja e muslimanit Lutje nga Kurani dhe Suneti

NË VEND TË PARATHËNIES 
 
 Falenderimi i përket vetëm Allahut të Madhëruar. Salavatet 
(përshëndetjet) dhe urimet më të ngrohta ia përcjellim Pejgamberit tonë, 
Muhamedit (salall-llahu alejhi ue selem), familjes së tij e shokëve të tij të 
ndershëm, e kujtdo që ndjek udhën e tij deri në Ditën e Gjykimit. 
Lexues të nderuar! Libri që keni në duar është përgatitur për çdo 
mysliman që ka dëshirë që të pajiset me cilësitë, që ka urdhëruar Allahu 
dhe i Dërguari i Tij. Titulli i librit në gjuhën arabe "Hisnul Muslim" ka 
kuptimin: "Mburojë shpirtë-rore dhe morale e myslimanit nga rrezi-qet që i 
dalin gjatë jetës së tij." 
Gjatë përkthimit, kemi përmendur ve-tëm hadithet autentike, të vërteta, të 
thëna nga i Dërguari i Allahut (salall-llahu alejhi ue selem), ndërsa 
përcjellësit e haditheve në shumë raste nuk i kemi përmendur. 
Broshura ka fituar një emër të madh anekënd botës. Ajo është ribotuar me 
dhjetëra herë, me miliona ekzemplarë. Kohët e fundit është përkthyer në 
anglisht, urdu, frëngjishte etj. 
Me miratimin e autorit, kemi shtuar në fillim të broshurës disa rregulla që 
kanë të bëjnë me kohën kur mund të lutemi e si mund të lutemi.. 
Lexues i nderuar! Pa dyshim, si çdo gjuhë tjetër, edhe gjuha arabe ka 
veçoritë e saj. Prandaj do të këshillonim që, ai që bën përpjekje për të 
mësuar lutje ose ajete të Kuranit në gjuhën arabe, të pyeste ndonjë që e 
njeh arabishten për mënyrën e shqiptimit etj. 
I lutemi Allahut të Madhëruar që kjo vepër e thjeshtë, të jetë për hir të Tij e 
të na shërbejë në të dyja botët. I lutemi Allahut që kjo broshurë t'i bëjë 
dobi çdokujt, që e lexon, e mëson dhe e shpërndan atë. 
 
SI MUND TË BËHET NJË LUTJE 
 
@ Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:"(O, besimtarë!) Më kujtoni Mua (me 
lutje e adhurime), që t'ju kujtoj ju (me shpërblime); më falenderoni vetëm 
Mua e mos më mohoni." (Kur'ani: 1.152) Atëherë, le ta kujtojmë Allahun, 
le t'i lutemi Allahut, sepse Ai është i kënaqur nga ne, kur i drejtohemi Atij 
çiltërisht. 
Që të na pranohen lutjet-në dashtë Allahu (inshallah), është mirë të 
zbatoj-më këto udhëzime: 
1.Të marrim avdes, para se të bëjmë lutje. 
2.Të drejtohemi nga Kiblja (Qabja). 
3.Të ngremë duart drejt qiellit, duke afruar shuplakat me njëra-tjetrën, afër 
fytyrës. 
4.Të kryejmë ndonjë vepër të mirë, para se të bëjmë lutje (të japim 
sadaka, të falim namaz etj.). 
5.Ta fillojmë e ta mbyllim lutjen, duke falenderuar Allahun për mirësitë që 
 
na ka dhënë. 
Të bëjmë lutje dhe salavate për Pejgamberin, Muhamedin (salall-llahu 
alejhi ue selem!) 
6. T’i lutemi Allahut të Lartësuar, duke përmendur emrat dhe cilësitë e Tij. 
7. Të pendohemi çiltërisht për gabimet e gjynahet që kemi bërë. 
8. Të bëjmë lutje të çiltra dhe jo të bëjmë lutje kalimtare. 
9. Të zgjedhim kohën më të përshtat-shme për lutje. 
10. Të përzgjedhim lutje të goditura për çfarë duam t'i lutemi Allahut. 
11. Të tregojmë edukatë, përpikëri e përkushtim në lutje, gjithnjë, me 
ndjenjën e frikës nga Allahu i Madhëruar. 
12.Ta ndiejmë shpirtërisht atë që e themi e që e kërkojmë nga Allahu i 
Madhëruar. 
13.Të largohemi nga harami. 
14.Të mos bëjmë lutje për gjëra të ndaluara, për të ngatërruar të tjerët. 
15. Të mos nxitohemi për përgjigjen e lutjes, e të themi "i bëra lutje Allahut 
e nuk m'u përgjigj," por të presim që lutja jonë të pranohet, kur ta caktojë 
Allahu, sepse Ai nuk lejon të bëhet diçka që nuk është në vendin dhe në 
kohën e caktuar. 
16. Të mos i lutemi askujt tjetër e asgjëje tjetër përveç Allahut; kurrë të 
mos themi: "O Allah! Për hatër të filanit, më bëj të mundur të më 
plotësohet kjo a ajo lutje." 
17. T’a bëjmë lutjen me zë mesatar. 
18.T'’ia paraqesim Allahut të Madhë-ruar, dobësinë tonë shpirtërore, 
morale e fizike, t'i ankohemi Atij për çdo gjë, duke i kërkuar të na 
ndihmojë. 
 
KOHËT MË TË PËRSHTATSHME 
PËR TË MARRË PËRGJIGJE 
PËR LUTJET QË BËJMË 
 
Dije, na mëshiroftë Allahu ty dhe mua, se pasi të plotësosh udhëzimet e 
mësipërme, duhet të zgjedhim kohën më të përshtatshme për lutje, që të 
jemi më afër shpresës për plotësimin e saj. Ndër kohët më të 
përshtatshme, sipas këshi-llave të Pejgamberit (salall-llahu alejhi ue 
selem), janë: 
1.Dita e Arafatit, që është gjithmonë një ditë para Bajramit të Ramazanit. 
2.Nata e Kadrit, që është midis dhjetë-ditëshit të fundit të muajit të 
madhëruar të Ramazanit. 
3. Pjesa e fundit e natës dhe mbrë-mja. 
4.Koha midis ezanit dhe ikametit. 
5.Dita e xhuma. 
6.Kur jemi duke bërë sexhde. 
7.Kur jemi në udhë
8.Kur bie shi, etj.
 
Këto janë disa kohë që i ka përmendur Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue 
selem). Por kryesore është që besimtari t'i drejtohet Allahut me lutje, kudo 
që të jetë, sepse Ai kërkon nga ne që të trokasim në derën e Tij kudo e 
kurdo, madje, Ai kënaqet nga një veprim i tillë. Në ajetin e gjashtëdhjetë të 
sures "Gafir" Allahu thotë: 
"...Lutmuni vetëm mua, që t'ju përgjigjem ... " 
 
 
 
 
KUR ZGJOHEMI NGA GJUMI 
 
 ﺍﻟﺣﻣﺩ هلل ﺍﻟﺫﻱ ﺃﺣﻳﺎﻧﺎ ﺑﻌﺩ ﻣﺎ ﺃﻣﺎﺗﻧﺎ ﻭﺇﻟﻳﻪ ﺍﻟﻧﺷﻭﺭ
" Falenderimi i përket vetëm Allahut, i Cili na ktheu sërishmi në jetë, pasi 
ishim (në gjumë) të vdekur; vërtet, tek Ai do të tubohemi që të gjithë (Ditën 
e Gjykimit). 
 
 ال ﺇﻟﻪ ﺇال هللا ﻭﺣﺩﻩ ال ﺷﺭﻳﻙ ﻟﻪ. ﻟﻪ ﺍﻟﻣﻠﻙ ﻭﻟﻪ ﺍﻟﺣﻣﺩ، ﻭﻫﻭﻋﻠﻰ ﻛﻝ ﺷﻲء ﻗﺩﻳﺭ. ﺳﺑﺣﺎﻥ هللا، ﻭﺍﻟﺣﻣﺩ هلل، ﻭال
 .ﺇﻟﻪ ﺇال هللا ﻭهللا ﺃﻛﺑﺭ ﻭال ﺣﻭﻝ ﻭال ﻗﻭﺓ ﺇال ﺑﺎهلل ﺍﻟﻌﻠﻲ ﺍﻟﻌﻅﻳﻡ ... ﺭﺏ ﺍﻏﻔﺭ ﻟﻲ
 
I Dërguari i Allahut (salall-llahu alejhi ue selem) ka thënë: "Kush zgjohet 
natën, le të thotë në ato çaste: 
"Askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, 
Krijuesi i Vetëm e i Pashoq. I Tij është zotërimi i qiejve dhe i Tokës; Ai 
është i Plotfuqishmi; vetëm Atij i përket lavdë-rimi e falenderimi ynë. 
Askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, Ai 
është më i Madhi. Nuk ka forcë tjetër sunduese mbi ne përveç Allahut të 
Lartësuar. 
O Allah, më fal! 
 
 ﺍﻟﺣﻣﺩ هلل ﺍﻟﺫﻱ ﻋﺎﻓﺎﻧﻲ ﻓﻲ ﺟﺳﺩﻱ ﻭﺭﺩ ّﻋﻠﻲ ﺭﻭﺣﻲ ﻭﺃﺫﻥ ﻟﻲ ﺑﺫﻛﺭﻩ
 
"Falenderimi i përket vetëm Allahut, i Cili më fali shëndetin, ma ktheu 
sërish shpirtin, dhe më lejoi e më dha mundësi që t'a përmend Atë 
(Allahun)." 
 ﺇﻥ ﻓﻲ ﺧﻠﻕ ﺍﻟﺳﻣﻭﺍﺕ ﻭﺍﻷﺭﺽ ﻭﺍﺧﺗﻼﻑ ﺍﻟﻠﻳﻝ ﻭﺍﻟﻧﻬﺎﺭ ﻵﻳﺎﺕ ﻷﻭﻟﻲ ﺍﻷﻟﺑﺎﺏ ﺍﻟﺫﻳﻥ ﻳﺫﻛﺭﻭﻥ هللا ﻗﻳﺎﻣﺎ ﻭﻗﻌﻭﺩﺍ
 ﻭﻋﻠﻰ ﺟﻧﻭﺑﻬﻡ ﻭﻳﺗﻔﻛﺭﻭﻥ ﻓﻲ ﺧﻠﻕ ﺍﻟﺳﻣﻭﺍﺕ ﻭﺍﻷﺭﺽ ﺭﺑﻧﺎ ﻣﺎ ﺧﻠﻘﺗﻬﺎ ﺑﺎﻁﻼ ﺳﺑﺣﺎﻧﻙ ﻓﻘﻧﺎ ﻋﺫﺍﺏ ﺍﻟﻧﺎﺭ
 
"Pa dyshim, në krijimin e qiejve e të Tokës, në ndryshimin midis ditës e 
natës ka argumente të qarta për ata që mendojnë. 
Ata që e përmendin Allahun, kur janë në këmbë, ulur, mbështetur dhe 
meditojnë për krijimin e qiejve e të Tokës, (dhe thonë O Zoti ynë! Ti nuk i 
krijove të gjitha këto pa qëllim; i Lartësuar je vetëm Ti, prandaj na fal e na 
shpëto nga dënimi i Zjarrit!" 
KUR VESHIM RROBAT 
 
 
 ... ﺍﻟﺣﻣﺩ هلل ﺍﻟﺫﻱ ﻛﺳﺎﻧﻲ ﻫﺫﺍ ] ﺍﻟﺛﻭﺏ [ ﻭﺭﺯﻗﻧﻳﻪﻣﻥ ﻏﻳﺭ ﺣﻭﻝ ﻣﻧﻲ ﻭﻻ ﻗﻭﺓ
"Falenderimi i përket vetëm Atij, që më dha mundësi të vesh këto (tesha), 
e m'i dhuroj ato me lehtësi, pa lodhje dhe pa mundim." 
 
