Ja Vlen Ta Lexosh

28-12-2013 23:30

-Si ta mbrosh veten nga shejtani i mallkuar- 

Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit 

Falenderimi i takon vetëm Allahut, mëshira dhe shpëtimi (i Allahut) qofshin mbi atë pas të cilit ska më pejgamber,Muhammedin s.a.v.s.... 
Disa porosi dhe këshilla,se si të mbrohemi nga shejtani dhe kurthet e tij: 

1.Të besuarit në Allahun e Lartmadhëruar.

2.Frikërespekti ndaj Allahut s.v.t. 

3.Të qenurit i sinqert për hir të Allahut të Lartmadhëruar, dhe largimi nga mendjemadhësia.

4.Pasimi i të Dërguarit s.a.v.s. dhe largimi prej risive(bidateve).

5.Të përkujtuarit e Allahut sa më shpesh, se me të vërtetë dhikri(të përmendurit e Allahut) është një prej metodave më të preferuara për tu mbrojtur nga shejtani i mallkuar. 

6.Lutja dhe kërkimi i mbrojtjes tek Allahu s.v.t.

7.Të kërkuarit mbrojten e Allahut nga sherri i djallit të mallkuar, siç janë rastet: gjatë namazit, gjatë leximit të Kur′anit, gjatë hidhërimit, në mëngjes dhe në mbrëmje, gjatë hyrjes në shtëpi, gjatë dyshimit në diçka nga çështjet fetare, në tubim, para fjetjes dhe kur të shohësh ndonjë ëndërr të keqe.

8.Pendimi tek Allahu s.v.t. dhe llogaritja e vetvetes në vazhdueshmëri. 

9.Të kërkuarit falje shpesh e sidomos me fjalën: La havle ve la kuvete il-la bil-lah
.

10.Fjala La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir.

11.Të lexuarit e Kur′anit dhe në veçanti leximi i sures Bekare. 

12.Të lexuarit e Ajetul Kursij para rënies në gjumë. 

13.Shtuarja e veprave të mira. 

14.Agjërim të shpeshtë, për shkak se me të vërtetë agjërimi shumë e dobëson shejtanin e mallkuar.

15.Të qenurit i kujdesshëm për namazin dhe kohën e tij, koncentrimi në të, dhe falja e namazit me xhemat.

16.Falja e namazeve fakultative(nafileve) pas faljes së namazeve obligative(farzeve).

17.Falja e namazit të sabahut në kohën e vet, ngase kush e falë namazin e sabahut në kohën e duhur, ai person është nën mbrojtjen e Allahut. 

18.Mos lëvizja e tepërt në namaz, se me të vërtetë lëvizjet e tepërta në namaz janë nga shejtani.

19.Mburoja e familjes dhe fëmijëve, si dhe të vazhduarit e rukjes(shërimit) sipas sheriatit islam.

20.Të pastruarit e shtëpisë dhe mbrojtja e saj nga veglat muzikore,nga kafshët e egra,qent,fotografit,skulpturat dhe nga gjërat e urrejtura. 

21.Largimi nga muzika, ngase muzika është vegël e djallit të mallkuar, të cilën ai e shfrytëzon për dobësimin e imanit dhe prishjen e moralit. 

22.Përulja e shiqimit ndaj grave, pasiqë ai paraqitet në formën e tyre.

23.Mos veçimi me vajza të huaja, ashtuqë shejtani të mos të jetë i treti mes tyre.

24.Mos dalja e gruas nga shtëpia përpos kur ka nevojë; ngase kur ajo del pa nevojë atë e shfrytëzon shejtani për sherr. 

25.Mundohu që ta kundërshtosh shejtanin në këto forma: ngrënia dhe pirja me dorën e djathtë, se me të vërtetë shejtani hanë dhe pinë me të majtën; të bërit kajlule(gjumë i shkurtër pas namazit të drekës) se me të vërtetë ai i mallkuari nuk bën gjumë në këtë kohë; të qenurit i kujdesshëm gjatë shpenzimeve, për shkak se ata që shpenzojnë pa nevoj, janë vëllezër të shejtanit.

26.Të mos udhëtosh i vetëm,se një udhëtar është shejtan, dy udhëtar janë dy shejtana, kurse tre me të vërtetë janë udhëtarë. 

27.Bismelja në fillimin e çdo vepre të mirë, e ajo është fjala “Bismilah” për shkak se me të vërtetë shejtani zvogëlohet atëher kur të thuash Bismilah, saqë bëhet sa një mizë. 

28.Marja e abdestit në momentet e hidhërimit, për shkak se me të vërtetë djalli i mallkuar është i krijuar nga zjarri dhe se uji e shuan zjarrin.

Këto ishin disa këshilla se si ta mbrojmë vetveten tonë nga shejtani i mallkuar dhe kurthet e tij. Gjithsesi, kurthet e tij janë të dobëta atëherë kur secili prej nesh mundohet t′i përmbahet porosive të Allahut të Lartmadhëruar dhe të Dërguarit të Tij s.a.v.s.

Përktheu: Ummu Muhlisa