 
KUR VESHIM RROBA TË REJA 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﻟﻙ ﺍﻟﺣﻣﺩ ﺃﻧﺕ ﻛﺳﻭﺗﻧﻳﻪ ﺃﺳﺄﻟﻙ ﻣﻥ ﺧﻳﺭﻩ ﻭﺧﻳﺭ ﻣﺎ ﺻﻧﻊ ﻟﻪ، ﻭﺃﻋﻭﺫ ﺑﻙ ﻣﻥ ﺷﺭﻩ ﻭﺷﺭ ﻣﺎ ﺻﻧﻊ ﻟﻪ
"O Allah! Falenderimi të takon vetëm Ty, që më dhe mundësinë të vesh 
këtë rrobë të re. Të lutem Ty që të përfitoj nga të mirat e saj, për të cilat 
është për-gatitur ajo. Të lutem Ty, të më mbrosh nga të këqijat që mund të 
më vijnë nga përdorimi i saj." 
 
 
PËR DIKË QË KA VESHUR 
NJË RROBË TË RE 
 
ً
ً ﻭﻋﺵ ﺣﻣﻳﺩﺍ ﻭﻣﺕ ﺷﻬﻳﺩﺍ
 ﺇﻟﺑﺱ ﺟﺩﻳﺩﺍ
"Të uroj që të veshësh gjithmonë rroba të reja, të jetosh i lumtur e ta ndë-
rrosh jetën si shehid." 
 
 
KUR ZHVESHIM RROBAT 
 
 “BISMIL-LAH" ﺑﺳﻡ هللا
"Me emrin e Allahut (po e zhvesh këtë rrobë)." 
PARA SE TË HYJMË NË BANJË 
 
 ﺑﺳﻡ هللا [ ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻧﻲ ﺃﻋﻭﺫ ﺑﻙ ﻣﻥ ﺍﻟﺧﺑﺙ ﻭﺍﻟﺧﺑﺎﺋﺙ ]
"O Allah! Me emrin tënd (më të mirë), kërkoj ndihmë nga Ti, që të më 
ruash nga xhindet dhe shejtanët." 
 
 
KUR DALIM NGA BANJA 
 
 "GUFRANEKE" ﻏﻔﺭﺍﻧﻙ
"Falenderimi të përket vetëm Ty, o Zoti im (që ma lehtësove trupin nga 
papastërtitë e ndyrësitë)." 
 
 
NË FILLIM TË AVDESIT 
 
 "BISMILAH" ﺑﺳﻡ هللا
"Me emrin e Allahut (po filloj të marr avdes)." 
 
 
NË FUND TË AVDESIT 
 
ً ﻋﺑﺩﻩ ﻭﺭﺳﻭﻟﻪ
 … ﺃﺷﻬﺩ ﺃﻥ ال ﺇﻟﻪ ﺇال هللا ﻭﺣﺩﻩ ال ﺷﺭﻳﻙ ﻟﻪ ﻭﺃﺷﻬﺩ ﺃﻥ ﻣﺣﻣﺩﺍ
"Dëshmoj se askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet 
përveç Allahut të Vetëm e të Pashoq dhe dëshmoj që Muhamedi është 
rob dhe i dërguari i Tij ... ." 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺍﺟﻌﻠﻧﻲ ﻣﻥ ﺍﻟﺗﻭﺍﺑﻳﻥ، ﻭﺍﺟﻌﻠﻧﻲ ﻣﻥ ﺍﻟﻣﺗﻁﻬﺭﻳﻥ
"O Allah! më bëj prej atyre që pendohen, më radhit me të pastrit (nga 
gjynahet e papastërtitë)." 
 
 ﺳﺑﺣﺎﻧﻙ ﺍﻟﻠﻬﻡ ﻭﺑﺣﻣﺩﻙ ﺃﺷﻬﺩ ﺃﻥ ال ﺇﻟﻪ ﺇال ﺃﻧﺕ ﺃﺳﺗﻐﻔﺭﻙ ﻭﺃﺗﻭﺏ ﺇﻟﻳﻙ
 
"I Lartësuar je vetëm Ti, o Allah! Vetëm Ty të falenderoj. Dëshmoj se 
askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Teje, vetëm 
Ty të kërkoj mëshirë, vetëm nga Ti pres falje e mëshirë për gjyhahet që 
bëj." 
 
KUR DALIM NGA SHTËPIA 
 
 ﺑﺳﻡ هللا ﺗﻭﻛﻠﺕ ﻋﻠﻰ هللا، ﻭال ﺣﻭﻝ
 ﻭال ﻗﻭﺓ ﺇال ﺑﺎہﻠﻟ
"Me emrin e Allahut, duke u mbë-shtetur vetëm tek Allahu (po dal nga 
shtëpia); askush nuk mund ta ndërrojë vendimin e Allahut." 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻧﻲ ﺃﻋﻭﺫ ﺑﻙ ﺃﻥ ﺃﺿﻝ ﺃﻭﺃﺿﻝ، ﺃﻭﺃﺯﻝ، ﺃﻭﺃﺯﻝ، ﺃﻭﺃﻅﻠﻡ ﺃﻭﺃﻅﻠﻡ، ﺃﻭﺃﺟﻬﻝ ﺃﻭﻳﺟﻬﻝ ﻋﻠﻲ
 
"O Allah!, kërkoj mbështetje tek Ti, që të mos i bëj të tjerët nga të humburit 
e të mos më bëjnë nga të humburit, që të mos i poshtëroj të tjerët e të 
mos më poshtërojnë mua, të mos bëj padrejtësi e të mos më bëhet 
padrejtësi, të mos i shpërfill të tjerët e të mos më shpërfillin mua." 
 
KUR HYJMË NË SHTËPI 
 
 ﺑﺳﻡ هللا ﻭﻟﺟﻧﺎ، ﻭﺑﺳﻡ هللا ﺧﺭﺟﻧﺎ، ﻭﻋﻠﻰ ﺭﺑﻧﺎ ﺗﻭﻛﻠﻧﺎ
"Me emrin e Allahut, hyra në shtëpi; me emrin e Allahut dola (nga shtëpia); 
tek Allahu i Plotfuqishëm jam mbështe-tur." 
 
KUR SHKOJMË PËR NË XHAMI 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺍﺟﻌﻝ ﻓﻲ ﻗﻠﺑﻲ ﻧﻭﺭﺍ، ﻭﻓﻲ ﻟﺳﺎﻧﻲ ﻧﻭﺭﺍ، ﻭﺍﺟﻌﻝ ﻓﻲ ﺳﻣﻌﻲ ﻧﻭﺭﺍ، ﻭﺍﺟﻌﻝ ﻓﻲ ﺑﺻﺭﻱ ﻧﻭﺭﺍ، ﻭﺍﺟﻌﻝ ﻣﻥ
 ﺧﻠﻔﻲ ﻧﻭﺭﺍ، ﻭﻣﻥ ﺃﻣﺎﻣﻲ ﻧﻭﺭﺍ، ﻭﺍﺟﻌﻝ ﻣﻥ ﻓﻭﻗﻲ ﻧﻭﺭﺍ ﻭﻣﻥ ﺗﺣﺗﻲ ﻧﻭﺭﺍ. ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺃﻋﻁﻧﻲ ﻧﻭﺭﺍ
"O Allah! Bëje zemrën time (të shkëlqejë) rreze drite; bëji gjuhën time,
 
dëgjimin tim e sytë e mi të paraqiten përpara Teje si rreze drite. Të lutem 
Ty që pas shpinës sime e përpara meje, lart mbi kokën time e nën trupin 
tim gjith -monë të rrezatohen vetëm rreze drite. O Allah, më fal dritë për të 
shpëtuar prej dënimit Tënd! 
 
 
KUR HYJMË NË XHAMI 
 
 ﺃﻋﻭﺫ ﺑﺎہﻠﻟ ﺍﻟﻌﻅﻳﻡ ﻭﺑﻭﺟﻬﻪ ﺍﻟﻛﺭﻳﻡ ﻭﺳﻠﻁﺎﻧﻪ ﺍﻟﻘﺩﻳﻡ ]ﻣﻥ ﺍﻟﺷﻳﻁﺎﻥ ﺍﻟﺭﺟﻳﻡ [. ]ﺑﺳﻡ هللا، ﻭﺍﻟﺻﻼﺓ[ ]ﻭﺍﻟﺳﻼﻡ ﻋﻠﻰ
 [ ﺭﺳﻭﻝ هللا[ . ] ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺍﻓﺗﺢ ﻟﻲ ﺃﺑﻭﺍﺏ ﺭﺣﻣﺗﻙ
"Kërkoj mbështetje tek Allahu i Madhëruar, te Fytyrëndrituri, te Sunduesi i 
përhershëm, që të më ruajë prej (cytjeve të ) shejtanit të mallkuar. 
Me emrin e Allahut (po hyj në xhami). Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë 
mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin (salall-llahu alejhi ue selem). O Zoti im! 
M'i hap dyert e mëshirës Sate!" 
 
KUR DALIM NGA XHAMIA 
 
 ﺑﺳﻡ هللا ﻭﺍﻟﺻﻼﺓ ﻭﺍﻟﺳﻼﻡ ﻋﻠﻰ ﺭﺳﻭﻝ هللا، ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻧﻲ ﺃﺳﺄﻟﻙ ﻣﻥ ﻓﺿﻠﻙ، ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺍﻋﺻﻣﻧﻲ ﻣﻥ ﺍﻟﺷﻳﻁﺎﻥ ﺍﻟﺭﺟﻳﻡ
"Me emrin e Allahut (po dal nga xhamia). Paqja dhe mëshira e Allahut 
qoftë mbi të Dërguarin e Allahut! O Zoti im! Të lutem vetëm Ty, që të më 
falësh nga mirësitë e tua të pashtershme. O Zoti im! Më ruaj nga Shejtani i 
mallkuar." 
 
 
KUR DËGJOJMË EZANIN 
 
Pejgamberi (salallahu alehji ue selem) ka thënë: 
"Kur të dëgjoni myezinin që thotë "Allahu ekber", thoni, siç thotë ai. Kur 
myezini thotë "Haj-je alas-selatu, haj-je alal-felah", thoni: 
 ال ﺣﻭﻝ ﻭال ﻗﻭﺓ ﺇال ﺑﺎہﻠﻟ
"Askush tjetër përveç Allahut nuk ka forcë e fuqi." 
 
 ﻭﺃﻧﺎ ﺃﺷﻬﺩ ﺃﻥ ال ﺇﻟﻪ ﺇال هللا ﻭﺣﺩﻩ ال ﺷﺭﻳﻙ ﻟﻪ، ﻭﺃﻥ ﻣﺣﻣﺩﺍ ﻋﺑﺩﻩ ﻭﺭﺳﻭﻟﻪ، ﺭﺿﻳﺕ ﺑﺎہﻠﻟ ﺭﺑﺎ، ﻭﺑﻣﺣﻣﺩ ﺭﺳﻭال،
 ﻭﺑﺎﻹﺳﻼﻡ ﺩﻳﻧﺎ
"Edhe unë dëshmoj se askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të 
adhurohet përveç Allahut, të Vetëm e të Pashoq; dëshmoj që Muhamedi 
(salall-llahu alejhi ue selem) është rob dhe i dërguari i Tij. Jam i kënaqur 
që Allahu (xhele sha'nuhu) është Zoti im, që Muhamedi, i Dërguari i 
Allahut është Pejgamberi im dhe që Islami është feja ime." 
Kur të mbarojë ezani, thoni: 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺭﺏ ﻫﺫﻩ ﺍﻟﺩﻋﻭﺓ ﺍﻟﺗﺎﻣﺔ ﻭﺍﻟﺻﻼﺓ ﺍﻟﻘﺎﺋﻣﺔ ﺁﺕ ﻣﺣﻣﺩﺍ ﺍﻟﻭﺳﻳﻠﺔ ﻭﺍﻟﻔﺿﻳﻠﺔ ﻭﺍﺑﻌﺛﻪ ﻣﻘﺎﻣﺎ ﻣﺣﻣﻭﺩﺍ ﺍﻟﺫﻱ
 [ ﻭﻋﺩﺗﻪ" . ] ﺇﻧﻙ ال ﺗﺧﻠﻑ ﺍﻟﻣﻳﻌﺎﺩ
 
"O Allahu ynë! O Zot i kësaj thi-rrjeje të plotë, që na lajmëron për namazin, 
 
 
dëgjimin tim e sytë e mi të paraqiten përpara Teje si rreze drite. Të lutem 
Ty që pas shpinës sime e përpara meje, lart mbi kokën time e nën trupin 
tim gjith -monë të rrezatohen vetëm rreze drite. O Allah, më fal dritë për të 
shpëtuar prej dënimit Tënd! 
 
 
KUR HYJMË NË XHAMI 
 
 ﺃﻋﻭﺫ ﺑﺎہﻠﻟ ﺍﻟﻌﻅﻳﻡ ﻭﺑﻭﺟﻬﻪ ﺍﻟﻛﺭﻳﻡ ﻭﺳﻠﻁﺎﻧﻪ ﺍﻟﻘﺩﻳﻡ ]ﻣﻥ ﺍﻟﺷﻳﻁﺎﻥ ﺍﻟﺭﺟﻳﻡ [. ]ﺑﺳﻡ هللا، ﻭﺍﻟﺻﻼﺓ[ ]ﻭﺍﻟﺳﻼﻡ ﻋﻠﻰ
 [ ﺭﺳﻭﻝ هللا[ . ] ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺍﻓﺗﺢ ﻟﻲ ﺃﺑﻭﺍﺏ ﺭﺣﻣﺗﻙ
"Kërkoj mbështetje tek Allahu i Madhëruar, te Fytyrëndrituri, te Sunduesi i 
përhershëm, që të më ruajë prej (cytjeve të ) shejtanit të mallkuar. 
Me emrin e Allahut (po hyj në xhami). Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë 
mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin (salall-llahu alejhi ue selem). O Zoti im! 
M'i hap dyert e mëshirës Sate!" 
 
KUR DALIM NGA XHAMIA 
 
 ﺑﺳﻡ هللا ﻭﺍﻟﺻﻼﺓ ﻭﺍﻟﺳﻼﻡ ﻋﻠﻰ ﺭﺳﻭﻝ هللا، ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻧﻲ ﺃﺳﺄﻟﻙ ﻣﻥ ﻓﺿﻠﻙ، ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺍﻋﺻﻣﻧﻲ ﻣﻥ ﺍﻟﺷﻳﻁﺎﻥ ﺍﻟﺭﺟﻳﻡ
"Me emrin e Allahut (po dal nga xhamia). Paqja dhe mëshira e Allahut 
qoftë mbi të Dërguarin e Allahut! O Zoti im! Të lutem vetëm Ty, që të më 
falësh nga mirësitë e tua të pashtershme. O Zoti im! Më ruaj nga Shejtani i 
mallkuar." 
 
 
KUR DËGJOJMË EZANIN 
 
Pejgamberi (salallahu alehji ue selem) ka thënë: 
"Kur të dëgjoni myezinin që thotë "Allahu ekber", thoni, siç thotë ai. Kur 
myezini thotë "Haj-je alas-selatu, haj-je alal-felah", thoni: 
 ال ﺣﻭﻝ ﻭال ﻗﻭﺓ ﺇال ﺑﺎہﻠﻟ
"Askush tjetër përveç Allahut nuk ka forcë e fuqi." 
 
 ﻭﺃﻧﺎ ﺃﺷﻬﺩ ﺃﻥ ال ﺇﻟﻪ ﺇال هللا ﻭﺣﺩﻩ ال ﺷﺭﻳﻙ ﻟﻪ، ﻭﺃﻥ ﻣﺣﻣﺩﺍ ﻋﺑﺩﻩ ﻭﺭﺳﻭﻟﻪ، ﺭﺿﻳﺕ ﺑﺎہﻠﻟ ﺭﺑﺎ، ﻭﺑﻣﺣﻣﺩ ﺭﺳﻭال،
 ﻭﺑﺎﻹﺳﻼﻡ ﺩﻳﻧﺎ
"Edhe unë dëshmoj se askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të 
adhurohet përveç Allahut, të Vetëm e të Pashoq; dëshmoj që Muhamedi 
(salall-llahu alejhi ue selem) është rob dhe i dërguari i Tij. Jam i kënaqur 
që Allahu (xhele sha'nuhu) është Zoti im, që Muhamedi, i Dërguari i 
Allahut është Pejgamberi im dhe që Islami është feja ime." 
Kur të mbarojë ezani, thoni: 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺭﺏ ﻫﺫﻩ ﺍﻟﺩﻋﻭﺓ ﺍﻟﺗﺎﻣﺔ ﻭﺍﻟﺻﻼﺓ ﺍﻟﻘﺎﺋﻣﺔ ﺁﺕ ﻣﺣﻣﺩﺍ ﺍﻟﻭﺳﻳﻠﺔ ﻭﺍﻟﻔﺿﻳﻠﺔ ﻭﺍﺑﻌﺛﻪ ﻣﻘﺎﻣﺎ ﻣﺣﻣﻭﺩﺍ ﺍﻟﺫﻱ
 [ ﻭﻋﺩﺗﻪ" . ] ﺇﻧﻙ ال ﺗﺧﻠﻑ ﺍﻟﻣﻳﻌﺎﺩ
 
"O Allahu ynë! O Zot i kësaj thi-rrjeje të plotë, që na lajmëron për namazin, 
 
që do të falim! Nderoje Muhamedin (sala-llahu alejhi ue selem) e jepi 
mundësi që të jetë ndërmjetës për ne (Ditën e Gjykimit) dhe ringjalle atë 
në vendin e nderuar, që ia ke premtuar. Pa dyshim, Ti e mban premtimin e 
dhënë." 
 
KUR FILLOJMË NAMAZIN 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺑﺎﻋﺩ ﺑﻳﻧﻲ ﻭﺑﻳﻥ ﺧﻁﺎﻳﺎﻱ ﻛﻣﺎ ﺑﺎﻋﺩﺕ ﺑﻳﻥ ﺍﻟﻣﺷﺭﻕ ﻭﺍﻟﻣﻐﺭﺑﺏ، ﺍﻟﻠﻬﻡ ﻧﻘﻧﻲ ﻣﻥ ﺧﻁﺎﻳﺎﻱ ﻛﻣﺎ ﻳﻧﻘﻰ ﺍﻟﺛﻭﺏ
 ﺍﻷﺑﻳﺽ ﻣﻥ ﺍﻟﺩﻧﺱ، ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺍﻏﺳﻠﻧﻲ ﻣﻥ ﺧﻁﺎﻳﺎﻱ ﺑﺎﻟﺛﻠﺞ ﻭﺍﻟﻣﺎء ﻭﺍﻟﺑﺭﺩ
"O Allah! Krijo një largesë të largët midis meje dhe gabimeve që bëj unë, 
siç ke krijuar largesën midis Lindjes dhe Perëndimit! 
O Allah! Më pastro nga gabimet, siç pastrohen rrobat nga papastërtitë! 
O Allah! Pastroji gabimet e mia (siç pastron natyrën) me borë, me shi dhe 
me breshër!" 
 ﺳﺑﺣﺎﻧﻙ ﺍﻟﻠﻬﻡ ﻭﺑﺣﻣﺩﻙ ﻭﺗﺑﺎﺭﻙ ﺍﺳﻣﻙ ﻭﺗﻌﺎﻟﻰ ﺟﺩﻙ ﻭﻻ ﺇﻟﻪ ﻏﻳﺭﻙ
"Lavdia të përket vetëm ty, o Allah! Falenderimet të përkasin vetëm Ty! 
Emrat e Tu janë të bekuar. Madhëria jote është e paarritshme! Askush 
tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet për-veç Teje ." 
 
 
KUR BËJMË RUKUNË 
 
 ﺳﺑﺣﺎﻥ ﺭﺑﻲ ﺍﻟﻌﻅﻳﻡ
"Larg mëkateve është Zoti im i Madhëruar." 
 ﺳﺑﺣﺎﻧﻙ ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺭﺑﻧﺎ ﻭﺑﺣﻣﺩﻙ ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺍﻏﻔﺭ ﻟﻲ
"Larg të metave je Ti, o Allah! O Zoti im! Me mirësinë tënde, më mëshiro 
mua!" 
 ﺳﺑﻭﺡ ﻗﺩﻭﺱ ﺭﺏ ﺍﻟﻣﻼﺋﻛﺔ ﻭﺍﻟﺭﻭﺡ
"Vetëm Krijuesi i Melekëve dhe i Shpirtit lavdërohet e madhërohet." 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﻟﻙ ﺭﻛﻌﺕ، ﻭﺑﻙ ﺁﻣﻧﺕ، ﻭﻟﻙ ﺃﺳﻠﻣﺕ ﺧﺷﻊ ﻟﻙ ﺳﻣﻌﻲ، ﻭﺑﺻﺭﻱ، ﻭﻣﺧﻲ، ﻭﻋﻅﻣﻲ، ﻭﻋﺻﺑﻲ، ﻭﻣﺎ
 ﺍﺳﺗﻘﻝ ﺑﻪ ﻗﺩﻣﻲ
"O Allahu im! Për Ty përulem, Ty të kam besuar, Ty të jam dorëzuar, 
vetëm Ty të binden dëgjimi im, shikimi im, mendja ime, eshtrat e mia dhe 
këmba ime kudo që shkel ajo." 
 
 
KUR NGRIHEMI NGA RUKUJA 
 
 ﺳﻣﻊ هللا ﻟﻣﻥ ﺣﻣﺩﻩ
"(Pa dyshim) Allahu e dëgjon njeriun, që e falenderon Atë." 
ً ﻁﻳﺑﺎ ﻣﺑﺎﺭﻛﺎ ﻓﻳﻪ
ً ﻛﺛﻳﺭﺍ
 ﺭﺑﻧﺎ ﻭﻟﻙ ﺍﻟﺣﻣﺩ ﺣﻣﺩﺍ
"O Zoti ynë! Ty të përket falenderimi i pakufishëm; begatia dhe mirësia 
janë vetëm prej Teje." 
 
 
KUR BËJMË SEXHDE 
 
 ﺳﺑﺣﺎﻥ ﺭﺑﻲ ﺍﻷﻋﻠﻰ
"I Lartësuar është Zoti im, i Lartësuar." 
 
 ﺳﺑﺣﺎﻧﻙ ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺭﺑﻧﺎ ﻭﺑﺣﻣﺩﻙ ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺍﻏﻔﺭ ﻟﻲ
"I Lartësuar je Ti, o Allahu ynë. Me mirësinë Tënde (të pakufishme), o 
Allah, më fal!" 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺍﻏﻔﺭ ﻟﻲ ﺫﻧﻭﺑﻲ ﻛﻠﻪ، ﺩﻗﻪ ﻭﺟﻠﻪ، ﻭﺃﻭﻟﻪ ﻭﺁﺧﺭﻩ ﻭﻋﻼﻧﻳﺗﻪ ﻭﺳﺭﻩ
"O Allahu im! M'i fal të gjitha gjyna-het, të voglat e të mëdhatë, të 
dikurshmet e të tashmet, ato që i kam shfaqur e ato që i kam fshehur!" 
 
KUR ULEMI NË TEHIJATIN E PARË 
 
 ﺍﻟﺗﺣﻳﺎﺕ ہﻠﻟ، ﻭﺍﻟﺻﻠﻭﺍﺕ ﻭﺍﻟﻁﻳﺑﺎﺕ، ﺍﻟﺳﻼﻡ ﻋﻠﻳﻙ ﺃﻳﻬﺎ ّ ﺍﻟﻧﺑﻲ، ﻭﺭﺣﻣﺔ هللا ﻭﺑﺭﻛﺎﺗﻪ، ﺍﻟﺳﻼﻡ ﻋﻠﻳﻧﺎ ﻭﻋﻠﻰ ﻋﺑﺎﺩ
 هللا ﺍﻟﺻﺎﻟﺣﻳﻥ. ﺃﺷﻬﺩ ﺃﻥ ال ﺇﻟﻪ ﺇال هللا ﻭﺃﺷﻬﺩ ﺃﻥ ﻣﺣﻣﺩﺍ ﻋﺑﺩﻩ ﻭﺭﺳﻭﻟﻪ
"Lavdërimet më të mira janë vetëm për Allahun. Urimet më të mira qofshin 
mbi ty, o Pejgamber (i Allahut), mëshira dhe lavdërimet e Allahut qofshin 
gjith-monë mbi ty! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robtë e mirë e të 
çiltër! 
Dëshmoj se askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet 
përveç Allahut. Dëshmoj, gjithashtu që Muha-medi është rob dhe i 
dërguari i Tij." 
 
 
KUR ULEMI NË TEHEJATIN E DYTË 
 
Pasi kemi bërë lutjen në tehejatin e parë, bëjmë edhe lutjet që vijojnë: 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺻﻝ ﻋﻠﻰ ﻣﺣﻣﺩ ﻭﻋﻠﻰ ﺁﻝ ﻣﺣﻣﺩ ﻛﻣﺎ ﺻﻠﻳﺕ ﻋﻠﻰ ﺇﺑﺭﺍﻫﻳﻡ ﻭﻋﻠﻰ ﺁﻝ ﺍﺑﺭﺍﻫﻳﻡ ﺇﻧﻙ ﺣﻣﻳﺩ ﻣﺟﻳﺩ، ﺍﻟﻠﻬﻡ
 ﺑﺎﺭﻙ ﻋﻠﻰ ﻣﺣﻣﺩ ﻭﻋﻠﻰ ﺁﻝ ﻣﺣﻣﺩ ﻛﻣﺎ ﺑﺎﺭﻛﺕ ﻋﻠﻰ ﺇﺑﺭﺍﻫﻳﻡ ﻭﻋﻠﻰ ﺁﻝ ﺇﺑﺭﺍﻫﻳﻡ ﺇﻧﻙ ﺣﻣﻳﺩ ﻣﺟﻳﺩ
"O Allah! Mëshiroji Muhamedin dhe familjen e tij, siç i mëshirove Ibrahimin 
dhe familjen e tij! 
O Allah! Bekoji Muhamedin dhe familjen e tij, siç i bekove Ibrahimin dhe 
familjen e tij!" 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻧﻲ ﺃﻋﻭﺫ ﺑﻙ ﻣﻥ ﻋﺫﺍﺏ ﺍﻟﻘﺑﺭ، ﻭﻣﻥ ﻋﺫﺍﺏ ﺟﻬﻧﻡ، ﻭﻣﻥ ﻓﺗﻧﺔ ﺍﻟﻣﺣﻳﺎ ﻭﺍﻟﻣﻣﺎﺕ، ﻭﻣﻥ ﺷﺭ ﻓﺗﻧﺔ ﺍﻟﻣﺳﻳﺢ
 ﺍﻟﺩﺟﺎﻝ
"O Allah! Kërkoj mbrojtje tek Ti nga dënimi i varrit, nga dënimi (vuajtjet e) i 
Xhehenemit, nga të këqijat që vijnë gjatë jetës (së përditshme) e vdekjes 
dhe nga sprovimet e Dexhalit." 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺃﻋﻧﻲ ﻋﻠﻰ ﺫﻛﺭﻙ، ﻭﺷﻛﺭﻙ، ﻭﺣﺳﻥ ﻋﺑﺎﺩﺗﻙ
"O Allah! Më ndihmo, që të të kujtoj Ty (sa më shumë), të të falenderoj 
(vetëm) Ty e që të të adhuroj ashtu siç duhet." 
 
ﻟﻠﻬﻡ ﺇﻧﻲ ﺃﺳﺄﻟﻙ ﺍﻟﺟﻧﺔ ﻭﺃﻋﻭﺫ ﺑﻙ ﻣﻥ ﺍﻟﻧﺎﺭ
"O Allah! Të lutem (vetëm) Ty që (me mëshirën Tënde) të më fusësh në 
Xhenet dhe mbështetem në mbrojtjen Tënde nga zjarri i Xhehenemit." 
 
PASI JAPIM "SELAM!" 
 
 ﺃﺳﺗﻐﻔﺭ هللا، ﺃﺳﺗﻐﻔﺭ هللا، ﺃﺳﺗﻐﻔﺭ هللا، ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺃﻧﺕ ﺍﻟﺳﻼﻡ ﻭﻣﻧﻙ ﺍﻟﺳﻼﻡ ﺗﺑﺎﺭﻛﺕ ﻳﺎ ﺫﺍ ﺍﻟﺟﻼﻝ ﻭﺍﻹﻛﺭﺍﻡ
"Të kërkoj falje (vetëm Ty), o Allah! Të kërkoj falje (vetëm Ty), o Allah! Të 
kërkoj falje (vetëm Ty), o Allah! 
O Allah! Ti je burimi i shpëtimit, vetëm prej Teje e pres shpëtimin. Ty të 
lavdërojmë dhe të falenderojmë; lavdëri-met të përkasin vetëm Ty, o 
Krijues i Madh e Bujar." 
 ال ﺇﻟﻪ ﺇال هللا ﻭﺣﺩﻩ ال ﺷﺭﻳﻙ ﻟﻪ، ﻟﻪ ﺍﻟﻣﻠﻙ ﻭﻟﻪ ﺍﻟﺣﻣﺩ ﻭﻫﻭﻋﻠﻰ ﻛﻝ ﺷﻲء ﻗﺩﻳﺭ، ﺍﻟﻠﻬﻡ ال ﻣﺎﻧﻊ ﻟﻣﺎ ﺃﻋﻁﻳﺕ، ﻭال
 ﻣﻌﻁﻲ ﻟﻣﺎ ﻣﻧﻌﺕ، ﻭال ﻳﻧﻔﻊ ﺫﺍ ﺍﻟﺟﺩ ﻣﻧﻙ ﺍﻟﺟﺩ
"Askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, të 
Vetëm e të Pashoq. Ai është Zotëruesi i gjithçkaje (në qiej e Tokë); vetëm 
Atij i përket falenderimi (ynë); Ai është i Plot-fuqishëm mbi gjithçka. 
O Allah! Askush nuk mund ta pengojë atë, që Ti e jep (për robtë e Tu); 
askush nuk ka mundësi që t'ia japë dikujt diçka, që Ti ia ke ndaluar. 
Askush, sado pozitë të lartë të ketë, nuk mund të dalë përpara Teje." 
 
 ال ﺇﻟﻪ ﺇال هللا ﻭﺣﺩﻩ ال ﺷﺭﻳﻙ ﻟﻪ، ﻟﻪ ﺍﻟﻣﻠﻙ ﻭﻟﻪ ﺍﻟﺣﻣﺩ ﻭﻫﻭﻋﻠﻰ ﻛﻝ ﺷﻲء ﻗﺩﻳﺭ. ال ﺣﻭﻝ ﻭال ﻗﻭﺓ ﺇال ﺑﺎہﻠﻟ، ال
 ﺇﻟﻪ ﺇال هللا، ﻭال ﻧﻌﺑﺩ ﺇال ﺇﻳﺎﻩ، ﻟﻪ ﺍﻟﻧﻌﻣﺔ ﻭﻟﻪ ﺍﻟﻔﺿﻝ ﻭﻟﻪ ﺍﻟﺛﻧﺎء ﺍﻟﺣﺳﻥ، ال ﺇﻟﻪ ﺇال هللا ﻣﺧﻠﺻﻳﻥ ﻟﻪ ﺍﻟﺩﻳﻥ
 ﻭﻟﻭﻛﺭﻩ ﺍﻟﻛﺎﻓﺭﻭﻥ
" Askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, të 
Vetëm e të Pashoq. Ai është Zotëruesi i gjithçkaje (në qiej e në Tokë), 
vetëm Atij i përket falenderimi (ynë), për gjithçka Ai është i Plotfuqishëm. 
Askush tjetër e asgjë tjetër, përveç Allahut nuk ka forcë mbi ne. Vetëm 
Allahu meriton të adhurohet e nuk adhu-rojmë tjetër përveç Tij. E Tij është 
mirësia që gëzojmë, Atij i përket nderimi e lartësimi. Vetëm Allahu meriton 
të adhurohet. Atë adhurojmë me çiltëri të plotë, edhe sikur (këtë çiltëri) ta 
urrejnë jobesimtarët." 
Pastaj themi: 
SUBHANELL-LLAH, ELHAMDULIL-LAH, ALL-LLAHU EKBER, 
secila nga tridhjetë e tri herë. 
 
 ال ﺇﻟﻪ ﺇال هللا ﻭﺣﺩﻩ ال ﺷﺭﻳﻙ ﻟﻪ، ﻟﻪ ﺍﻟﻣﻠﻙ ﻭﻟﻪ ﺍﻟﺣﻣﺩ ﻭﻫﻭﻋﻠﻰ ﻛﻝ ﺷﻲء ﻗﺩﻳﺭ
" Askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, të 
Vetëm e të Pashoq, Ai është Zotëruesi i gjithçkaje (në qiej e Tokë), vetëm 
Atij i përket falenderimi (ynë), për gjithçka Ai është i Plotfuqishëm." 
Më pas këndojmë suren: 
"KUL HUEALL-LLAHU EHAD", "KUL EUDHU BIR-RABIL-FELEK", 
"KUL EUDHU BIR-RABIN-NAS", 
nga tri herë pas namazit të mëngjesit e të mbrëmjes dhe nga një herë pas 
namazeve të tjera. Këndohet edhe ajeti "El-Kursi." 
 
ال ﺇﻟﻪﺇال هللا ﻭﺣﺩﻩ ال ﺷﺭﻳﻙ ﻟﻪ، ﻟﻪﺍﻟﻣﻠﻙ ﻭﺍﻟﺣﻣﺩ ﻳﺣﻲ ﻭﻳﻣﻳﺕ ﻭﻫﻭﻋﻠﻰ ﻛﻝ ﺷﻲء ﻗﺩﻳﺭ
 
" Askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, të 
Vetëm e të Pashoq, Ai është Zotëruesi i gjithçkaje (në qiej e në Tokë), 
vetëm Atij i përket falenderimi, Ai i vdes (njerëzit) dhe i ringjall ata (ditën e 
Tubimit të Madh), për gjithçka Ai është i Plotfuqi-shëm." 
Kjo lutje përsëritet dhjetë herë pas namazit të mëngjesit e të mbrëmjes . 
 
ً، ً ﻭﻋﻣﻼ ﻣﺗﻘﺑﻼ
ِـﺑﺎ
ً،ﻭﺭﺯﻗــﺎ َﻁﻳ
ً ﻧﺎﻓﻌﺎ
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻧﻲ ﺃﺳﺄﻟﻙ ﻋﻠﻣﺎ
"O Allahu ynë! Të lutem (vetëm) Ty, që të mësoj dituri të vlefshme (e cila 
të më shërbejë në këtë botë e në Botën Tjetër), të kem pasuri të mirë 
(hallall), vepra të mira, të pranueshme nga Ti." 
Kjo lutje thuhet vetëm pas mamazit të mëngjesit. 
 
KUR FALIM NAMAZIN E ISTIHARES 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻧﻲ ﺃﺳﺗﺧﻳﺭﻙ ﺑﻌﻠﻣﻙ، ﻭﺃﺳﺗﻘﺩﺭﻙ ﺑﻘﺩﺭﺗﻙ، ﻭﺃﺳﺄﻟﻙ ﻣﻥ ﻓﺿﻠﻙ ﺍﻟﻌﻅﻳﻡ ﻓﺄﻧﻙ ﺗﻘﺩﺭ ﻭال ﺃﻗﺩﺭ، ﻭﺗﻌﻠﻡ ﻭال
 ﺃﻋﻠﻡ، ﻭﺃﻧﺕ ﻋﻼﻡ ﺍﻟﻐﻳﻭﺏ، ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻥ ﻛﻧﺕ ﺗﻌﻠﻡ ﺃﻥ ﻫﺫﺍ ﺍﻷﻣﺭ ـ …. ـ ﺧﻳﺭ ﻟﻲ ﻓﻲ ﺩﻳﻧﻲ ﻭﻣﻌﺎﺷﻲ ﻭﻋﺎﻗﺑﺔ
 ﺃﻣﺭﻱ ـ ﻋﺎﺟﻠﻪ ﺃﻭﺁﺟﻠﻪ ـ ﻓﺎﻗﺩﺭﻩ ﻟﻲ ﻭﻳﺳﺭﻩ ﻟﻲ ﺛﻡ ﺑﺎﺭﻙ ﻟﻲ ﻓﻳﻪ، ﻭﺇﻥ ﻛﻧﺕ ﺗﻌﻠﻡ ﺃﻥ ﻫﺫﺍ ﺍﻷﻣﺭ ﺷﺭ ﻟﻲ ﻓﻲ ﺩﻳﻧﻲ
 ﻭﻣﻌﺎﺷﻲ ﻭﻋﺎﻗﺑﺔ ﺃﻣﺭﻱ ـ ﻋﺎﺟﻠﻪ ﻭﺁﺟﻠﻪ ـ ﻓﺎﺻﺭﻓﻪ ﻋﻧﻲ ﻭﺍﺻﺭﻓﻧﻲ ﻋﻧﻪ ﻭﺍﻗﺩﺭ ﻟﻲ ﺍﻟﺧﻳﺭ ﺣﻳﺙ ﻛﺎﻥ ﺛﻡ
 ﺃﺭﺿﻳﻧﻲ ﺑﻪ
"O Allah! Unë të lutem që, me diturinë Tënde (të Pakufishme) të më 
drejtosh tek ajo që është më e mirë për mua; (o, Allah) më ndihmo me 
fuqinë Tënde, me mirësinë Tënde të madhe, sepse Ti je i Plotfuqishmi e 
unë jam i pafuqishëm, Ti di gjithçka e unë nuk di asgjë; Ti je i Dituri mbi 
çdo të fshehtë. 
O Allah! Në qoftë se ajo, për të cilën (përmendet nijeti, për të cilin falet 
namazi) po lutem, është për të mirën e besimit tim e të jetës sime; në 
qoftë se është për një përfundim të mirë të veprave të mia, tani e në të 
ardhmen, ma bëj të mundur e ma lehtëso kryerjen e saj e më pas, më jep 
begati prej saj! Në qoftë se ajo, për të cilën (përmendet nijeti, për të cilin 
falet namazi) po lutem, është për të keqen e besimit tim e të jetës sime; në 
qoftë se është për një përfundim të keq të veprave të mia, tani e në të 
ardhmen, largoje atë nga unë e më largo mua nga ajo e bëj të mundur që 
të më mbulojnë mirësitë e Tua, kudo që të jenë, e më pas, më bëj që të 
kënaqem me të (para-caktimin Tënd)!" 
 
 
KUR FALIM NAMAZIN E VITRIT 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺍﻫﺩﻧﻲ ﻓﻳﻣﻥ ﻫﺩﻳﺕ، ﻭﻋﺎﻓﻧﻲ ﻓﻳﻣﻥ ﻋﺎﻓﻳﺕ، ﻭﺗﻭﻟﻧﻲ ﻓﻳﻣﻥ ﺗﻭﻟﻳﺕ، ﻭﺑﺎﺭﻙ ﻟﻲ ﻓﻳﻣﺎ ﺃﻋﻁﻳﺕ، ﻭﻗﻧﻲ ﺷﺭ ﻣﺎ
 ﻗﺿﻳﺕ، ﻓﺈﻧﻙ ﺗﻘﺿﻲ ﻭال ﻳﻘﺿﻰ ﻋﻠﻳﻙ، ﺇﻧﻪ ال ّ ﻳﺫﻝ ﻣﻥ ﻭﺍﻟﻳﺕ، ] ﻭال ّ ﻳﻌﺯ ﻣﻥ ﻋﺎﺩﻳﺕ[، ﺗﺑﺎﺭﻛﺕ ﺭﺑﻧﺎ ﻭﺗﻌﺎﻟﻳﺕ
"O Allah! Më udhëzo në udhën e drejtë, në të cilën ke udhëzuar njerëzit e 
Tu! Ma fal, siç ke falur njerëzit e Tu! Kujdesu për mua, ashtu siç kujdesesh 
 
 
për të dashurit e Tu! Ma beko çdo gjë që më jep, më ruaj nga të këqijat që 
më afrohen, sepse Ti paracakton gjithçka e askush nuk i paracakton 
veprimet e lëvizjet e Tua; askush nuk mund ta humbë atë, që e udhëzon 
Allahu; ai që është nën mbrojtjen Tënde, nuk poshtërohet kurrë. I 
Madhëruar e i Lartësuar je vetëm Ti, o Zoti ynë." 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻧﻲ ﺃﻋﻭﺫ ﺑﺭﺿﺎﻙ ﻣﻥ ﺳﺧﻁﻙ، ﻭﺑﻣﻌﺎﻓﺎﻙ ﻣﻥ ﻋﻘﻭﺑﺗﻙ، ﻭﺃﻋﻭﺫ ﺑﻙ ﻣﻧﻙ، ال ﺃﺣﺻﻲ ً ﺛﻧﺎء ﻋﻠﻳﻙ، ﺃﻧﺕ
 ﻛﻣﺎ ﺃﺛﻧﻳﺕ ﻋﻝ ﻧﻔﺳﻙ
"O Allah! Kërkoj mbrojtje nën këna-qësinë Tënde, që të jem larg zemërimit 
Tënd; o Allah, të lutem të më mbash larg dënimit Tënd; o Allah, të lutem të 
më mbrosh nga dënimi Yt; kërkoj mbështetje tek Ti vetëm prej Teje. 
O Allah! Nuk arrij kurrë të të lavdëroj Ty, ashtu siç e ke lavdëruar Ti vetë 
veten Tënde." 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻳﺎﻙ ﻧﻌﺑﺩ، ﻭﻟﻙ ﻧﺻﻠﻲ ﻭﻧﺳﺟﺩ، ﻭﺇﻟﻳﻙ ﻧﺳﻌﻰ ﻭﻧﺣﻔﺩ، ﻧﺭﺟﻭﺍ ﺭﺣﻣﺗﻙ، ﻭﻧﺧﺷﻰ ﻋﺫﺍﺑﻙ، ﺇﻥ ﻋﺫﺍﺑﻙ
 ﺑﺎﻟﻛﺎﻓﺭﻳﻥ ﻣﻠﺣﻕ. ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻧﺎ ﻧﺳﺗﻌﻳﻧﻙ، ﻭﻧﺳﺗﻐﻔﺭﻙ، ﻭﻧﺛﻧﻲ ﻋﻠﻳﻙ ﺍﻟﺧﻳﺭ، ﻭال ﻧﻛﻔﺭﻙ، ﻭﻧﺅﻣﻥ ﺑﻙ، ﻭﻧﺧﺿﻊ ﻟﻙ،
 ﻭﻧﺧﻠﻊ ﻣﻥ ﻳﻛﻔﺭﻙ
"O Allah! Vetëm Ty të adhurojmë, Ty të falemi e të përulemi; lëvizim e 
shtohemi e shpresojmë vetëm nën më-shirën Tënde, siç kemi frikë nga 
dënimi Yt. Pa dyshim, dënimi Yt do t'i ndë-shkojë jobesimtarët. 
O Allah! Të kërkojmë ndihmë që të na falësh, të lavdërojmë vetëm Ty me 
mirësitë e Tua (të pakufishme), nuk të mohojmë Ty, të besojmë vetëm Ty, 
të nënshtrohemi plotësisht vetëm Ty dhe largohemi nga çdokush që të 
mohon Ty. 
 
 
PASI JAPIM "SELAM!" NË NAMAZIN 
E VITRIT 
 
Kur falte namazin e vitrit, Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) 
këndonte: "Seb-bihismi rab-bikel-a'la", "Kul ja ej-juhel-kafirune", "Kul 
huallahu ehad." Pasi jepte "selam", thoshte: 
 ﺳﺑﺣﺎﻥ ﺍﻟﻣﻠﻙ ﺍﻟﻘﺩﻭﺱ
 
"SUBHANEL-MELIKUL-KUD-DUSUN." 
"I Lartësuar është Sunduesi." 
E përsëriste këtë tri herë dhe në fund thoshte: 
 ﺭﺏ ﺍﻟﻣﻼﺋﻛﺔ ﻭﺍﻟﺭﻭﺡ
 
"RABUL-MELAIKETU UERR-RRUH." 
"Allahu është Zoti i melaikeve e i shpirtërave." 
 
 
NGA MËNGJESI DERI NË MBRËMJE 
 
ﺃﻣﺳﻳﻧﺎ ﻭﺃﻣﺳﻰ ﺍﻟﻣﻠﻙ هلل ﻭﺍﻟﺣﻣﺩ هلل ال ﺇﻟﻪﺇال هللا ﻭﺣﺩﻩ ال ﺷﺭﻳﻙ ﻟﻪ، ﻟﻪﺍﻟﻣﻠﻙ ﻭﻟﻪﺍﻟﺣﻣﺩ ﻭﻫﻭﻋﻠﻰ ﻛﻝ ﺷﻲء
ﻗﺩﻳﺭ، ﺭﺏ ﺃﺳﺄﻟﻙ ﺧﻳﺭ ﻣﺎ ﻓﻲ ﻫﺫﻩ ﺍﻟﻠﻳﻠﺔ، ﻭﺧﻳﺭ ﻣﺎ ﺑﻌﺩﻫﺎ، ﻭﺃﻋﻭﺫ ﺑﻙ ﻣﻥ ﺷﺭ ﻫﺫﻩ ﺍﻟﻠﻳﻠﺔ ﻭﺷﺭ ﻣﺎ ﺑﻌﺩﻫﺎ، ﺭﺏ
 ﺃﻋﻭﺫ ﺑﻙ ﻣﻥ ﺷﺭ ﻫﺫﻩ ﺍﻟﻠﻳﻠﺔ ﻭﺷﺭ ﻣﺎ ﺑﻌﺩﻫﺎ، ﺭﺏ ﺃﻋﻭﺫ ﺑﻙ ﻣﻥ ﺍﻟﻛﺳﻝ ﻭﺳﻭء ﺍﻟﻛﺑﺭ، ﺭﺏ ﺃﻋﻭﺫ ﺑﻙ ﻣﻥ ﻋﺫﺍﺏ
 ﻓﻲ ﺍﻟﻧﺎﺭ، ﻭﻋﺫﺍﺏ ﻓﻲ ﺍﻟﻘﺑﺭ
 
"Ia mbërritëm mbrëmjes dhe mbeti Sundimi vetëm për Allahun (Krijuesin e 
Gjithësisë). Falenderimi i përket vetëm Atij, askush tjetër dhe asgjë tjetër 
nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, që është i Vetëm e i Pashoq, e 
Tija është gjithçka, vetëm Atij i përket falenderimi. Ai është i Plotfuqishëm 
mbi gjithçka. 
O Zot! Të lutem vetëm Ty që të m'i falësh mirësitë e kësaj nate e të netëve 
që vijnë pas saj. O Zot, mbështetem në mbrojtjen Tënde nga të këqijat e 
kësaj nate e të netëve që vijnë pas saj. 
O Zot! Më ruaj nga përtacia e mendje-madhësia. 
O Zot! Më ruaj nga dënimi i Zjarrit e nga dënimi i varrit." 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺑﻙ ﺃﺻﺑﺣﻧﺎ ﻭﺑﻙ ﺃﻣﺳﻳﻧﺎ، ﻭﺑﻙ ﻧﺣﻳﺎ ﻭﺑﻙ ﻧﻣﻭﺕ، ﻭﺇﻟﻳﻙ ﺍﻟﻧﺷﻭﺭ
"O Allah! Me lejen Tënde zgjohemi e me lejen Tënde e arrijmë mbrëmjen, 
me lejen Tënde jetojmë e me lejen Tënde vdesim. Pa dyshim, tek Ti do të 
kthehemi (Ditën e Ringjalljes)." 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺃﻧﺕ ﺭﺑﻲ ال ﺇﻟﻪ ﺇال ﺃﻧﺕ ﺧﻠﻘﺗﻧﻲ ﻭﺃﻧﺎ ﻋﺑﺩﻙ، ﻭﺃﻧﺎ ﻋﻠﻰ ﻋﻬﺩﻙ، ﻭﻭﻋﺩﻙ ﻣﺎ ﺍﺳﺗﻁﻌﺕ ﺃﻋﻭﺫ ﺑﻙ ﻣﻥ ﺷﺭ
ً، ﻭﺃﺑﻭء ﺑﺫﻣﺑﻲ، ﻓﺎﻏﻔﺭ ﻟﻲ ﻓﺎﻧﻪ ال ﻳﻐﻔﺭ ﺍﻟﺫﻧﻭﺏ ﺇال ﺃﻧﺕ
 ﻣﺎ ﺻﻧﻌﺕ، ﺃﺑﻭء ﻟﻙ ﺑﻧﻌﻣﺗﻙ ّﻋﻠﻲ
 
"O Allah! Ti je Zoti im, askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të 
adhurohet përveç Teje, Ti më krijove mua (që të të adhuroj vetëm Ty) e 
unë jam robi yt; (të premtoj se) unë do të ndjek udhën tënde, me të gjithë 
mundësitë e mia. (O Allah!) Kërkoj mbrojtje nga Ti prej të këqijave të mia, 
unë vërtetësoj mirësitë e Tua mbi mua, siç vërtetësoj gjynahet që unë bëj. 
(O Allah!) më fal mua, sepse askush nuk m(dëshmoj) që vetëm Ti je Zoti i 
Gjithësisë e nuk ka zot tjetër përveç Teje; i Vetëm e i Pashoq je Ti (o, 
Allah). Dëshmoj, gjithashtu që Muhamedi është robi dhe i dërguari yt. 
Kjo lutje thuhet nga katër herë, në mëngjes e në mbrëmje. 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﻋﺎﻓﻧﻲ ﻓﻲ ﺑﺩﻧﻲ، ﺍﻟﻠﻬﻡ ﻋﺎﻓﻧﻲ ﻓﻲ ﺳﻣﻌﻲ، ﺍﻟﻠﻬﻡ ﻋﺎﻓﻧﻲ ﻓﻲ ﺑﺻﺭﻱ، ال ﺇﻟﻪ ﺇال ﺃﻧﺕ ...، ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻧﻲ ﺃﻋﻭﺫ
 ﺑﻙ ﻣﻥ ﺍﻟﻛﻔﺭ' ﻭﺍﻟﻔﻘﺭ، ﻭﺃﻋﻭﺫ ﺑﻙ ﻣﻥ ﻋﺫﺍﺏ ﺍﻟﻘﺑﺭ، ال ﺇﻟﻪ ﺇال ﺃﻧﺕ
O Allah! Më fal shëndetin në trupin tim; m'i ruaj veshët e sytë e mi! 
Dëshmoj se askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meri-ton të adhurohet 
përveç Teje. 
O Allah! Unë mbështetetem në mbroj-tjen Tënde, që të më ruash që të 
mos të mohoj Ty, që të mos jem i varfër. Të lutem Ty, që të më ruash nga 
dënimi i varrit. Askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet 
përveç Teje . 
Kjo lutje thuhet tri herë, në mëngjes e në mbrëmje. 
 
ﺣﺳﺑﻲ هللا ال ﺇﻟﻪﺇال ﻫﻭﻋﻠﻳﻪﺗﻭﻛﻠﺕ ﻭﻫﻭﺭﺏ ﺍﻟﻌﺭﺵ ﺍﻟﻌﻅﻳﻡ
Më mjafton Allahu (si Mrojtës e Mbi-këqyrës), përveç të Cilit, askush tjetër 
dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet; mbështetem vetëm tek Ai, që 
është Zoti i Arshit madhështor. 
Kjo lutje thuhet shtatë herë, në mëngjes e në mbrëmje. 
 
ﺃﻋﻭﺫ ﺑﻛﻠﻣﺎﺕ ﺍﻟﺗﺎﻣﺎﺗﻲ ﻣﻥ ﺷﺭ ﻣﺎ ﺧﻠﻕ
Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga çdo e keqe, që është 
krijuar. 
Kjo lutje thuhet tri herë, në mëngjes e në mbrëmje,ose kudo që të hyjmë 
gjatë gjithë ditës. 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻧﻲ ﺃﺳﺄﻟﻙ ﺍﻟﻌﻔﻭﻭﺍﻟﻌﺎﻓﻳﺔ ﻓﻲ ﺍﻟﺩﻧﻳﺎ ﻭﺍﻷﺧﺭﺓ. ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻧﻲ ﺃﺳﺄﻟﻙ ﺍﻟﻌﻔﻭﻭﺍﻟﻌﺎﻓﻳﺔ ﻓﻲ ﺩﻳﻧﻲ، ﻭﺩﻧﻳﺎﻱ ﻭﺃﻫﻠﻲ،
 ﻭﻣﺎﻟﻲ، ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺍﺳﺗﺭ ﻋﻭﺭﺍﺗﻲ، ﻭﺁﻣﻥ ﺭﻭﻋﺎﺗﻲ، ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺍﺣﻔﻅﻧﻲ ﻣﻥ ﺑﻳﻥ ﻳﺩﻱ، ﻭﻣﻥ ﺧﻠﻔﻲ، ﻭﻋﻥ ﻳﻣﻳﻧﻲ، ﻭﻋﻥ
 ﺷﻣﺎﻟﻲ، ﻭﻣﻥ ﻓﻭﻗﻲ، ﻭﺃﻋﻭﺫ ﺑﻌﻅﻣﺗﻙ ﺃﻥ ﺃﻏﺗﺎﻝ ﻣﻥ ﺗﺣﺗﻲ
O Allah! Të lutem vetëm Ty, të më mëshirosh në këtë botë e në Botën 
Tjetër. 
O Allah! Të lutem vetëm Ty që të më falësh mirësi në besimin tim, në 
jetën time, në familjen time e në pasurinë time. 
O Allah! M'i fal gabimet e mia e bëji të lumtur kujdestarët e mi! 
O Allah! Të lutem që, me gjithë-fuqishmërinë Tënde, të më ruash nga të 
këqijat që mund të më vijnë nga përpara a nga prapa, nga e djathta a nga 
e majta e nga lart; të lutem që, me gjithëfuqi-shmërinë Tënde, të më ruash 
nga çdo e keqe, që mund të më vijë nga poshtë. 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﻋﺎﻟﻡ ﺍﻟﻐﻳﺏ ﻭﺍﻟﺷﻬﺎﺩﺓ ﻓﺎﻁﺭ ﺍﻟﺳﻣﻭﺍﺕ ﻭﺍﻷﺭﺽ ﺭﺏ ﻛﻝ ﺷﻲء ﻭﻣﻠﻳﻛﻪ، ﺃﺷﻬﺩ ﺃﻥ ال ﺇﻟﻪ ﺇال ﺃﻧﺕ ﺃﻋﻭﺫ ﺑﻙ
ً ﱟ ﺃﻭﺃﺟﺭﻩ ﺇﻟﻰ ﻣﺳﻠﻡ
 ﻣﻥ ﺷﺭ ﻧﻔﺳﻲ ﻭﻣﻥ ﺷﺭ ﺍﻟﺷﻳﻁﺎﻥ ﻭﺷﺭﻛﻪ، ﻭﺃﻥ ﺃﻗﺗﺭﻑ ﻋﻠﻰ ﻧﻔﺳﻲ ﺳﻭءﺍ
O Allah, o Ti që di gjithçka të fshehtë e të hapur, o Rregullues i qiejve e i 
Tokës, o Zotëruesi e Mbikqyrësi i gjithçkaje! Dëshmoj se askush tjetër dhe 
asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Teje, kërkoj mbështetje nën 
mbi-këqyrjen Tënde, që të më ruash nga çdo e keqe që bëj unë e nga 
ngacmimet e Shejtanit, që u largua nga udha Jote; mos më ler të bëj 
gabime e t'ia atribuoj ato ndonjë myslimani. 
 
ﺑﺳﻡ هللا ﺍﻟﺫﻱ ال ﻳﺿﺭ ﻣﻊ ﺍﺳﻣﻪ ﺷﻲء ﻓﻲ ﺍﻷﺭﺽ ﻭال ﻓﻲ ﺍﻟﺳﻣﺎء ﻭﻫﻭﺍﻟﺳﻣﻳﻊ ﺍﻟﻌﻠﻳﻡ
Me emrin e Allahut, Atij, që kur përmend emrin e Tij, nuk të gjen asgjë e 
keqe, as në qiej e as në Tokë, Ai është Dëgjuesi e i Gjithëdituri (për 
gjithçka që ndodh). 
Kjo lutje thuhet tri herë, në mëngjes e në mbrëmje, ose kudo që të hyjmë 
gjatë gjithë ditës. 
 
 
 
ﺳﺑﺣﺎﻥ هللا ﻭﺑﺣﻣﺩﻩ ﻋﺩﺩ ﺧﻠﻘﻪ ﻭﺭﺿﺎ ﻧﻔﺳﻪ ﻭﺯﻧﺔ ﻋﺭﺷﻪ ﻭﻣﺩﺍﺩ ﻛﻠﻣﺎﺗﻪ
I Lartësuar është Allahu, të Cilin e lartëson çdo krijesë e Tij .... . 
 ﺳﺑﺣﺎﻥ هللا ﻭﺑﺣﻣﺩﻩ
I Lartësuar është Allahu e vetëm Atij i përket falenderimi. 
Kjo lutje thuhet njëqind herë në ditë. 
 
 ﻳﺎ ﺣﻲ ﻳﺎ ﻗﻳﻭﻡ ﺑﺭﺣﻣﺗﻙ ﺃﺳﺗﻐﻳﺙ ﺃﺻﻠﺢ ﻟﻲ ﺷﺄﻧﻲ ﻛﻠﻪ ﻭال ﺗﻛﻠﻧﻲ ﺇﻟﻰ ﻧﻔﺳﻲ ﻁﺭﻓﺔ ﻋﻳﻥ
O i Gjallë! O i Plotfuqishëm! Me mëshirën Tënde, kërkoj ndihmë, ma bëj të 
mundshme të plotësohen planet e mia (të mira) e mos më lër vetëm 
(jashtë mirësisë Sate), qoftë dhe për një çast! 
 ال ﺇﻟﻪ ﺇال هللا ﻭﺣﺩﻩ ال ﺷﺭﻳﻙ ﻟﻪ، ﻟﻪ ﺍﻟﻣﻠﻙ ﻭﺍﻟﺣﻣﺩ ﻳﺣﻲ ﻭﻳﻣﻳﺕ ﻭﻫﻭﻋﻠﻰ ﻛﻝ ﺷﻲء ﻗﺩﻳﺭ
Askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, të 
Vetëm e të Pashoq, Ai është Zotëruesi i gjithçkaje (në qiej e Tokë); vetëm 
Atij i përket falenderimi (ynë); Ai i vdes (njerëzit) dhe i ringjall ata (Ditën e 
Tubimit të Madh); për gjithçka, Ai është i Plotfuqishëm. 
Kjo lutje përsëritet njëqind herë në ditë . 
 ﺃﺻﺑﺣﻧﺎ ﻭﺃﺻﺑﺢ ﺍﻟﻣﻠﻙ هلل ﺭﺏ ﺍﻟﻌﺎﻟﻣﻳﻥ، ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻧﻲ ﺃﺳﺄﻟﻙ ﺧﻳﺭ ﻫﺫﺍ ﺍﻟﻳﻭﻡ: ﻓﺗﺣﻪ، ﻭﻧﺻﺭﻩ، ﻭﻧﻭﺭﻩ، ﻭﺑﺭﻛﺗﻪ،
 ﻭﻫﺩﺍﻩ، ﻭﺃﻋﻭﺫ ﺑﻙ ﻣﻥ ﺷﺭ ﻣﺎ ﻓﻳﻪ ﻭﺷﺭ ﻣﺎ ﺑﻌﺩﻩ
U zgjuam e zotërimi është vetëm i Allahut, Zotit të botëve. 
O Allah! Unë të lutem vetëm Ty që të përfitoj nga mirësitë e kësaj dite; të 
lutem, të më ndihmosh ta filloj mirë këtë ditë; të lutem të më ndihmosh 
gjatë kësaj dite, të më udhëzosh e të më japësh prej begative të saj. 
Mbështetem vetëm tek Ti, që të më mbrosh nga të këqijat e kësaj dite dhe 
nga ato që mund të vijnë pas saj. 
 
ً
 ﺃﺻﺑﺣﻧﺎ ﻋﻠﻰ ﻓﻁﺭﺓ ﺍﻹﺳﻼﻡ، ﻭﻋﻠﻰ ﻛﻠﻣﺔ ﺍﻹﺧﻼﺹ، ﻭﻋﻠﻰ ﺩﻳﻥ ﻧﺑﻳﻧﺎ ﻣﺣﻣﺩ ﻭﻋﻠﻰ ﻣﻠﺔ ﺃﺑﻳﻧﺎ ﺇﺑﺭﺍﻫﻳﻡ ﺣﻧﻳﻔﺎ
ً ﻭﻣﺎ ﻛﺎﻥ ﻣﻥ ﺍﻟﻣﺷﺭﻛﻳﻥ
 ﻣﺳﻠﻣﺎ
 
U zgjuam me natyrën (vetitë tona) Islame, me zemër të pastër, me fenë 
që na la trashëgim Pejgamberi ynë, Muha-medi (salall-llahu alejhi ue 
selem), e ithtarë të gjindjes së Ibrahimit, të babait tonë të drejtë mysliman, 
i cili nuk ka qenë prej politeistëve. 
KUR FLEMË 
 
Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) para se të shtrihej për të fjetur, 
ulej mbi shtrat, ngrinte shuplakat drejt fytyrës e këndonte suret: "Kul 
huvallahu ehad", "Kul eudhu birabil-felek", "Kul eudhu birabin-nas". Më 
pas prekte çdo pjesë të trupit që kishte mundësi, duke filluar nga koka, 
fytyra etj. Këtë veprim, e bënte tri herë. 
Kur shtrihej në shtrat këndonte Ajetin Kursij, për të cilën thotë: "Po e 
këndove atë, qëndron me ty një mbrojtës nga ana e Allahut e nuk të 
afrohet Shejtani deri në mëngjes." Dhe: "Kush lexon dy ajetet e fundit nga 
surja "Bekare", është i ruajtur tërë natën. (Amenerr-rresulu bima unzile 
 
ilejhi mirr-rrabihi uel-mu'minune). 
Më pas shtonte: 
 ﺑﺎﺳﻣﻙ ﺭﺑﻲ ﻭﺿﻌﺕ ﺟﻧﺑﻲ ﻭﺑﻙ ﺃﺭﻓﻌﻪ ﻓﺈﻥ ﺃﻣﺳﻛﺕ ﻧﻔﺳﻲ ﻓﺎﺭﺣﻣﻬﺎ ﻭﺇﻥ ﺃﺭﺳﻠﺗﻬﺎ ﻓﺎﺣﻔﻅﻬﺎ ﺑﻣﺎ ﺗﺣﻔﻅ ﺑﻪ
 ﻋﺑﺎﺩﻙ ﺍﻟﺻﺎﻟﺣﻳﻥ
Me emrin Tënd, o Zoti im! Po e vë trupin tim në këtë shtrat e me lejen 
tënde e ngre atë. 
(O Allah!) Në qoftë se e ke caktuar që (kjo të jetë nata e fundit që unë jetoj 
e) të marrësh shpirtin tim, të lutem mëshiroje atë; në qoftë se e lejon atë 
që të rikthehet në jetë, të lutem ruaje atë, siç ruan robtë e tu të mirë! 
 
ﱠﺎﻫﺎ ﻟﻙ ﻣﻣﺎﺗﻬﺎ ﻭﻣﺣﻳﺎﻫﺎ ﺇﻥ ﺃﺣﻳﻳﺗﻬﺎ ﻓﺎﺣﻔﻅﻬﺎ، ﻭﺇﻥ ﺃﻣﺗﻬﺎ ﻓﺎﻏﻔﺭ ﻟﻬﺎ. ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻧﻲ
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺇﻧﻙ ﺧﻠﻘﺕ ﻧﻔﺳﻲ ﻭﺃﻧﺕ ﺗﻭﻓ
 ﺃﺳﺄﻟﻙ ﺍﻟﻌﺎﻓﻳﺔ
O Allah! Ti e ke krijuar shpirtin tim; po Ti e merr atë; në dorën tënde është 
vdekja dhe jeta ime; në qoftë se më lejon të jetoj, më ruaj; në qoftë se më 
bën të vdes, më mëshiro! 
O Allah! Unë të kërkoj falje (e më-shirë). 
Më pas Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) vendoste kokën mbi 
pëllë-mbën e dorës së djathtë e thoshte: 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﻗﻧﻲ ﻋﺫﺍﺑﻙ ﻳﻭﻡ ﺗﺑﻌﺙ ﻋﺑﺎﺩﻙ
O Allah! Më ruaj nga dënimi Yt Ditën, kur do të ringjallësh robtë e Tu. 
 
 ﺑﺎﺳﻣﻙ ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺃﻣﻭﺕ ﻭﺃﺣﻳﺎ
Me emrin (dhe me lejen) e Allahut, jetoj e vdes. 
Më pas Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) thoshte: 
SUBHANELL-LLAH! ELHAMDUL-LILAH!, ALLAHU EKBER, 
secila nga tridhjetë e tri herë . 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺭﺏ ﺍﻟﺳﻣﻭﺍﺕ ﺍﻟﺳﺑﻊ، ﻭﺭﺏ ﺍﻟﻌﺭﺵ ﺍﻟﻌﻅﻳﻡ، ﺭﺑﻧﺎ ﻭﺭﺏ ﻛﻝ ﺷﻲء، ﻓﺎﻟﻕ ﺍﻟﺣﺏ ﻭﺍﻟﻧﻭﻯ، ﻭﻣﻧﺯﻝ ﺍﻟﺗﻭﺭﺍﺓ
 ﻭﺍﻹﻧﺟﻳﻝ، ﻭﺍﻟﻔﺭﻗﺎﻥ، ﺃﻋﻭﺫ ﺑﻙ ﻣﻥ ﺷﺭ ﻛﻝ ﺷﻲء ﺃﻧﺕ ﺁﺧﺫ ﺑﻧﺎﺻﻳﺗﻪ. ﺍﻟﻠﻬﻡ ﺃﻧﺕ ﺍﻷﻭﻝ ﻓﻠﻳﺱ ﻗﺑﻠﻙ ﺷﻲء، ﻭﺃﻧﺕ
 ﺍﻵﺧﺭ ﻓﻠﻳﺱ ﺑﻌﺩﻙ ﺷﻲء، ﻭﺃﻧﺕ ﺍﻟﻅﺎﻫﺭ ﻓﻠﻳﺱ ﻓﻭﻗﻙ ﺷﻲء، ﻭﺃﻧﺕ ﺍﻟﺑﺎﻁﻥ ﻓﻠﻳﺱ ﺩﻭﻧﻙ ﺷﻲء ﺍﻗﺽ ﻋﻧﺎ ّ ﺍﻟﺩﻳﻥ
 ﻭﺃﻏﻧﻧﺎ ﻣﻥ ﺍﻟﻔﻘﺭ
 
O Allah! Ti je Zoti i shtatë qiejve, Ti je Zoti i Arshit madhështor, Ti je Zoti 
ynë e Zoti i gjithçkaje, Ti je Krijuesi i embri-onit e i farës, Ti je Zbritësi i 
Teuratit, i Ungjillit e i Kuranit. Të lutem të më mbrosh nga e keqja e çdo 
gjëje që është nën pushtetin Tënd. 
O Allah! Ti je i Pari e nuk ka asgjë përpara Teje; Ti je i Fundit e nuk ka 
asgjë pas Teje, Ti je më i Larti e nuk ka asgjë mbi Ty. Ti je pranë njerëzve 
më shumë se gjithkush e gjithçka. 
 
 ﺍﻟﻠﻬﻡ ﻋﺎﻟﻡ ﺍﻟﻐﻳﺏ ﻭﺍﻟﺷﻬﺎﺩﺓ ﻓﺎﻁﺭ ﺍﻟﺳﻣﻭﺍﺕ ﻭﺍﻷﺽ ﺭﺏ ﻛﻝ ﺷﻲء ﻭﻣﻠﻳﻛﻪ ﺃﺷﻬﺩ ﺃﻥ ال ﺇﻟﻪ ﺇال ﺃﻧﺕ ﺃﻋﻭﺫ ﺑﻙ
ً ﺃﻭﺃﺟﺭﻩ ﺇﻟﻰ ﻣﺳﻠﻡ
 ﻣﻥ ﺷﺭ ﻧﻔﺳﻲ، ﻭﻣﻥ ﺷﺭ ﺍﻟﺷﻳﻁﺎﻥ ﻭﺷﺭﻛﻪ ﻭﺃﻥ ﺃﻗﺗﺭﻑ ﻋﻠﻰ ﻧﻔﺳﻲ ﺳﻭءﺍ
O Allah, o Ti që di gjithçka të fshehtë e të dukshme, o Rregulluesi i qiejve 
e i Tokës, o Zot e Mbikëqyrës i gjith-çkaje! Dëshmoj se askush tjetër dhe 
asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Teje e kërkoj mbrojtjen
 
Tënde, që të më ruash nga çdo e keqe që bëj unë e nga ngacmimet e 
Shejtanit, që e la udhën Tënde, mos më lër të bëj gabime e t'ia atribuoj ato 
ndonjë myslimani. 
'i shlyen gjynahet përveç Teje." 
 
KUR ZGJOHEMI NATËN 
 
Aishja (radijall-llahu anha) thotë: "Kur zgjohej Pejgamberi (salall-llahu 
alejhi ue selem) natën, thoshte: 
 ال ﺇﻟﻪ ﺇال هللا ﺍﻟﻭﺍﺣﺩ ﺍﻟﻘﻬﺎﺭ، ﺭﺏ ﺍﻟﺳﻣﻭﺍﺕ ﻭﺍﻷﺭﺽ ﻭﻣﺎ ﺑﻳﻧﻬﻣﺎ ﺍﻟﻌﺯﻳﺯ ﺍﻟﻐﻔﺎﺭ
“Askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut të 
Vetëm e të Plotfuqishëm, Zotit të qiejve e të Tokës e çka midis tyre, 
(është) i Lartësuar dhe që fal shumë.” 
 
KUR KEMI SHQETËSIME NATËN 
 
 ﺃﻋﻭﺫ ﺑﻛﻠﻣﺎﺕ هللا ﺍﻟﺗﺎﻣﺎﺕ ﻣﻥ ﻏﺿﺑﻪ ﻭﻋﻘﺎﺑﻪ، ﻭﺷﺭ ﻋﺑﺎﺩﻩ، ﻭﻣﻥ ﻫﻣﺯﺍﺕ ﺍﻟﺷﻳﻁﺎﻥ ﻭﺃﻥ ﻳﺣﺿﺭﻭﻥ
Kërkoj mbrojtje nga Allahu, që me fjalët e Tij të përsosura të më ruajë nga 
zemërimi i Tij dhe nga dënimi i Tij, të më ruajë nga të këqijat  e njerëzve, të 
më ruajë nga ngasjet e Shejtanit, që kërkon të ndikojë tek unë. 
 
 
KUR SHOHIM ËNDRRA 
 
Ëndrrat janë dy llojesh; 
 
1. Ëndrra të mira e të pëlqyeshme (që janë nga ana e Allahut të 
Madhëruar, me të cilat lajmëron njerëzit e Tij për të mirat e të ligat që i 
presin);
2. Ëndrra të këqija e shqetësuese (të cilat vijnë nga ana e Shejtanit, për të 
ndjellur panik e urrejtje te njerëzit)
Kushdo që sheh ndonjë ëndërr të mirë e të pëlqyeshme për të, le të 
falenderojë Allahun e Madhëruar. E, kush sheh ëndrra të këqija, le të 
pështyjë tri herë në anën e djathtë e le të thotë: EUDHU BILAHI MINESHEJTANIRR-RRAXHIM. Më pas nuk i tregon askujt për çfarë ka parë.